N J O F T I M
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë organizon Tribunë Shkencore, me temë : “DASMA SHQIPTARE NË PRESHEVË DHE RRETHINË, DIKUR DHE SOT”
Në tribunë do të shqyrtohen dhe trajtohen aspekte të dasmës shqiptare në rajonin e Shkupit, Kumanovës, Gjilanit, Vitisë, Bujanocit, Medvegjës, Preshevës dhe gjetiu.
Tezat e temës :
1.Dasma shqiptare sipas ndarjes rajonale/Shkup, Kumanovë, Gjilan, Viti, Bujanoc, Medvegjë, Preshevë dhe më gjërë/
2.Histori e dasmës shqiptare
3.Lirika dhe epika e dasmës shqiptare
4.Muzika, Kënga dhe Vallja në dasmën shqiptare, dikur dhe sot
6.Organizimi i Festivalit Folklorik i Dasmës Shqiptare në Preshevë dhe rrethinë
7.Gjurmimi, evidentimi dhe regjistrimi i dasmës shqiptare në Preshevë dhe rrethinë
8.Dasma shqiptare në mes të tradicionales dhe modernes
9.Vallet dhe këngët e burrave, të grave dhe të përziera në dasmën shqiptare
Kumtesa duhet të jete 4 faqe /për lexim 8-10 minuta/, ndërsa për botim 12-15 faqe, në rradhorin 12.
Tribuna Shkencore do të organizohet dy/2/ ditë, më 23 dhe 24 dhjetor të vitit 2011.
Afati paraqitjes së kumtesave është deri më 10 dhjetor 2011
Për programin e Tribunës dhe informacione të tjera do të jemi në kontakt.
Paraqitja e kumtesave elektronike bëhet në adresë :
shtkkpresheve@yahoo.com xhemaledin_s@hotmail.com
apo në adresën : Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë /17523/
rr.Mara Llonçar, bb/Biblioteka/
Preshevë, më 26 shtator 2011
SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE NË PRESHEVË
Many parents who use teensafe recognize the difference www.phonetrackingapps.com between spying and monitoring