Home » Kulturë, Lajme » SHTKKLP ME SUKSES PËRMBUSHI MISIONIN E SAJ KULTUROR-ARTISTIK DHE ATDHETAR

SHTKKLP ME SUKSES PËRMBUSHI MISIONIN E SAJ KULTUROR-ARTISTIK DHE ATDHETAR

SHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE ME SUKSES PËRMBUSHI MISIONIN E SAJ KULTUROR-ARTISTIK DHE ATDHETAR NË FESTËN E PLISIT TË BARDHË, PËRKUNDËR VESHTIRËSIVE MATERIALE DHE THIRRJEVE PËR BOJKOTIM TË AKTIVITETIT TË SAJ

Shkruan : Xhemaledin Salihu

Më 26 gusht 2018, në malin Dajt të Tiranës, në “Takimet e Bytyçasve”, të emërtuar “Festa e Plisit të Bardhë”, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë, në malin Dajt të Tiranës mori pjesë në Festën e Plisit të Bardhë, Festë Mbarëkombëtare, me një Program të plotë dhe me cilësi të larta artistike.

Për programin kulturor artistik u shpreh edhe nikoqiri, Z.Agron Isa Gjedia, kryetar i Shoqatës së Bytyçasve Tiranë-Prizren, moderatorja e Festës së Plisit të Bardhë, Znj. , gazetari Ferdinand Samarxhi dhe poetja e njohur Ymeraj.

Këtë vit ishte 15 vjetori i mbajtjes së Festës së Bytyçasve, manifestimi u emërtua “Festa e Plisit të Bardhë”, ndërsa SHTKKLP mori pjesë me moton:”Feston edhe Lugina e Preshevës”

Programi kulturo artistic i Shoqatës ishte i larmishëm përkah përmbajtja dhe cilësor në paraqitjen e pikave të këtij program.

Pasi programin e paralajmëroi moderatorja, Znj.   recitimin e shkëlqyeshëm e bëri Samir Maliqi të Poemës  për Preshevën.

-Grupi muzikor i Shaban Aliu, këngëtar dhe djemve të tij:Shkodran dhe Gentian Aliu, me një virtuozitet të rrallë luajtën me violinë këngën e njohur të Nexhmije Pagarushës: “Baresha”, ndërsa këngë burimore të Luginës së Preshevës këndoi shumë bukur Shaban Aliu:O djali i gemit, Kur pata një lule të bukur dhe Besën që ma dhe, në përcjellje me violinë të Shkodran dhe Gentian Aliut.

-Një melodi baritore luajti me fyell Rexhep Abazi nga Medvegja.

-Grupi i burrave i SHKASH “Shqiponjat” nga Bujanoci luajti vallet e burrave të Luginës së Preshevës: Vallen e Preshevës, Vallen Dimke, Dimke, Vallen e Miratocit dhe Vallen e Moravës.

-Grupi i Vajzave të kësaj Shoqërie luajti një pjesë të Natës së Kanaxheçit/vuarja e kanës së nuses/, ndërsa sollo këndoi Merita Sulimani, e talentuar dhe me një zë të bukur.

-Grupi i përzier i vallëtarëve luajti vallen:Hajde, hajde halla Maloke dhe pastaj kësaj valleje iu bashkangjitën edhe publiku present në Festë.

-Përcjelljen e valleve e bënë Grupi i surleve nga Dilaver Limani e Ali Halimi dhe daulle Burhan Alili.

Poashtu, Lugina e Preshevës mori pjesë në konkursin e poezisë mbi Skenederbeun dhe orën letrare.

Nehat Ramizi, poet dhe professor i gjuhës dhe letërsisë shqipe ishte anëtar jurisë profesionale nga Lugina e Preshevës, në orën letrare lexuan poeziteë e tyre:Rexhep Abazi, Rrahman Hyseni, Vesel Sabedini dhe Shabedin Rexhepi, ndërsa përsëri me recitim u paraqit Samir Maliqi.

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore, me programin e saj kulturor-artistik përmbushi misionin e saj atdhetar në Festën e Plisit të Bardhë, përkundër vështirësive material dhe thirrjeve për bojkotim të këtij aktiviteti të saj nga individë të caktuar.

Shoqata për Trashëgimi ka trasuar rrugën e saj të ecjes para me aktivitetet dhe veprimtarinë e saj hulumtuese, studiuese, debative dhe shkencore në përmbushjen e misionit të saj të mbrojtjes dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore, natyrore dhe shpirtërore dhe në kultivimin e krijimtarisë së mirëfilltë kulturore e artistike.

Pjesëmarrësve të manifestimit kulturor e mbarëkombëtar “Festa e Plisit të Bardhë” që në mënyrë vullnetare  morën pjesë në manifestim edhe nje herë:

JU FALEMINDERIT.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch