Home » Kulturë, Lajme » SHTKKLP me veprimtarinë dhe aktivitetet e saja ka tejkaluar kufinjtë lokal, rajonal e kombetar

SHTKKLP me veprimtarinë dhe aktivitetet e saja ka tejkaluar kufinjtë lokal, rajonal e kombetar

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës/SHTKKLP/ me seli në Preshevë, veprimtarinë dhe aktivitetet e saja i shtrin në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

SHTKKLP gjatë këtyre tetë viteve në themelim pati një aktivitet dhe veprimtari të bollshme:organizoi disa konferenca shkencore, ekspozita, debate, takime, programe kulturore, artistike, botoi shume libra shkencorë,realizoi disa projekte hulumtuese, organizoi disa akademi përkujtimore e solemne.

Andaj aktivitetet dhe veprimtaria e saj kanë karakter kulturor, arsimor, informativ, hulumtues, studimor, debativ, para së gjithash shkencor.

Shoqata si e tillë, me veprimtari dhe aktivitete, të theksuara më sipër është bë modele për Luginën e Preshevë, në Kosovë e më gjërë. Këtë e thonë shpesh studiuesit jashtë Luginës së Preshevës që marrin pjesë në aktivitetet dhe veprimtarine e Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore.

Andaj SHTKKLP me veprimtarinë dhe aktivitetet e saja ka tejkaluar kufinjtë lokal, rajonal e kombetar dhe si e tillë nuk ka shoqe të barabartë në Luginë të Preshevës dhe më gjërë.

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore nuk po bënë vetëm aktivitete te bollshme dhe sasiore, por shumë po kujdeset që aktivitetet e saja të kenë edhe cilësi të lartë artistike, shkencore, me çka po dëshmohet edhe në paraqitjet para opinionit lokal, rajonal dhe kombëtar, si rasti i fundit pjesëmarrja e saj me një program kulturo artistik të plotë, me cilësi të larta artistike në Festën e Plisit të Bardhë në Dajt të Tiranës, më 26 gusht 2018.

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore me veprimtarinë dhe aktivitetet e saja po bëhet e njohur edhe jashte kufinjve të Luginës së Preshevës, në Kosovë e gjetiu.

Kështu, para një kohe i erdhi propozimi nga Muzeu i Kosovës që këto dy institucione kulturore të nënshkruajnë Marrëveshje bashkëpunimi kulturor dhe në mungesë të lokalit dhe mjeteve materiale, ajo u detyrua që punonjësve të Muzeut të Kosovës t’i propozoj këtë marrëveshjeje bashkëpunimi ta zgjërojnë me Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë.

Kështu filloi një bashkëpunim i ndërsjelltë i këtyre dy institucioneve kulturore  dhe finalizimi i kësaj është pjesëmarrja e Teatrit të Qytetit në Etno-Fest në Prishtinë.

Pra, SHTKKLP është organizatë joqeveritare, jo fitimprurëse, por përkah veprimtaria dhe aktivitetet e saja po i tejkalon caqet e një shoqate civile  në drejtim të shndërrimit të saj në një Institut për Kulturën e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

filme porno
xnxx
xxx
xxx

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch