Home » Lajme, Opinione » Shumë politikanë shqiptarë janë antikombëtarë dhe antiamerikanë

Shumë politikanë shqiptarë janë antikombëtarë dhe antiamerikanë

Nga Skënder S.KAPITI

 

Nuk do të ndalem këtu për të argumentuar me fakte historike të së shkuarës se përse  gjithmonë  shumë dhe  më kryesorët politikanë në Shqipëri kanë qenë  dhe janë edhe sot  demqarët, haramzadet dhe hajdutet e popullit të vet  dhe  se shumë prej tyre  kanë qenë  edhe antiamerikanë ,pasi këtë e dinë tashmë pjesa më e madhe e opinionit shqiptar.

 

Atë se pse SHBA janë aleati më i madh strategjik dhe jetik për shqiptarët e kam shkruar në një kapitull  të veçantë te Libri “TRIUMFI I KOMBIT”.

 

Miratimi dhe fillimi nga funksioni i VETTING-ut është  ajo e cila më shtyu  për ta shkruar këtë shkrim.

 

Pra, nuk ka nevojë të shkojmë larg në kohë por mjaftojnë të sjellim në kujtesë disa fakte të politikës dhe të politikanëve shqiptarë të këtyre 27 viteve të fundit si  fakte, ngjarje, veprime dhe sjellje të politikanëve shqiptarë  për të konstatuar antikombëtarizmin dhe antimerikanizmin e tyre. Rezulton se politika dhe politikanët në Shqipëri janë vazhdimësia e atyre të ishkomunizmit sllavo-ortodoks  antiperendimorë, por që pas vetërënies së komunizmit u  konvertuan në demokratë të rrejshëm maskuar me hipokrizira patriotike  dhe  të proamerikano-europianizmit fals.

 

Të jesh antikombëtar rezulton njëkohësisjht se je edhe antiamerikan, pasi gjithmonë prej 100 vitesh në momentet më të vështira ku është rrezikuar mbijetesa e shtetit shqiptar të Shqipërisë si dhe fakti se Shteti i sotëmi i pavarur i Kosovës pa rolin vendimtar të SHBA-së  mos t’i shkojë ndokujt në mendje se do kishim sot Shtetin e lirë e të pavarur, Kosovën.

 

Sa për Tiranën politike kurrë nuk do të ishte çliruar Kosova , dhe politika e Tiranës kurrë nuk është interesuar seriozisht për çështjen kombëtare, dhe as nuk e ka kërkuar kurrë Bashkimin Kombëtar.

 

Edhe gjatë Luftës më të fundit që çoi në Çlirimin e Kosovës ata që kërkuan dhe bënë maksimumin dhe të pamundurën për dëbimin e serbëve nga Kosova janë SHBA-të.

Ndërsa amerikanët deklarohen se Ballkani është akoma problem i  pazgjidhur, ku këtu ata kanë parasysh se duhet të zgjidhet problem i Bashkimit të shqiptarëve, kryeministri aktual  E.Rama kërkon një rikonfigurim tipik titisto-ishjugosllav të një tregu të përbashkët ballkanik ku në ishJugosllavinë e re të futet edhe Shqipëria. Kjo është në përputhje me plaformën serbe e përkrahur nga aleatët e saj historikë francezët dhe rusët. Pra kjo përbën një kërcënim kombëtar dhe një antiamerikanizëm të një neoJugosllavizmi.

 

Vetëm me këto mund t’u japim përgjigje shumë qytetarëve shqiptarë dhe shumë të huajve joshqiptarë të cilët pyesin se si ka mundësi që Shqipëria mbijetoi si shtet. Pra, a nuk është e vërtetë se këtu një rol të jashtëzakonshëm dhe kryesor  për Shqipërinë dhe për shtetin shqiptar, ashtu edhe për Kosovën kanë SHBA-të.

 

Dihet tashmë roli i SHBA-së për demokracinë në Shqipëri, por dihet se shumë shpejt shpëtheu në Partinë Demokratike, nga regjimi Berishist antikombëtarizmi dhe antiamerikanizmi i tij.

 

Së pari regjimi i PD-së nuk ndertoi dhe nuk punoi për demokracinë por për një regjim autokratik personal të kryetarit te saj, duke i kapur të gjitha pushtetet dhe drejtësinë , pasojat e tij janë ato që për 27 vite e katandisën në këtë farë derexheje sistemin e Drejtësisë në Shqipëri.. Berisha ishte edhe autori i rrënimit të Ushtrisë shqiptare.

 

Të dyja këto si autoritarizmi dhe shkatërrimi i ushtrisë ishin shumë  të dëmshme kombëtarisht si dhe në kundërshtim edhe me politikën dhe diplomacinë e SHBA-së.

 

Në kohën kur rrezikohej substance shqiptare ,e gjysmës së kombit shqiptar në Kosovë, dhe kur SHBA dhe aleatët e saj kishin vendosur një embargo kundër ishJugosllavisë së Millosheviçit , Shqipëria e regjimit berishist shkeli embargon ndaj Serbisë.

 

Pra a nuk ishte kjo një politikë dhe sjellje antikombëtare dhe antiamerikane?

 

Po tjetra edhe më e rëndë akoma, a nuk ishte tradhëti dhe antikombëtare marrëveshja e detit me Greqinë nga po Berisha, ku tinëzisht u anashkaluan edhe SHBA-të  duke qenë kështu një marrëveshje komplotuese antishqiptare dhe antiamerikane?

 

Për politikën e Tiranës nuk ka pasur asnjëherë interesim të duhur dhe serioz as për Çamërinë shqiptare, por heshtje dhe mosinteresim po. Ndërsa Greqia mban të pushtuar Çamërinë dhe për ta ligjësuar dhe përjetësuar greqizimin e Çamërisë, shovinizmi grek shpiku dhe përdor kartën e Vorio Epirit, për ta gllabëruar edhe Jugun e Shqipërisë,ajo  mban akoma në fuqi edhe Ligjin e luftës me Shqipërinë.

 

Për Shqipërinë dhe për politikanët e saj, Çështja Çame asnjëherë nuk ka për t’u zgjidhur. Atë do ta zgjidhin po SHBA-të, te të cilët besoj dhe shpresoj shumë te ta, përderisa politika dhe diplomacia amerikane ashtu siç e thash dhe më lart Ballkanin e shohin si një i  problem të pazgjidhur akoma. Kjo është e vërtetë pasi edhe  Shqipëria ,edhe Kosova kufizohen rreth  përqark me troje shqiptare.

 

Vetëm politikanët shqiptarë  kanë bërë  tradhëtira  dhe marrëzira kombetare ku per interesa personale pushteti janë mbeshtetur dhe kanë kërkuar perkrahje te armiqt e Shqipërisë , te serbët dhe grekët ne favor të rivalitetit politik  ndervete, por serbo-grekët nuk e bëjnë kurrë një gjë të tillë me shqiptarët per t’u kerkuar atyre ndihmë.

 

Politikanët shqiptarë për interesa personale pushteti e politke edhe u kanë falur territore tokësore dhe  detare serbëve dhe grekëve, si Zogu atëhere dhe  Berisha tani.

 

Tani le ta shohim, ta kujtojmë dhe të mos e harrojmë antiamerikanizmin me pasoja e dëme të mëdha që të dy politikat e mbrapshta e opozitës së Partisë Demokratike dhe të pushtetit të Partisë Socialiste si dhe shoqëria civile e manipuluar prej tyre refuzuan propozimin e SHBA-së për demontimin e armëve kimike të Sirisë, ku prej kësaj farë politike antiamerikane humbësi më i madh ishte interesi ekonomik, integrues, imazhi dhe prestigji ndërkombëtar i Shqipërisë, për rritjen e imazhit dhe të integrimit të Shqipërisë aq shumë energji politike e diplomatike konsumuan me këtë strategji SHBA, per te mirën kombëtare  dhe integrimin e Shqipërisë.

 

Po kështu si spjegohet ndryshe edhe “ndërhyrja”  politike dhe mediatike e Kryeminstrit të Shqipërisë , E.Rama, në prag të zgjedhjeve  Presidenciale të SHBA-ve e për ta deklaruar hapur dëshirën e tij dhe t’u bëjë thirrje se cilin kandidat për President të SHBA-ve duhet ta votojnë dhe cilin mos ta votojnë votuesit amerikanë.

 

Një gjë të tillë nuk e bënë asnjë kryetar shteti perendimor dhe e bëri kryeministri shqiptar. Pra, për pushtetin e tij personal duke pasur besim të tepruar se do të fitonte  kundershtari dhe rivali i Donald Trump, dhe vetëm një servil dhe një miop politik e bën një gjë të tillë.

 

Arsye që më shtyu për ta shkruar këtë shkrim  është Miratimi i Reformës në Drejtësi, VETTING-u, i cili ma ngacmoi kujtesën dhe më solli në mëndje për ato raste të cilat i preka shkurtimisht më lart, pasi edhe pengesat e mëdha dhe mosvullneti i paimagjinueshëm i politikës dhe i politikanëve shqiptarë shpalosi antikombëtarizmin dhe antiamerikanizmin e tyre.

 

Politikanëve antikombëtarë dhe antiamerikanë tashmë u ka dalë boja. Ata retorikën patriotike dhe hipokrizinë proamerikane e kanë vetëm maskë politike mashtrimi në sipërfaqe dhe në dukje, por tinzisht dhe me tradhti të kamufluar, veprojnë për interesa të ngushta personale  të tyre, si dhe për ineresa të atyre që nuk ua duan të mirën shqiptarëve.

 

Armiqtë e Shqipërisë dhe të Kosovës nuk e duan konsolidimin e dy shteteve shqiptare dhe as integrimin e tyre në BE. Këtij synimi të tyre a nuk i shërben politika e Tiranës, ku prej saj në Shqipëi sundon padrejtësia, krimi, trafikimi i qënieve njerëzore, eksodi  dhe droga.

 

SHBA përpiqen me çdo kusht që Shqipëria të ndërtojë shtetin ligjor ,të luftojë krimin dhe korrupsionin. SHBA  bënë të mundur  miratimin e ligjit të VETTINGUT ndërsa politika dhe gjyqësori shqiptar sabotonin dhe punonin kundër.

 

Pra politika antiReformë dhe antiVETTING  a nuk ishte veprimtari e dëmshme kombëtarisht dhe njëkohësisht edhe antiamerikane? Populli shqiptar aspiron për progresin, për përparimin kunder korrupsionit dhe varfërisë, shqiptarët aspirojnë integrimin  dhe për këto aspirate kanë mbështetjen e madhe nga SHBA, ndersa politikanët shqiptarë me korrupsionin, me drogën ,me krimin, me tradhëtinë bëjnë  të mundur moszhvillimin, papunësinë, varfërimin e shqiptarëve dhe mosintegrimin e Shqipërisë.Po kjo politikë e Tiranes është marrë si model edhe në Kosovë për të cilën do të shkruaj në një shkrim të posaçëm, por jo se  ajo ka ndonjë risi ndryshe nga ajo e Tiranës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch