Si duhen kuptuar mesazhet politike e publike të Lulzim Bashës

Read Time:2 Minute, 25 Second

Nga Skënder KAPITI

Shqipëria tashme dihet se është në udhëkryq prej 30 vitesh të këtij tranzicioni për shkak se Shqipërinë e kanë drejtuar elitat dështake si ajo politike, juridike, shoqërore e mediatike të cilat kanë funksionuar në marrëdhënie simbioze e bashkëveprimi korruptiv, hajnije dhe kundër demokracisë , integrimit dhe kundër interesave kombëtare.

E ndodhur në këto kushte dhe për ta nxjerrë Shqipërinë nga ky batak korruptiv, dështak e të falimentuar, SHBA-të e detyruan politikën shqiptare për të miratuar reformën e VETTING-ut, atë të drejtësisë së re, strukturën antikorrupsion të SPAK-ut.

Kjo i dha mundësi që edhe politika, pra jo vetëm drejtësia por që edhe politika të pastrohej dhe Shqipëria të cmontonte sistemin politiko-korruptiv, që Shqipëria  të ndahen nga tranzicioni.

Në këndvështrimin tim kritik dhe analitik nisur nga ajo e një analitike sa me reale, logjike , e paanshm, dhe e pavarur vlerësoj se Lulzim Basha ishte politikani gë kishte vizionin modern të ndryshimit. Basha doli guximshëm kundër atij sistemi të kalbur korrupsioni të politikës së vjetër  të cilën ai e identifikoi dhe e etiketoi shumë sakt si “Trekëndëshi i Bermudës”.

Pra ky duhet kuptuar publikisht si mesazhi kryesor i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Dhe kjo është  edhe arësyeja kryesore se përse Foltorja, Rilindja Socialste dhe LSI në aleancë me intelektualizmin negativ e korruptiv, me mediat mercenare dhe oligarkinë iu kundërvunë Bashës.

Mesazhi tjetër i Bashës është se në funksion të këtij vizioni kryesor të tij , ai porosit dhe mbështet fuqishëm reformën në drejtësi, sundimin e ligjit dhe barazinë para tij. Ai jep mesazhin për mbështetjen e SPAK-ut dhe për Vetting-un e politikës për clirimin e saj nga autokracia e korrupsioni dhe për funksionimin e demokracitetit politik të brëndshëm të partive politike.

Basha jep mesazhin dhe kërkon reformimin e reformës zgjedhore  në mënyrë që deputetët t’i zgjedh antarësia e partive dhe demokracia e tyre dhe jo kryetari dhe as  elita korruptive partizane.

Mesazhi tjetër i Bashës është euroatllantizmi , që do të thotë se PD-ja është aleat dhe partner besnik i SHBA-ve,        BE-së dhe Britanisë së Madhe. Këto duhen kuptuar se janë mesazhet e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.

Përvec ketyre  Basha ka edhe një meritë tjetër të madhe : atë të një politikani  të maturisë, tolerancës, pjekurisë, debatit  dhe të kulturës patriotike e demokratike moderne ,gjë e cila është tërësisht në antitezë me kulturën politike të vjetër të injorancës, egoizmit politik negativ e denigrues, konfliktualitetit, percarjes, arrogancës, shpifjeve, alibive dhe akuzave të rrejshme deri edhe me fjalor e fjale fyese sharjeje e denigrimi. Ftoj rininë, itelektualizmin dhe mediatikët e guximshëm që të mos rrinë indiferent,por të angazhohen në një debat publik për mbështetjen e SPAK-ut dhe të politikës së ndryshimit të Bashës dhe të PD-së( vazhdon…)

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Raketat e Ushtrisë së Kosovës do të godasin tanke deri në 4 mijë metra larg
Next post Pas “Javelin” Kosova kërkon të blejë edhe armë të tjera