SIGURIA KOMBETARE, INTERESI YNE I MBIJETESES!
Nëse duam të bëjmë Historinë e Re të Shqipërisë dhe të Kombit, të ngremë lartë frymën e patriotizmit, kundër praktikave të vjetra në cështjet e sigurisë kombëtare.
Ende në mbrojtjen e interesave kombëtare ndihemi të mundur dhe të nëpërkëmbur nga historia jonë tragjike, por jo të pajtuar me humbjen.
Kjo na motivon të ringrihemi në këmbë dhe të luftojmë për të drejtën kombëtare të mohuar.
Ta fillojmë ndryshimin nga vetëvetja. Është koha e patriotizmit për të ruajtur veten dhe jetën tonë.
Ndihemi të rrezikuar nga qëndrimi agresiv i Serbisë, e cila me stratagjemën e saj tenton të na imponojë një luftë dhe gjakderdhje në veri të Kosovës.
Të mos e nënvleftësojmë këtë situatë të rrezikshme për të siguruar integritetin territorial të shtetit tonë.
Popullsia shqiptare e shpërndarë në disa shtete po ndodhet nën presionin e asimilimit dhe cpopullimit të heshtur me masa represive, të cilat bien në veshin e shurdhër të BE.
Toka dhe pasuritë kombëtare po nënçmohen. Ato janë bërë pre e grabitjes në të gjitha format.
Raportet midis forcimit të mbrojtjes dhe përgatitjes për luftë, ndryshimeve në psikologjinë e njerëzve tanë, po sjellin fenomenin e rrezikshëm të përcarjes.
Siguria publike mbetet e rrezikuar nga veprimtaria kriminale e grupeve të nxitura dhe mbështetura vertikalisht nga Beogradi.
Situata që kemi sot brenda shtetit dhe rrotull kufijve të tij është e mjaftueshme për të kuptuar dhe vlerësuar kërcënimet dhe rreziqet e një luftë të egër hibride që po na imponohet përpara syve tanë.
Po përballemi me rreziqe dhe kërcënime të brendshme, me akte kriminale terroriste, me trafiqe dhe tregëti të pandershme, me pasoja të rrezikshme për të cilat duhet të tërheqim vemendjen tonë dhe të institucioneve shtetërore për rritjen e standardit të sigurisë.
Presioni i nacionalizmit agresiv të Serbisë është burim i kërcënimeve dhe rreziqeve, i cili rrezikon bashkëjetesën dhe sigurinë në vend dhe në rajon. Tashmë këmi një listë emrash të njerëzve publikë, të cilët minojnë unitetin dhe janë vënë në shërbim të politikave të Beogradit.
Po marrim goditje të njëpasnjëshme ndaj vlerave të identitetit historik, të cilat tentojnë të gërryejnë pavarësinë e fituar me gjak e sakrificë të madhe.
Mungesa e unitetit dhe konflikti i brendshëm politik po kthehet në rrezik madhor për sigurinë kombëtare.
Mungesa e zhvillimit ekonomik të qëndrueshem, po kthehet në rrezik për sigurinë kombëtare.
Dezinformacioni mediatik po godet unitetin dhe po nxit rikthimin e konflikteve të brendshme.
Veprimtaria e shërbimeve inteligjente të huaja nxit urrejtjen, përcarjen, goditjet fetare përmes formave hibride shumë të rrezikshme ndaj sigurisë kombëtare.
Konformizmi i drejtësisë me pushtetin politik ka sjellë krizën e besimit, duke u kthyer në kërcënim për rendin kushtetues.
Korrupsioni dhe padrejtësia sjellin rreziqeve të mëdha kundër sigurisë.
Mungesa e bashkëpunimit ndërkufitar me Republikën e Shqipërisë e ka kthyer vendin në çerdhe për kriminelë dhe fshehje të individëve shqiptarë që kërkohen nga drejtësia.
Politikën e jashtme dhe diplomacinë tonë ende nuk po dimë t’i kthejmë në burime të sigurisë kombëtare. Burimi kryesor i sigurisë janë shteti, baza juridike dhe qytetari, uniteti politik që garanton rendin tonë kushtetues.
Çështjet kryesore shtrohen hapur dhe konkrete. Ato kanë të bëjnë me Tokën tonë, Sigurinë Njerëzore, organizimin e Mbrojtjes dhe rritjen e Burimeve të Akumulimit.
Të hedhim sytë drejt bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë strategjikë ushtarakë, me plane konkrete për rritjen e kapaciteteve tona ushtarake të mbrojtjes.
Njerëzit, Toka, uji, pasuritë mbitokesore e nëntokësore dhe hapësira ajrore janë elementet jetike të shenjta për sigurinë e kombit. Ato janë thesari i vazhdimësisë së jetës dhe kemi detyrimin t’i ruajmë si sytë e ballit.
Sekreti i kohës është nevoja e zhvillimit ekonomik dhe sigurisë kombëtare për grumbullimin e parave në rritjen e buxhetit shtetërore për përballimin e krizave të sigurisë në rajon.
Ndihma reciproke Tiranë – Prishtinë dhe anasjelltas është baze e suksesit tonë për të kapëcyer sfidat e kohës. Politika këtë duhet ta bëjë pa i marrë leje askujt.
Hyzri Salihu
Siguria Kombëtare.25.07.2023
Average Rating