Home » Opinione » Sikur është shkruar që Isa Mustafa të mos arrijë të ulët në ndonjë nga vendet udhëheqëse të vendit

Sikur është shkruar që Isa Mustafa të mos arrijë të ulët në ndonjë nga vendet udhëheqëse të vendit

XHAVIT ÇITAKUPresioni ndaj institucioneve të pavarura dëshmon për joseriozitetin e disa liderëve politik për të udhëhequr vendin *Sikur është shkruar që Isa Mustafa të mos arrijë të ulët në ndonjë nga vendet udhëheqëse të vendit.- Deklaratat e Haradinajt tregojnë qartë se në cfarë niveli
është kap[aciteti i tij intelektual si ” jurist” i pasluftës, sidomos kur thotë se Gjykata Kushtetuese po vendos me dy kute
Shkruan: XHAVIT CITAKU
Blloku opozitar i inatit po vazhdon lojërat dhe cirkun pas zgjedhor që pa dyshim se do të jetë njëri ndër shfrenimet më të paskrupullta të të eturit për pushtet që njeh aktualiteti i jonë politik nga fillimi i demokracisë në gjithë hapësiren shqiptare.
C^është edhe më keq, në vend që liderët e këtij blloku të jenë shembull se si duhet të respektohen, normat, ligjet e posacërisht Kushtetuta, ata e bëjnë të kundërten duke paralajmëruar anarki që nuk do t^i dihet fundi. Thënë konkretisht, Gjykata Kushtetuese pezulloj vendimet e marra të 17 korrikut në Parlamentin e Kosovës dhe lideri i LDK-së Isa Mustafa u detyrua që t^i baj ” qaklat” e të shkoj në shtëpi pa pikë turpi. Në cdo demokraci të zhvilluar po të ndodhte një pezullim i tillë për shkak të shkeljeve të rregullorës së organit më të lartë legjislativ edhe atë me vetëdije të plot, liderët do të jepnin dorëheqje. Ndërkaq, udhëheqësit e këtyre subjekteve politike jo vetëm që nuk e kanë ndërmend të largohen nga këto poste, por
nga lakmia e madhe për pushtet po bëjnë presion të pandërprerë në Gjykatën Kushtetuese si një institucion i pavarur e kredibil me të vetmin qëllim që të nxjerret vendim në favor të tyre.
Haradinaj në mënyrë paushalle vlerëson vendimin e Kushtetueses
Se sa të vërbuar pë pushtet janë disa nga këta liderë dëshmon edhe deklarata dhe vlerësimi paushal i Ramush Haradinajt rreth vendimeve të nxjerra të Kushtetueses duke e treguar kapacitetin e tij të ulët të dijes si një ” jurist” i pasluftës. Me një fjalë, ai dëshiron të barazoj vendimin e pezullimit të të gjithë asaj që ndodhi me 17 korrik në Parlamentin e Kosovës me atë të rastit të Behxhet Pacollit. Asnjë
organ i drejtësisë në asnjë rast nuk nxjerr vendim të njëjtë, por gjithëcka bazohet sipas ngjarjeve dhe proceseve të zhvilluara si dhe të peshës që ka në momentin aktual. Edhe Gjykata Kushtetuese duke u nisur nga parimi se janë vërejtur shkelje të rregullorës së Kuvendit dhe nga bindja e lirë se mund të prodhohen pasoja të dëmshme
nga ndonjë vendim i marrë nga ato vendime ” ilegale” që eventualisht do të merreshin, mori atë vendim që për momentin ishte më i drejti. Së këndejmi, Haradinaj jo që nuk ka të drejtë të deklaron se ky institucion i pavarur po punon me dy kute,
por nuk do të duhej ta këtë guximin që të dalë para opinionit me thënie kuturru aq më parë kur ai po synon të bëhet ” Kryeminister”. Dhe me të drejt mund të themi se në mozaikun e filozofisë së ndërtimit të demokracisë dhe të shtetit njërez të tillë
me veprime e deklarata të tilla i sjellin dëme të pariparueshme të të gjitha proceseve dhe të stabilitetit afatgjatë në vendin tonë. Ndërkaq, në anën tjetër lideri i AAK-së aq ndihet krenar që nga blloku opozitar i inatit është propozuar pë të parin e Qeverisë sa që ka harruar se këtë nuk e deshi elektorati, i cili e ndëshkoi rëndë duke e renditur partinë e tij në vendin e katërt.
Isa Mustafa po e shkatërron LDK-në
Nga humbja që pësoi në zgjedhjet lokale, pastaj në këto të fundit nacionale dhe
vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimeve të marra në Mbledhjen
Konstituive të Parlamentit të Kosovës sikur na qenka e shkruar që Isa Mustafa të mos
arrijë të zgjidhet në postin që ia ka mësye, post ky që nuk i ishte premtuar
elektoratit. Me dukët e cuditshme që anëtarësia e LDK-së rri duarkryq dhe nuk reagon
karshi këtyre veprimeve të liderit të saj që janë në kundërshtim të plot me ato që u
janë premtuar gjatë fushatës zgjedhore. Ndoshta elektorati, anëtarësia dhe
simpatizuesit e këtij subjekti politik janë lodhur me këto lojra e lakmi për
pushtet, por, megjithatë, një gjë e tillë nuk mund të tolerohet e të shkatërrohet ky
organizem politik që dikur ishte emër i përvecem në skenen tonë politike. Anëresisë
së gjerë do të duhej ti kujtohet se Isa Mustafa kishte deklaruar me pompozitet se
kishte lidhur marrëveshje me elektoratin se pos tjerash posti i Kryeministrit është
i panegociushem, marrëveshje kjo që u shkel njëanshëm nga ai. Nga grupe të caktuara
mund të dëgjosh se LDK nuk ishte fituese në zgjedhjet nacionale, që është e vërtetë,
por në bllokun opozitar paszgjedhor ky subjekt ka 30 deputet apo dy herë më shumë se
AAK dhe Nisma ndaj si parti e parë do të duhej të mbante postin e Kryeministrit.
Fjala e dhënë para opinionit sidomos e një akademiku do të duhej të realizohej në
praktik parasegjithash dorëheqja në rast të humbjes së LDK-së, por kjo gjë në asnjë
moment nuk po i lë përshtypje këtij lideri dhe tash me duar në xhepa ” larickohet”
dhe vazhdon së bashku me mbështetësit e tij të hartoj skenar të ndryshem pas cdo
dështimi që po pëson.
VV-ja është lënë pak anash
Nga momenti kur blloku opozitar i inatit pati përkrahje nga minoritet sic po duket
në të parë VV-ja disi është lënë anash me faktin se sic po deklarojnë përfaqësuesit
e saj ky subjekt politik ende nuk është ftuar nga inatcoret pë të vazhduar dialogun
e filluar. Megjithatë, do theksuar se nëse eventualisht nuk do të dialogohet me
VV-në as Parlamenti e as Qeveria nuk do të kenë jetë të gjatë sidomos kur të kihet
parasysh pozicioni i deputetëve të listës ” srpska”. Apo ndoshta blloku opozitar po
pret që VV-ja ta lut bllokun opozitar që ta thërras në takimet që i organizon, gjë
që nuk do të ndodh kurrë. Kur po flasim rreth këtij subjekti politik disi me ka lënë
përshtypje mos reagimi i Rexhep Selimit në këtë skenar politik që po zhvillohet pas
zgjedhjeve. Në të vërtetë, pas kalimit të tij nga PDK në AAK këtë të fundit e lëshoi
me arsyen se nuk dëshiron të jetë ” aleat” i LDK-së, ndëkaq tash nuk i dëgjohet
zëri. Ndoshta, më më shumë dëshirë e sfidon bashkëvendasin dhe bashkëluftetarin se
sa të tjerët. Kështu e kemi ne.
Mocioni nuk parashihet me rregulloren e Kuvendit
Pa futur në detajet e ecurisë se punimeve të Mbledhjes Konstituive të Parlamentit të
Kosovës, deputetët do të duhej ta dinin se rregullorja e këtij organi legjislativ
nuk parasheh mocion për shkarkimin e Kryesueses se Kuvendit. Është tjetër cështje që
shpesh po dëgjohet se ishin numrat që vendosen në përfundimin asisoj të asaj
mbledhjeje inauguruese, mirëpo pavarësisht nga kjo rregullorja nuk bënë të shkelet
nga askush e aq më pak nga zgjedhësit e popullit. Po ashtu as Kryesia e vjetër e
Kuvendit të Kosovës nuk kanë kompetencë që të marrin vendim për përaktimin e grupit
më të madh parlamentar, por vetëm të pëgadisë rendin e ditës sipas reziultateve të
zgjedhjeve.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress