
Situata në veri, reagon kryeministri Rama: Kriminelët para drejtësisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar për sulmin në Kosovë. Përmes një reagimi, Rama deklaroi se kriminelët, autorët e ngjarjes, duhet të dalin para drejtësisë.
“Tragjedia e humbjes së jetës së efektivit të Policisë së Kosovës është këmbana më e madhe e alarmit deri më sot për rrezikun e vazhdueshëm të eskalimit të krizës së zgjatur në një konflikt të armatosur. Kriminelët që i morën jetën një njeriu të pafajshëm, i cili shërbente nën uniformën shtetërore të forcave të rendit të Republikës së Kosovës, duhet të dalin përpara drejtësisë”, ka shkruar Rama.
Tutje ka thënë Rama se komuniteti euroatlantik duhet të mbledhë të gjithë forcën e tij imponuese dhe të ulë pa kthim, Kosovën dhe Serbinë në tryezën e Dialogut të Normalizimit.
“Thirrja e një konference të jashtëzakonshme paqeje, nën mbikëqyrjen e garancinë e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, e njëkohësisht marrja e të gjitha masave të jashtëzakonshme me KFOR-in, për moslejimin e eskalimit të mëtejshëm të situatës, janë një domosdoshmëri strategjike jo vetëm për rendin e sigurinë në Kosovë sot, po edhe për paqen e të ardhmen e rajonit nesër, përpara sesa kriza e zgjatur në Veriun e Kosovës të dalë jashtë kontrollit e të kthehet në një zjarr destabilizues për krejt rajonin”, përfundon Rama.
Më shumë storie
Ndeshja Shqipëri – Serbi është mbyllur me rezultat të barabartë 0-0
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë është mbyllur me rezultat të barabartë 0-0, pas nëntëdhjetë minutave të një loje të kujdesshme dhe...
Albin, nuk bëhet Kijameti po nuk u zgjodh kryeparlamentare e Kosovës Albulena Haxhiu
Nga Skënder Sadri KAPITI Kosovës i duhet per nje periudhe tranzitore një qeveri teknicienësh , intelektualësh dhe akademikësht moralist e...
Haklaj: Misioni i UÇPMB-së është bashkimi me Kosovën!
Të dashur vëllezër dhe motra. Të dashur bashkëkombas! Familjarë të deshmorëve të Kombit! Veteranë të UÇMB-së! Sot në këtë ditë...
Samiti i Komunitetit Politik Europian, Rama: Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u citoi Kanunin e Lekë Dukagjinit udhëheqësve të shteteve europiane të pranishëm në Tiranë për...
Bajram Begaj pas votimit: Qytetarët të shprehin vullnetin e tyre
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i shoqëruar edhe nga Zonja e Parë, Armanda Begaj kanë votuar sot pranë Qendrës së...
Zgjedhjet në Shqipëri, KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 18:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 18. Që prej momentit kur u...
Average Rating