Home » Kulturë » Skicë: NË EKSPOZITËN E PIKTURËS “ENIGMA”, TË DHIMITRA MISRASI-“LUSHA”

Skicë: NË EKSPOZITËN E PIKTURËS “ENIGMA”, TË DHIMITRA MISRASI-“LUSHA”

Murat GecajNga: Murat Gecaj

Siç dihet, në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar të kryeqytetit tonë, herë pas here, zhvillohen veprimtari të ndryshme e mbresëlënëse, kulturore e artistike. Kështu, p.sh., aty bëhen përurime librash, festohen ditëlindje krijuesish etj. Por, jorrallë, hapn ekspozita pikture ose fotografike.

Në ketë shënim, dëshiroj të përmendi se, nga data 17-25 shtator 2015, aty  qëndroi e hapur Ekspozita me emrin “Enigma”, nga piktorja emigrante në Greqi, Dhimitra Misrasi-“Lusha”. (Ajo do të jetë hapur edhe nesër).

Këtë Ekspozitë e kanë vizituar shumë banorë të Tiranës, ndër ta edhe piktorë e skulptorë, punonjës të artit e kulturës, poetë e shkrimtarë,  artistë e publicistë etj. Sigurisht, ata kanë krijuar përshtypjet e tyre rreth përmbajtjes e realizimit artistik të  afër 45 punimeve të paraqitura.

Unë nuk mund të bëj vlerësime të sakta për këtë ekspozitë edhe për faktin se nuk jam specialist i kësaj fushe, por dhe sepse nuk është qëllimi i këtij shënimi ose kësaj skice, që po publikoj. Ekspozitën në fjalë pata rastin që ta shihja pikërisht  sot.

Në përgjithësi, më bënë përshtypje pikturat e kësaj autoreje të talentuar. Një shikuesi a vizitori jo specialist, i tërheqin vëmendjen si tematika e pikturave, por edhe ngjyrat e ndezura të tyre, pasqyrimi i botës shpirtërore të portreteve të realizuara, detajet artistike  etj. Veçanërisht, janë të pëlqyeshme peisazhet e ndryshme. Pikërisht, pranë një pikture të tillë, pata kënaqësinë që të bënim një foto, bashkë me piktoren  Dhimitra Mistrasi-“Lusha”.

DHIMITRA MISRASI-“LUSHA” - Pamje nga Ekspozita

Pamje nga Ekspozita e piktores Dhimitra Misrasi-“Lusha”

Me këtë rast, e urojmë këtë autore, si për çeljen e kësaj ekspozite në kryeqytetin tonë dhe për vazhdimësinë e krijimtarisë, gjithnjë e më të bukur. Shpresojmë e presim, që në to të ketë kurdoherë frymën e dashurisë për vendlindjen dhe të pasqyrojë sa më bukur: traditat e mrekullueshme të popullit tonë,  botën e pasur shpirtërore njerëzve dhe shijet artistike të bashkatdhetarëve tanë, kudo që ata ndodhen!

Tiranë, 25 shtator 2015

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress