Home » Lajme, Opinione » Slogani “Guxo” i Znj.Vjosa Omani përkon sipas shkrim-thirrjes sime të 27 Nëntorit 2020 për Guximin intelektual e politik

Slogani “Guxo” i Znj.Vjosa Omani përkon sipas shkrim-thirrjes sime të 27 Nëntorit 2020 për Guximin intelektual e politik

Nga Skënder Sadri KAPITI

Jam i pari që kam propozuar, parashikuar  dhe inkurajuar levizjen politike te Vjosa Osmanit të botuar në disa media.

Znj. Vjosa Omani tani ka dalë  me sloganin “Guxo”.

Më erdhi shumë mirë dhe u ndjeva mirë pasi ky slogan i saj sot përkon pikërisht me parashikimin dhe vizionin tim në ate se cfarë unë kam shkruar dhe u jam drejtuar publikisht shqiptarëve dhe sidomos intelektualëve dhe mediave per të vepruar dhe për të guxuar për të vepruar , angazhuar dhe mbeshtetur Znj. Osmani në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në Kosovë, për të cilat që në Gusht të vitit 2020 pata parashikuar që zgjedhjet e parakohshme në Kosovë janë të detyrueshme.

Ja dhe shkrim-thirrja ime për guximin intelektual për të vepruar në mbështetje të Vjosa Osmanit botuar  me 27 Nëntor 2020

Thirrje për ndërgjegjësim e veprim: Vizioni i Znj. Osmani-republikanizmi dhe çmontimi i korrupsionit dhe shtetit privat e tribal

Skënder S.Kapiti

Kurrë nuk ka zhvillim në një shtet kur ligjin e bëjnë dhe e sundojnë korrupsioni, nepotizmi, krahinizmi dhe injoranca, tipare këto të pushtetit e të politikës se epokës tribale e mesjetare, para republikane, para demokratike  e para moderne.

Kosova është trajtuar nga elita politike si një shtet privat dhe tribal dhe jo si shtet republikan. Postet dhe detyrat e larta shtetërore, administrative,pasuritë kombëtare dhe paraja publike,  ligji dhe drejtësia në Kosovë  janë prona, të drejta, autoritete  dhe privilegje  për një pakicë njerëzish me lidhje klanore, fisnore, partizane dhe krimi,korrupsioni e hajnije.

Parlamenti, qeveria , presidenca dhe drejtësia kanë funksionuar si agjensi private të shpërndarjeve dhe shpërblimeve me paranë publike dhe të posteve atyre individëve që kanë lidhje familjare e fisnore.

Le të bëhet një verifikim dhe do të rezultojë  që: pothuajse i gjithë farefisi i politikanëve të lartë  kosovarë  janë të punësuar në administratën shtetërore dhe jo pak prej tyre edhe në 2 apo 3 borde ku marrin rroga të majme nga paraja publike.

Është në të mirë të Kosovës që ajo ka politikanë të aftë, të përgjegjshëm politikisht por edhe të guximshëm kombëtarisht  si Vjosa Osmani, shëmbulli i së cilës është inkurajues dhe shpresëdhënës se në Kosovë me të tilla kualitete intelektuale dhe me vizionin për ndërtimin e shtetit ligjor, modern e kombëtar do të vijë edhe ndryshimi e përmirësimi.  

Por kjo nuk mjafton, pasi Znj. Vjosa Osmani  i duhet dhënë mbështetje,  dhe për këtë është koha të dalë në skenë dhe të aktivizohet maksimalisht Guximi intelektual e politik i meritorëve dhe i intelektualëve të vërtetë.

Është koha që edhe mediat të luajnë rolin jo vetëm atë informativ por edhe emacipues për demokracinë e për shtetin.

Tani dhe me këtë rast po shtroj një pyetje publike se: cili nga personazhet që po kërkojnë të bëhen President të Kosovës është më meritorë në aspektin intelektual, profesional, demoktatik e kombëtar dhe si figurë politike me kontribute reale  dhe e pakorruptuar  se sa Znj. Osmani, të cilës të drejtën si kandidatura më merituar për Presidente ia ka dhënë edhe verdikti popullor në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019, kur ajo ishte kandidate për Kryeministër i  Kosovës. U takon së pari shtresës së intelektualëve të Kosovës që ta promovojnë këtë fakt, pasi opinioni publik ka folur me 6 Tetor 2019. 

Është koha që demokracinë dhe institucionet shtetërore, demokratike dhe atë të Presidentit t’i kthehen popullit

Është koha që dituria, kompetenca dhe patriotizmi i vërtetë të aktivizohen fort dhe guximshem në politikë, pasi në të kundërt askush më pastaj nuk u ka faj atyre që të detyrohen, t’i nënshtrohen e t’i servilosen injorancës dhe inferioritetit sikurse është aktualisht sot në Kosovë. U them analistëve e opinionitëve , atyre që shkruajnë e botojnë shkrime dhe opinione që: mos rrini e thoni vetëm kritika  por kapërcejini edhe ju egoizmin negativ  dhe xhelozinë e sëmurë; inkurajoni dhe propagandoni më të mirët e intelektualizmit dhe kombëtarizmit  që janë aktivizuar në politikë.

Nëse nuk keni aftësinë dhe guximin për t’u marrë vetë me politikë, atëhere përdoreni gjykimin dhe vlerësimin për të mbështetur meritorët e vërtetë, sepse kështu edhe ndihmohet shteti, shoqëria por edhe e ndihmoni veten tuaj.

Aktivizohuni, mos rrini dhe mos prisni se dhuntia e talenti vlerësohen  duke pritur prej të tjerëve, sidomos prej mediokritetit dhe inferioritetit të cilët janë armiq të meritës dhe talentit. Shpërblimi merret sipas meritës por  kur guxon e vepron edhe politikisht. (Durrës, 27 Nëntor 2020)

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch