Home » Lajme, LR » Sonte në ambientet e zyrës së Lëvizjes për Reforma, u mbajt mbledhja Këshillit Inicues të Lëizjes për Reforma

Sonte në ambientet e zyrës së Lëvizjes për Reforma, u mbajt mbledhja Këshillit Inicues të Lëizjes për Reforma

Së pari një falemnderim i veçantë për ata që ishin prezent dhe që treguan përkushtim ndaj Lëvizjes.
Të vetëdijshëm për situatën e krijuar politike që po ndodh tani, pas 27 Gushti, të informuar për rrjedhat që ndodhën e që sollën vendimin e marrë të para 27 Gushtit, Lëvizja për Reforma, po tregon që gara politike vazhdon, me forca dhe me ide inovative.
Ajo çfarë tani Lëvizja e ka më të nevojshme, është mbajtja dhe mbrojtja e thelbit dhe kauzës tonë, të cilt janë sfida por edhe hapat e ardhshëm që bashkarisht duhet ti arrijmë.
Lëvizja, sot fillon rrugën e saj, e si hap bazë është ristrukturimi i organeve të Lëvizjes e që do të kurorëzohet me zgjedhje te brendshme që do të jenë më demokratike dhe shembull për politikbërjen ne Luginë.
Lëvizja për Reforma do të krijoj një standard te ri te cilin do ta ndjekin të tjerët. Zgjedhjet brenda Levizjes do të bëhen me mjetet më demokratike, ku secili nga ne do te ketë të drejtë të konkuroj, askush nuk do të jetë i privilegjuar dhe secili do të mund që të zgjedhë e të zgjidhet, e që gjithcka do të kurorëzohet me konsolidimin e organeve si dhe vet hierarkinë e Lëvizjes.
Do të kem nderin gjithashtu, që çdo lloj propozimi dhe çdo lloj kritike të adresohet në vendin e duhur.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch