Sonte po luhet ndeshja Rumani-Kosovë, Dardanët synojnë fitore

Read Time:2 Minute, 4 Second

Futbollistët e Kosovës sonte përballen me Rumaninë në stadiumin Nacional në Bukuresht. Rumunët ku Dardanët po ballafaqohen në kuadër të kualifikueseve për Euro 2024.

Kosova mbrëmë ka zhvilluar stërvitjen e fundit para duelit me rumunët.

Kosova në këtë ndeshje vjen pas barazimit me Zvicrën tri ditë më parë në Prishtinë.

Atmosfera në taborin e skuadrës kosovare është mjaft e mirë, sfidë kjo në të cilën Kosova synon rezultat të favorshëm.

Trajneri i Kosovës, Primoz Gliha mbrëmë në konferencën për media është shprehur i bindur se të besuarit e tij, do të kenë paraqitje të mirë në këtë duel.

Stadiumi Nacional në Bukuresht është i stërmbushur më tifozë rumunë pasi që për Rumaninë kjo ndeshje është tejet e rëndësishme në garën për kualifikim në Evropianin e ardhshëm.

Kujtojmë se edhe rumunët në këtë ndeshje vijnë pas barazimit në shtëpi kundër Izraelit.

Ndeshja Rumani-Kosovë ka filluar në orën 20:45

Rumania ia ka dalë të fitojë ndaj Kosovës në një stadium të mbushur plot, me thirrje “Kosova është Serbi” si dhe ku kundërshtari ishte me dhjetë lojtarë. 

Në ndeshjen, e cila është ndërprerë në minutën e tetëmbëdhjetë, për shkak të parullave “Kosova është Serbi”, dhe e cila ka rinisur tek pas pesëdhjetë minutave, pjesën e parë e ka dominuar Kosova. 
Shpëtimi i rumunëve nga një goditje e Murqit dhe një tjetër e Zhegrovës ka qenë çështje fati. 
Kosova pjesën e dytë e ka luajtur me dhjetë lojtarë, pasi Muriqi është nxjerrë me karton të kuq, meqë paraprakisht ka marrë dy kartonë të verdhë.
Të mbeturit me dhjetë lojtarë në fushë ka pasur edhe çmimin e vet. Te Kosova filluan të dalin në pah mungesa, duke bërë që ajo të shfaqet krejtësisht me fytyrë tjetër nga pjesa e parë. 

Kësosiji ata që kishin bërë pak në pjesën e parë filluan të tregohen më shumë në pjesën e dytë. Minuta e gjashtëdhjetë ka qenë momenti kur porta e Kosovës është rrezikuar seriozisht. Kapiteni rumun ka marrë përgjegjësinë për gjuajtjen e penalltisë, por Arijent Muric e ka ndalur atë. 

Kur është dukur se ndeshja do të mbyllej me barazim, në minutën e tetëdhjetë e tretë Stanciu e ka përmirësuar gabimin e mëparmë, duke  realizuar pas një goditje nga distanca e cila fillimisht ka prekur shtyllën. 

Golin e dytë për rumunët e ka shënuar Mihaila në kohën shtesë. 

Pas kësaj ndeshje, Rumania është në vendin e dytë, ndërsa Kosova në vendin e pestë. Grupi kryesohet nga Zvicra.  

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Senatorët amerikan letër Blinkenit: Të zgjidhet çështja e Luginës së Preshevës
Next post Konjufca ka pritur në takim kryetarin e Shoqatës ”Papa Klementi XI – Albani”, z. Hysen Ibrahimin