
Sot dështon edhe përpjekja e 19-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Ka dështuar edhe përpjekja i 19-të i Kuvendit të Kosovës për konstituim të legjislaturës së nëntë.

Për herë të 19-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Kryesuesi Avni Dehari ftoi partitë politike PDK, LDK dhe AAK e NISMA që të propozojnë anëtarët për formimin e një komisioni i cili do vendoste për një votim të fshehtë, mirë po nga partitë u refuzua që të propozojnë.
Megjithatë, qëndrimi i partive nuk ka ndryshuar dhe si rrjedhojë sërish nuk u arrit formimi i Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit, me 54 vota për, një kundër dhe asnjë abstenim. 109 deputetë ishin të pranishëm në sallë.
Vazhdimi i seancës do të mbahet me 23 maj në orën 11:00.
Haradinaj: Kurti nuk i ka numrat, prandaj manovron
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti është mashtrues. Sipas tij, Kurti po manovron në mënyra të ndryshme meqë nuk i ka numrat.
Ai pati kritika edhe për ministrat që janë bërë deputetë.
“Fakti që çon dorën në Kuvend dhe merr vendim si deputet, edhe shkon e çon dorën në qeveri, besoni është kriminale. Nuk mundet deputeti që voton në legjislaturë, të votojë edhe në qeveri. Këtij po i zbulohet mashtrimi. Është mashtrues. Po i del mashtrimi. Nuk i ka numrat, prandaj po manovron. Ne i kemi dhënë zgjidhje. I kemi premtuar votë për kandidat konsensualë”, ka deklaruar Haradinaj.
Deliu-Kodra: Përgjegjësia është e Kurtit
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka deklaruar se s’ka vullnet politik për të dalë nga ngërçi institucional, duke thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po t’i kishte votat për Qeveri “do t’i kishte edhe për Kuvend”.
“Përgjegjësia është e tij që t’i hap rrugë dhe varet nga koalicioni që ka fituar numrin më të madh të deputetëve…Po t’i kishte votat do ta shihnim me Haxhiun, e s’mund t’i ketë votat për Qeveri, e jo për Kuvend”, ka deklaruar ajo.
Peci: Opozita s’mund të na imponojë kandidatin
Deputeti i LVV-së, Faton Peci, ka thënë se nuk do të tërhiqen nga propozimi për formimin e komisionit verifikues për votimin në mënyrë të fshehtë të kryeparlamentarit. Ai duke hyrë në objektin e Kuvendit ka thënë se opozita nuk mund të imponojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, partisë fituese të zgjedhjeve.
“Ne kemi reflektuar në forma të ndryshme dhe kemi treguar se jemi të hapur për të diskutuar për opsione dhe partneritete e koalicione. Në anën tjetër, në rast që ju e quani reflektim idenë që opozita me zgjedh kandidatin e partisë fituese atëherë kjo nuk është reflektim por tentativë për me imponu kandidatin”, ka theksuar Peci.
Haxhiu: Përgjegjësia bie mbi opozitën
E propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, deputetja Albulena Haxhiu ka kërkuar nga PDK, LDK, AAK dhe partitë e tjera në Kuvend të reflektojnë për të konstituar Kuvendin e Kosovës.
Haxhiu, ka deklaruar se partia e saj e ka kryer pjesën e vet të përgjegjësisë dhe tash pret reflektim nga opozita.
“Çka do që ka qenë në dorën tonë, ne e kemi bërë. Tani përgjegjësia për tejkalimin e kësaj situate mbetet te opozita. Siç e kam theksuar edhe më herët, shpresojmë që të reflektojnë në mënyrë që të mund ta konstituojmë Kuvendin dhe të ecim përpara në shërbim të qytetarëve”, u shpreh Haxhiu.
Zemaj: Kurti nuk është i interesuar për formimin e institucioneve të reja
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj para vazhdimit të seancës, ka theksuar se Albin Kurti nuk është i interesuar për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.
“Janë deklarata dëshirore të zotit Kurti pa dashur që të përballet me realitetin. Kjo është logjika e Vetëvendosjes: imponimi, diktati ashtu siç funksionojnë brenda partisë së tyre. Mendojnë që duhet edhe subjektet politike t’i nënshtrohen. Kjo është e papranueshme. Nuk jemi për dëshira personale këtu. Jemi për t’u shërbyer qytetarëve dhe për formimin e institucioneve. Nuk ka pritshmëri. Kurti nuk është i interesuar për formimin e institucioneve të reja”, ka theksuar Zemaj.
Bahtiri: Gabim i madh i partive politike që nuk po konstituohet Kuvendi
Para vazhdimit të sotëm të seancës konstituive, deputeti i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri fajësoi partitë e tjera për bllokadën drejt konstituimit të Kuevndit të Kosovës. Çdo herë jemi të gatshëm të bëjmë kompromis që të bëjmë një qeveri të përbashkët. I duhet këtij vendi për të dërguar proceset përpara. Ne të drejtën tonë e shfrytëzojmë. Ne e kemi një kandidate të përgatitut dhe të dëshmuar“, ka theksuar Bahtiri.
“Duhet të shohim një zgjidhje përfundimtare për të bërë Kuvendin. Është një gabim i madh që po bëhet mes partive politike që nuk konstitohet kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje voton për të bërë konstituimin e Kuvendit.
Average Rating