Home » Sport » Sot votohet presidenti i FIFA-s, Kongresi rifillon punimet pas alarmit fals për bombë

Sot votohet presidenti i FIFA-s, Kongresi rifillon punimet pas alarmit fals për bombë

FIFA-1Sot, 209 anëtarët e FIFA-s do të votojnë për presidentin e tyre të ri në kongresin e Cyrihut, në mes të një skandali të madh korrupsioni.

Sepp Blatter, presidenti aktual, po kërkon një mandat të pestë. Konkurrenti i tij i vetëm është Princi Ali bin al-Hussein i Jordanisë.

Votimi vjen dy ditë pasi 7 zyrtarë të lartë të organizmit drejtues të futbollit botëror u arrestuan në Cyrih.

Blatterit iu kërkua të jepte dorëheqjen, por ai ka thënë se nuk është përgjegjës për skandalin dhe është favorit për t’u rizgjedhur president.

“E di se shumë njerëz më mbajnë mua si përgjegjës pas këtyre skandaleve, por pavarësisht se ku mbahet një Botëror, ne ose unë, nuk mund të monitorojmë të gjithë, në çdo kohë. Njerëzit që priren të bëjnë gjëra të palejuara, tentojnë edhe t’i fshehin ato. Por, më takon mua të çojë këtë institucion në rrugën e drejtë dhe të rikthejmë besimin”, është shprehur Blatter.

FIFA-KongresiPolicia zvicerane ka bërë të ditur këtë të premte se kanë nisur hetimet për një kërcënim anonim për bombë në Kongresin e FIFA-s në Zyrih, i cili shkaktoi panik dhe detyroi autoritetet policore të kërkonin për ndonjë mjet shpërthyer në ambientet përreth.

Kërcënimi erdhi përmes një telefonate në një redaksi lajmesh me seli në Zyrih, mëngjesin e së premtes, siç deklaron policia e qytetit të Zyrihut, e cila shton se askush nuk u evakuua nga Kongresi i FIFA-s.

Gjithsesi, pjesëmarrësve në këtë event madhor të futbollit botëror, të cilët kishin marrë një pushim 45-minutësh më herët nga sa ishte planifikuar për të ngrënë drekë, fillimisht iu ndalua të rihynin në auditoriumin ku mbahet kongresi, ndërkohë që oficerët e policisë kërkuan për ndonjë pajisje shpërthyese.

“Pas kërkimeve, rezultoi se nuk kishte asnjë mjet shpërthyes dhe mjediset ishin mëse të sigurta për të vijuar më tej me punimet e kongresit”, tha Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Jerome Valcke, menjëherë pasi nisën punimet e tij.

Pjesëmarrësit në Kongres dhe përfaqësues të medieve u lejuan të hynin në të pas kërkimeve, të pashqetësuar nga ndonjë masë shtesë për sigurinë e tyre.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress