Stefan Zweig pёr Joseph Fouche-nё
Kur nisa ta lexoj kёtё libёr, kisha vetёm ide tё mjegullta pёr kёtё ministёr tё Napoleonit dhe tё regjimeve tё revolucionit francez para tij. Fakti qё e shkruan Stefan Zweig (shkrimtari i njohur austriak i viteve 1920-1930, lindur nё 1881 dhe vdekur nё 1942) e pёrforcoi dёshirёn time dhe nuk u zhgёnjeva. Stili i shkrimtarit ёshtё i pёlqyeshёm pёr lexuesin si nё veprat letrare dhe ato biografike.
Epokat i pjekin brezat shpejt dhe nxjerrin politikanё, ushtarakё, diplomatё, artistё tё shquar. Fouche u bё diplomat dhe politikan nga njё murg i thjeshtё manastiri, ku jepte edhe mёsime tё shkencave. Autori e pёrshkruan atё si aspak simpatik, pa shprehje nё fytyrёn e tij, njeri nё dukje jo pasionant, skajshmёrisht flegmatik, tё mbyllur nё vetvete. Mbase kёto tipare e ndihmuan tё mbijetonte situatat dramatike tё revolucionit tё pёrgjakshёm, t’u shёrbente Konventёs, Direktoratit, Konsullit tё parё dhe Perandorit e mё vonё mbretit.
Duke lexuar pёr Fouche-nё, mund tё kuptosh si zhvillohen ngjarjet jo vetёm nё Francёn e atёhershme, por kudo, se si ngrihen dhe ulen individёt, shtresat shoqёrore, klasat politike, si sillen diktatorёt, udhёheqёsit, puthadorёt e tyre, intrigantёt, njerёzit me dhe pa karakter, dhe si populli mbetet po ai, nё varfёri ose ne shtypje shoqёrore, se si sakrifikohen me qindra mijёra jetё njerёzsh, jo vetёm gjatё pёrplasjeve politike por edhe nё luftёra pa kuptim ose pushtuese.
Historia, thosh njё mendimtar japonez ёshtё “filozofia qё tё mёson me shembulla”.
f.42
Nё fakt, manifesti i parё komunist i kohёs sё re nuk ka qenё manifesti i famshёm komunist i Karl Marksit dhe Aessischa Lanbote ku ishin formuluar kёrkesat mё tё guximshme tё revolucionit francez, por Zhozef Fusheja..
f.44
Duke filluar qё nga paragrafi i tretё, deklarata revolucionare fillon e thotё gjёrat troҫ duke u bёrё hapur manifest komunist (I pari qё ёshtё mjaft i hapur mbas vitit 1793:
“Ҫdo njeri qё ka mё shumё se ҫ’ёshtё e domosdoshme pёr tё jetuar duhet tё detyrohet tё marrё pjesё nё dhёnien e ndihmёs dhe kёto ndihma duhet tё pёrkojnё me kёrkesat e mёdha tё atdheut. E prandaj, ju duhet tё pёrcaktoni nё shkallё tё gjerё, nё mёnyrё revolucionate sa duhet tё japё secili pёr ҫёshtjen e pёrbashkёt. Kёtu nuk ёshtё fjala pёr llogaritje matematikore apo pёr ndonjё metodё tё ndrojtur e tё matur tё cilat pёrdoren zakonisht kur bёhen listat e taksave.. Kjo veprimtari e veҫantё duhet tё pёrkojё me rrethant konkrete. Prandaj veproni gjёrёsisht dhe me guxim, merrni nga secili qytetar ҫdo gjё pёr tё cilёn ai nuk ka nevojё, sepse ҫdo tepricё ёshtё tallje e hapur pёr tё drejtat e popullit. Njё njeri i vetёm mundet qё t’i pёrdorё tepricat vetёm pёr punё tё kёqija. Prandaj lini vetёm tё domosdoshmet se tё gjitha tё tjerat i pёrkasin nё kohё lufte republikёs e ushtrive tё saj.
f.58
Tё gjithё udhёheqёsit nuk e pёlqejnё gjakun, por tё gjitha janё tё detyruar ta derdhin atё.
Demudeni, i ulur te tavolina e tij kёrkon me shkumё nё buzё qё zhirondinёt tё gjykohen, por kur dёgjoi nё sallёn e gjyqit pёr vendimin e dёnimit me vdekje tё njёzete dy personave tё cilёt vetё i kishte dёrguar nё bankёn e tё akuzuarve, ai kёrceu nё kёmbё dhe duke u dridhur e dyllё i zbehtё nё fytyrё doli e vrapoi me dёshpёrim nga salla e gjyqit.
Robespieri qё kishte nёnshkruar me mijёra dekrete fatale, dy vjet para kёsaj, u shpreh nё Asamblenё e popullit kundёr dёnimit me vdekje dhe e quajti luftёn krim…
Dantoni megjithёse ishte krijuesi i gjyqit tё dёnimeve me vdekje thirri nga thellёsia e shpirtit: “Mё mirё tё mё presin kokёn mua nё gijotinё se tё priten kokat e tё tjerёve”.
Edhe Morati qё kёrkonte nё gazetёn e tij treqind mijё koka, pёrpiqej qё tё shpёtonte ҫdo njeri tё veҫantё qё ishte dёnuar me vdekje.
Faji i revolucionarёve francezё ёshtё se ata u dehёn nga era e gjakut dhe shumё budallallёqe me fjalimet e tyre, se ishin radikalё. Ata krijuan njё zhargon tё pёrgjakshёm dhe shihnin kudo tradhёtarё dhe qё duhej tё ekzekutoehshin.
f.81
Fjalimi i 6 majit i Robespierit
Ideja bazё e fjalimit tё kёtij dogmatiku qё u bё idealist mendimtar ishte plot pasione tё sinqerta dhe prirje pёr tё lartёsuar njerёzimin, ishte qё tё ndante besimin nga mosbesimi dhe njёkohёsisht nga bestytnia, tё krijonte njё fe qё lartёsohej nga njёra anё e krishtёrimit, qё u falej ikonave dhe nga ana tjetёr mbi materializmin e pashpirt e mbi ateizmin duke mbajtur nё kёtё mёnyrё njё pozitё tё mesme, pozitё qё ai ishte pёrpjekur ta mbante gjithmonё nё ҫёshtjet ideologjike.
f.157
Mbretёrit nuk i duan ata qё kanё qenё dёshmitarё i turpёrimit tё tyre dhe natyrat despotike nuk i durojnё dot kёshilltarёt tё cilёt janё treguar qoftё edhe njё herё mё tё mёnҫur se ata.
f.164
Ai njeri ( Fusheja) qё kish hartuar tё parin manifest komunist bёhet pasaniku i dytё mё i madh i Francёs dhe pronari mё i madh i tokave nё vend.
f.232
Fusheja- guvernator nё provincёn e Ilirisё
Emri “Iliria” tingёllonte si emёr operete dhe me tё vёrtetё ҫ’ishte ky lloj shteti laraman i qepur sipas marrёveshjes sё fundit “paqёsore” nga copat e Friulisё, Karintisё, Dalmacisё, Istrisё dhe Triestes!
Njё shtet pa njё lidhёse e bashkuese, pa kuptim e qёllim, me qytetin shumё tё vogёl Lajbah si biҫim kryeqyteti, njё shtet dёshtak e pa jetё. pjellё e autokracisё sё dehur dhe diplomacisё miope.
f.257
Fusheaj trёmbte perandorin, u bёnte lajka republikanёve, qetёsonte Francёn, i shkelte sytё Europёs, i buzёqeshte Luigjit XVIII, zhvillonte bisedime nё oborret europiane dhe bёnte lojё politike me zotin Tulejran dhe, me sjelljen e tij, mbante ekuilibrin e pёrgjithshёm. Ky ishte njё rol jashёtzakonisht i vёshtirё, sa i ulёt aq edhe i lartё por sidoqoftё njё rol madhёshtor tё cilit historia as sot nuk i ka kushtuar vёmendjen e duhur. Nuk ishte njё rol fisnik por jo pa dashuri pёr atdheun, njё rol mund tё themi heroik nё tё cilin nёnshtetasi u ngrit deri nё nivelin e sovranit tё tij, kur ministri ia kaloi sundimtarit. Duke luajtur kёtё rol Fusheja, falё dyfytyrёsisё sё tij, u bё arbitёr midis perandorisё, restaurimit dhe lirisё.
Konspektoi Bardhyl Selimi, 22 nёntor 2024
Average Rating