Stoltenberg në bisedë me Vuçiqin: NATO e gatshme të intervenojë nëse ka përkeqësim të situatës në veri të Kosovës
Shefi i NATO-s bisedë me presidentin serb Vuçiq, ia bën të qartë gatishmërinë për ndërhyrje – “NATO është e gatshme të intervenojë bazuar në mandatin e OKB-së, nëse ka përkeqësim të situatës në veri të Kosovës”.

Kjo është porosia e qartë që mori sot Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Është vetë Stoltenberg, i cili njoftoi në rrjetet sociale se ka pasur një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Bisedova me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq rreth tensioneve në veri të Kosovës”, shkruan ai.

“Të gjitha palët duhet të angazhohen me konstruktivitet në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të zgjidhin dallimet përmes diplomacisë”.
Deklarimi i tillë i shefit të NATO-s, vjen një ditë pasi ai pati një komunikim të ngjashëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Bisedova me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it. Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, shkroi Stoltenberg një ditë më parë.
“ Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin”, ka shkruar në twitter, Stoltenberg.

/RTK/
Më shumë storie
Domosdoshmëria historike e rikthimit të toponimit “Dardani”
Eshref Ymeri Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, në mjetet e informimit masiv kanë qarkulluar mendime...
Ndërron jetë miku i Kosovës, ish-kongresisti amerikan Eliot Engell
Ka ndërruar jetë ish-kongresisti amerikan dhe miku i Kosovës, Eliot Engel. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e...
Shqipëria mundet nga Polonia me rezultat 2:1
Kombëtarja e Shqipëria ka pësuar humbje ndaj Polonia dhe kështu e mbyll ëndrrën për një vend në Kampionatin Botëror 2026....
Odiseja e gjuhës poshtëruese të Agim Vincës
Eshref Ymeri Më 06 mars, në njërin nga portalet dardane, ishte botuar artikulli “Vinca: kryqëzata e kalorësit kallp”.Edhe në këtë...
Komisioni Evropian konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Kjo u bë e ditur gjatë debatit...
Mark Rutte: KFOR vazhdon të luajë rol të rëndësishëm për sigurinë në Kosovë
Sekretari i përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, u prit në Shkup me nderime të larta shtetërore nga presidentja e Maqedonia...

Average Rating