Protesta gjithëpopullore e mbajtur dje në qytetin e Bujanocit ishte një tubim , një revolt , kundër diskriminimit që po bëhet kundër neve shqiptarëve të Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës , popullata si shumicë dhe rinia që don të ,
– Studion në gjuhën shqipe ,
– Popullata që kërkon të drejta që na takojn si përdorimin e flamurit dhe simboleve tjera , që në institucione lokale të punësuar të jenë në përpjestim me popullatën që e përbëjm ne shqiptarët .
Po ashtu kërkojm që ne shqiptarët të regjistrohemi ndaras prej atij të organizuar ngaSerbia. Duhet përshëndetur edhe unitetin e të gjithë subjekteve politike , ku këshiltarët komunal shqiptarë të tri Komunavekanfilluar dhe duhet të mos e ndërpresin dhe të marrin vullnetin e popullatës në dorë , si .
Ta ftojnë faktorin politik dhe ushtarak ndërkombëtar që i afroi palët për arritjen dhe ta shqyrtojn , plotësojn apo ta shpallin si të pavlerë Marrëveshjen e Konçulit , vitin e ardhshëm me rastin një zetë vjetorit nga Referendumi i mbajtur më 1 e 2 mars 1992 të organizohet një manifestim i përkujtimit dhe që ne popullata jemi për realizimi në praktikë .
Ju bëjmë apel të gjithë shoqatave që veprojn në dhe për krahinën e mbetur padrejtësisht nën admnistrimin e serbisë kudo që veprojn së bashku ta bëjnë mundin dhe njerëzit të afrohen në të mirë të mbrojtjes të drejtave duke njoftuar , sensibilizuar dhe alarmuar opinionin botëror për diskriminimin që po na bëhet neve shqiptarëve të ksaj krahinës son .
Ne kemi kërkuar që shqiptarëve të Komunës së Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës të hapin një zyrë ndërlidhëse në Prishtinë kjo duhet të hapet që sivjet . Një zyrë ndërlidhëse për ne shqiptarët e mbetur nënë admnistrimin e Serbisë po ashtu duhet të hapet edhe në Tiranë , vendosja e shtatoresë së heroit tonë kombëtarë në qendër të Bujanocit .
I përkujtojm opinionit të gjërë pasi Vojvodina ka hapur një zyrë në Bruksel pse mos ta hapim edhe për këtë Krahinë së bashku me Rajonin e Sangjakut dhe Komunitetin jo të vogël Bullgarët e serbisë . Për ne Shqiptarët e ksaj Krahine , serbia duhet të hap një universitet publik në gjuhën shqipe , të ndërtoj banesa banimi për kthimin e të zhvendosurve shqiptarë , të ndërton një spital të përgjidhshëm të karakterit rajonal në Medevegjë , Preshevë apo Bujanoc . Të investon në infastrukturë e jo të ngritë baza ushtarake si Cepotini , Malësi të Bujanocit në Karadak të Preshevës dhe pjesë të Medvegjës .
Kërkojm dhe presim që protesta , tubime dhe manifetime mos të mbahen jo vetëm në Bujanoc e Preshevës por këso paknaqësi të shprehen , organizohen edhe në qytetin e Medvegjës pasi gjendja dhe shkelja e të drejtave , apo thënë më shkurtë diskriminimi më i madhë është duke u bërë pikërisht në Medvegjë . Arsenali ushtarak të zhvendoset nga ky Rajon , pasi kjo zonë është shëndrruar në një poligon të vërtet ushtarak .Të krijohen kushte për kthimin e të gjithë të zhvendosurve , të ketë investime dhe të ndalet lëshimi i trojeve të parëve tan që po ia mësyjn botës .
Autori është Prof . Ekonomisë dhe publicist i pavarur nga Bujanoci .
Shkruan : Refik HASANI
14.09.2011
Protesta e djeshme e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duhet të zgjojë nga gjumi ndërgjegjen, jo vetëm të kinse politikëbërsëve në mbarë hapësirën kombëtare shqiptare, por edhe të mujsharëve ndërkombëtar, që të sa më parë të ndërmarrin veprimet e duhura (sa nuk është bërë vonë), për korrigjimin e padrejtësisë historike që është bërë ndaj popullatës së këtyre trojeve , duke e ndarë dhunshëm nga Kosova, me një vendim arbitrar të “Skupštinës” së ish Republikës “Popullore” të Serbisë, pakë kohë pas përfundimit të LDB.
More qka jenii bo ju te Manches spi kqyrni punt e juja po ta hlulkat ncnc O Nani kap kqyr me fitu naj titull personal per veti ,mos kqyr me ju bo mire tjerve se qeshtu po ngulna!