Home » Lajme » Studentja ndjehet shume e demoralizuar per polemikat rreth mirenjohjes dhënë studenti ferizajas, Nuhi Çerkini nga ana e kryetarit të Ferizajt z. Svarqa

Studentja ndjehet shume e demoralizuar per polemikat rreth mirenjohjes dhënë studenti ferizajas, Nuhi Çerkini nga ana e kryetarit të Ferizajt z. Svarqa

Duke ju referuar temes se djeshme te kryetarit te Ferizaj z. Muharrem Svarqa une si studente e fakultetit Ekonomik ndjehem shume e demoralizuar pasi qe po behen dallime partiake te studenteve dhe vetem ata te cilet kan lidhje me qeveritaret po gjejn mbeshtetje ne institucione.
Me dt. 10.02.2015, (E premte) , kryetari i Ferizajt z.Muharrem Svarqa ka nderuar me Mirnjeohje studentin Nuhi Cerkini nga Ferizaj ne shenje “respekti” per punen e tij gjate studimeve dhe notes se tij mesatare.
Artikulli i plote:
LogoMirënjohje studentit të dhjetësheve – 02 tetor 2015

Svarca mirnjoje studentitStudenti ferizajas i shkencave ekonomike, Nuhi Çerkini, është nderuar me mirënjohje të premten nga kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, në shenjë respekti për punën e tij të suksesshme gjatë studimeve në Universitetin e Prishtinës.

Në motivacionin e lexuar me këtë rast është thënë se Nuhiu, studimet në Fakultetin Ekonomik, i ka kryer me notën mesatare 10, sukses ky i arritur falë punës dhe përkushtimit të treguar gjatë studimeve. Me këtë rast kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se vetë fakti se Nuhiu e ka përfunduar fakultetin me këtë notë mesatare e ka shtyrë atë dhe  kabinetin e tij që ta ndajë këtë mirënjohje për rezultatet në fushën e arsimit.

“Meqë jem në  fillim të vitit të ri akademik, ne kemi dashur ta nxjerrim një nga studentet i cili ka përfunduar me notë maksimale  studimet si dhe punimin e diplomës me 10.00, që është një ndër rastet e rralla edhe në kuadër të këtij fakulteti që nga themelimi i tij. Në bazë të njohurive të mia nuk di që në komunën e Ferizajt ka pasur ndonjë që në këtë fakultet të diplomoj dikush me ketë not mesatare”, ka thënë Svarqa.
Për më tepër u bë  e ditur se ky i ri ferizajas ka diplomuar në drejtimin e kontabilitetit, ndërsa është thënë se komuna është e interesuar që t’i hulumtoj këto raste me këto rezultate.
“Unë dëshiroj  që të gjithë atyre që kanë filluar studimet në këtë vit që t’ju prezantoj këtë model dhe që të gjithë ta marrin si model të një studenti të shkëlqyeshëm , të dalluar dhe që natyrisht përmes tij të  punojmë në kultivimin e vlerave të dijës meqë  edhe qyteti i Ferizajt është shndërruar në një qytet të dijes përmes Universitetit Publik të Shkencave Aplikative, i cili këtë vit ka filluar për herë të parë  vitin akademik në këtë cilësi”, ka nënvizuar kryetari Muharrem Svarqa.
Në anën tjetër i sapo diplomuari, Nuhi Çerkini, e ka falënderuar kryetarin për këtë mirënjohje duke thënë se këtë e ka arritur falë punës së tij, ndihmesës së familjes dhe shokëve.
” I falënderoi të gjithë  ata që më kanë ndihmuar gjatë ecjes sime, kjo mirënjohje është një pasqyrim për të gjithë studentet e Ferizajt për punën e tyre të palodhshme”, ka thënë Çerkini, i cili ka adresuar edhe një porosi për prindërit që sa më shumë t’i mbështesin fëmijët e tyre drejtë sukseseve që janë të arritshme. Ky i ri nuk e ka fshehur faktin se gjatë studimeve ka pasur edhe sfida, të cilat sipas tij janë përballuar falë punës që ka bërë dhe përkrahjes që ka pasur nga familja dhe shokët. I pyetur për planet e tija, Nuhiu, ka thënë se do t’i përkushtohet me tërë qenien e tij lëmit të auditimit, ndërsa nuk e ka përjashtuar edhe politikën si opcion.

—————————————————————————————————

1. ” Muharrem Svarqa, ka thënë se vetë fakti se Nuhiu e ka përfunduar fakultetin me këtë notë mesatare e ka shtyrë atë dhe  kabinetin e tij që ta ndajë këtë mirënjohje për rezultatet në fushën e arsimit. “
2. “Meqë jem në  fillim të vitit të ri akademik, ne kemi dashur ta nxjerrim një nga studentet i cili ka përfunduar me notë maksimale  studimet si dhe punimin e diplomës me 10.00, që është një ndër rastet e rralla edhe në kuadër të këtij fakulteti që nga themelimi i tij. Në bazë të njohurive të mia nuk di që në komunën e Ferizajt ka pasur ndonjë që në këtë fakultet të diplomoj dikush me ketë not mesatare”, ka thënë Svarqa.
—-
1. Muharrem Svarqa me kabinetin e tij nuk duhet te beje dallim partiake e SIDOMOS ne studenta , ku dihet se Nuhi Cerkini te cilit ju eshte ndare mirenjohja eshte djali i Muhamet Cerkini – njeherit Sekretar i Lidhjes Demokratike ne Ferizaj si dhe Asambleist ne Komunen e Ferizaj. 
2. Ju z. Svarqa sikur donit te nxjerrni nje nga stuendetet i cili ka perfunduar me note maksimale studimet dhe punimin e diplomes me noten 10.00 , kishte edhe studente te tjere me keto kritere, ku Ferizaj gjitha vitet e fundit  ka pasur dhe ka me shume se 1 student ne vite me kete note mestare, mire po ne baze njohurive te juaja ju po tregohuni shume i pa interesuar ne kete drejtim pasi qe Sekratari i Deges se juaj ka intervenuar ne djalin e tij per kete mirenjohje.
Jo vetem ne kete mirenjohje z.Muhamet Cerkini ka gjithashtu lidhjet e tij partiake edhe ne Universitet mirepo ajo qe na brengos eshte qe koleget e tjere Ferizaj mos te i demoralizojm shkaku i lidhjeve te juaja te aferta.
Ketu shihen dy koleg te cilet z.Svarqa eshte dashur te mendoj edhe per ta per te i motivuar drejt arritjeve te tyre mirepo fatekeqsisht Gresa dhe Diellza nuk i kishin prinderit sikurse Nuhiu edhe pse nga nota mesatare jane po te njejt sikurse ai.
Shpresoj ne mirekuptimin e mediave,  STUDENTET JEMI LODHUR NGA PARTIT !!
Me Respekt,
Bleranda – Studente e Fakulltit Ekonomik UP

 

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch