Home » Histori, Lajme » Studiusi suedez Johan Tunman për historinë dhe gjuhën shqipe

Studiusi suedez Johan Tunman për historinë dhe gjuhën shqipe

Nga XHAVIT ÇITAKU
Falë punës dhe përkushtimit të madh të suedezit Ullmar Cvick, albanolog, dhe Hamit Gurgurit, anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Suedisë, lexuesi shqiptar dhe ai suedez kanë mundësi të mirë për të mësuar më shumë për historinë dhe gjuhën shqiptare nga libri i Johan Tunmanit, i shkruar në shekullin e XVII. Punimin shkencor për çështjen shqiptare dhe prejardhjen e shqiptarëve nga Iliriët, e ka përkthyer Hamit Gurguri, ndërsa redaktor i librit është Ullmar Cvick. Për shkak të pengesave që ka hasur studiusi sudez Tunman, shumë fakte kanë mbetur në rrefime spekulative të zaptuesve të tokave shqiptare, të cilave ai nuk iu beson, mirëpo ai nga materiali i hulumtuar e grumbulluar për atë kohë, me bindje të plotë konstaton, pa medyshje, se Ilirët dhe pasardhësit e tyre shqiptarët janë popull autokton dhe popull ndër më të vjetrit të lashtësisë në Evropë.

Johan Tunman ishte doktor i Retorikës dhe Filozofisë
Kush ishte studiusi i spikatur , i cili shprehu interesimin e tij për historinë dhe gjuhën shqipe qysh në shekullin e XVII. Ky është Johan Tunman, i cili ka lindur në vitin 1746 dhe jetoj vetëm 32 vjet për shkak se nuk mundi të përballoj vuajtjet që kishte pasur dhe sëmundjen e rëndë që e kishte kapluar. Studimet i kreu në Univeristetin e parë suedez në Uppsala dhe në Grejswald të Gjermanisë. Në vitin 1772 ai u zgjodh profesor i Retorikës dhe Filozofisë në Universitetin e Halles në Gjermani, ndërsa disertacionin e doktorates e kreu në Lajpcig në vitin 1974.Ai botoi librinë, punimin shkencor “ Për historinë dhe gjuhën e shqiptarëve”, i cili ishte studimi më e hershëm për shqiptarët, të cilët në atë kohë nuk ishin mirë të njohur në Evropë.
Grekët flisnin të njëjtën gjuhë dhe kishin të njëjtat zakone sikurse shqiptarët
Në fillim të punimit të tij shkencor ky studius suedez thekson se ai dëshiron të shpjegoj me fakte historinë për shqiptarët dhe vendin ku ata jetojnë. Ata janë pasardhës të Ilirëve të lashtë, ndërsa fqinjët e tyre, vllahët, janë fëmijë të trakasve. Njërëzit që jetojnë midis detit Jon e Maqedonisë, në mes të Malit të Zi e Neo Castra, buzë lumit Evinos e flasin shqip, nuk mbanin gjithmonë emrin shqiptar. Ata dikur ishin një popull i vogël që jetonte në grupe nëpër vise të Maqedonisë, Ilirisë, në mes të lumenjëve Drini dhe Semani. Ptolemeu është i vetmi autor i lashtë i cili iu referohet atyre dhe kryeqytetit të tyre Albanopolis. Ata jetuan në një terren malor, duke mbajtur kështu në vete emrin e tyre përkundër revolucioneve që i përshkonin popujt fqinj. Ata mbetën mbrenda këtyre kufijve të ngusht, që në shekujt e fundit permenden edhe nga autorët bizantin në korrespondencën e tyre me Papën. Në vitin 1250, Pulati ( Pult} dhe Kunavia ( Martaneshi sot} nuk u përfshinë në zonë të quajtur Albania. Por menjëherë pas kësaj, termi përhapet e do të përdorët për ta dhe në zonat e tjera veriore. Në vitin 1254 Kroja ( Kruja} quhej tashmë qytet shqiptar. Në vitin 1273 Albania shtrihej në Durrazo ( Durrës, në vitin 1340 edhe në Kanin dhe Beligrad ( Berat} dhe nga viti 1340 permes Akarmanisë ( buzë detit Jon} deri në lumin Akelos. Në vitin 1357, Jovan Kantakuzeni ( 1291- 1383} shkroi se shqiptarët ishin fqinj të tyre në Thesali, që banonin në zonat malore. Pastaj ata u zgjeruan, pushtuan e zunë Akarnaninë, Atolinë, Thesalinë, e gati pjesën më të madhe të Maqedonisë dhe Peloponezit, përfshirë disa pjesë të Detit Egje dhe Detit Jon. Kalkokondiloti, mund të ishte informuar dobët, por të paktën e dinte që atdheu i këtyre njerëzve ishte zona e Durrësit . Njerëzit e përdornin këtë emër e identifikoheshin me të, grekët, që të parët erdhën në kontakt me shqiptarët aktual, si një popullsi e pavarur, njerëz luftarak e të gatshëm për pushtime, përdornin këtë emërtim për t’iu referuar banorëve në përgjithësi të zonave malore në Greqi, Iliri dhe Epir. Ata përdorin të njëjtën gjuhë, kishin të njëjtat zakone si shqiptarët dhe me ta i vërshuan rrafëshirat dhe vendbanimet atje, duke i marrë ato nga grekët.
Kombet tjera në Evropë ndoqën shembullin e grekëve. Vetëm turqit i quajnë Arnaut. Ata e krijuan këtë emër nga fjala Arianit, emri i Princit të fundit të Shqipërisë së Jugut, kur pushtuan këtë pjesë të vendit pas vdekjes së tij ni vitin 1740. Lidhur me emrin shqiptar, Tunman nuk deshironte të spekuloj, sepse nuk mund të gjente fakte të besueshme se prej nga rrjedh ky emër i këtij kombi. Megjithatë, me dyshime përmend fshatin Sipjaos, banorë rreth malit Ceraunian. Por ky emërtim mund të rrjedh edhe nga emr i familjes se famshme Spata ( Shpata}, që zotëronte pjesën më të madhe të Shqipërisë në fund të shekullit të XIV.
Po kush janë këta skipatar, apo këta shqiptarë?
Tunman më të tej vazhdon: Askush nuk ka pretenduar të dijë një gjë të besueshme ose të provojë diçka lidhur me ta, apo një gjë tjetër përtej sferës së spekulimeve. Ngjashmëria e emrit i bëri disa vëzhgues të shohin parardhësit e tyre në Kaukaz dhe Detin Kaspik. Të tjerët thoshin kanë prejardhje nga Kalabria. Disa menduan se ishin sllav. Disa shkuan aq larg sa pretenduan se ata kishin ardhur në këtë rajon në shekullin e shtatë. Në kohën e Kalkokondilasit, shumë i konsideruan ata si Ilirë të vërtetë, por ai nuk u pajtua me ta, sepse preferoi t’i shihte si sllavë në bregdetin Jon duke përfunduar se këto ishin vetëm çështje spekulimesh.
“ Unë nuk gjeta asnjë gjurmë emigrimi në historinë e shqiptarëve. Megjithatë, gjuha e tyre ka lënë gjurmë të tilla të fatit të këtij populli, për çka unë nuk mund të bëj asgjë pos të shoh në ta fqinjët e grekëve dhe qytetarët e Romës Antike. Këto dy fakte tok tregojnë ilirët e lashtë si dhe origjinën e tyre. Shqiptarët janë po aq jo- sllav sa edhe finlandezët, dhe si këta të fundit, shqiptarët kanë huazuar disa fjalë sllave në gjuhën e tyre, të cilat, megjithatë, mund të nxirren vetëm nga se ishin fqinjë të sllavëve, duke filluar nga shekulli i shtatë. Përveç kësaj, ata janë një popull më vete, që, nga njëra anë, kanë qenë evropian për një kohë aq të gjatë, por të cilët dukët se patën më pak lidhje me popujt e tjerë në Evropë sesa që këta të fundit bëjnë mes vete”.
Njerëzit e parë të njohur nga historia në këtë rajon janë Ilirët, një komb i madh dhe i fuqishëm që jetonte buzë detit Adriatik, nga lumi Po deri në gjirin e Ambrakisë dhe në veri deri në Danub. Straboni, beson se ky popull u përhap në Perendim në Liqenin e Konstancës, permes Norciumit dhe Vendelicisë ( Italia e sotme Veriore}. Ai gjithashtu pretendon se Panonët erdhën nga ky popull. Apiani, thekson qartë se panonët ishin Ilirë. Istrianët, Japodët,Dalmatët, Liburnët, Dardanet, Ardianet, Autariatët, me ca fjalë, të gjithë njerëzit të zbrisnin nga Bjeshkë e Ceraunianit e tutje , konsideroheshin si Ilirë. Por ata banonin në shtrirje të gjerë të Maqedonisë, Epirit dhe Thesalisë. Vetëm një pjesë e vogël e Maqedonisë ishte e banuar nga grekët. Masa e popullsisë ishte ilirike dhe trake
Si erdhi deri tek interesimi i Tunmanit për shqiptarët?
Si u bë që suedezi Tunman të interesohet për çështjen, që deri atëherë ishte goxha e panjohur, prejardhja e shqiptarëve? Duhet cekur faktin se qysh atëherë Universiteti i Halles me një bibliotekë të pasur tërhiqte studentë dhe hulumtues nga e gjithë Evropa. Në mesin e tyre, aty studionte edhe shqiptari Konstantin Xhehani, i cili erdhi në këtë vatër të dijes akademike në vitin 1700 nga qyteti aq i lulëzuar i Shqipërisë së Jugut, Voskopojë, ku për kohën dhe për hapësirën, aty u zhvillua një jetë jashëzakonisht e begatshme kulturore. Pasi u takuan disa herë dhe filluan të shoqëroheshin, Xhehani ia dhuroi Tunmanit një fjalor të Teodor Kavaliotit : shqip, vllahisht, greqisht, botuar në Venedik në vitin 1770. Kavalioti ishte mësimdhënës në Akademinë e Voskopojës, një vend diturie ku shqiptarët dhe grekët studionin bashkë. Fjalori i Konstantinit përmbante 1170 fjalë dhe ky fjalor përbënë themelin për studimet shqiptaro- vllahe për Tunmanin. Po ashtu ai pati ndihmë të madhe nga Xhehani edhe nga përvoja dhe dituritë e tij të fituara gjatë studimeve në Lejden e Kembrixh. Tunman ia bashkangjiti fjalorin veprës së tij të madhe duke e pasuruar edhe më shumë edhe me përkthimin në latinisht.
Kombi shqiptar i përket banorëve më të lashtë të Evropës
Pas përfundimit të punimit të tij shkencor, Tunman shprehet: “ Kjo është gjithçka që unë desha me këtë rast të paraqes për shqiptarët. Në fakt, ky është një fragment, dhe jo shumë i lidhur. Por ky nuk ishte faji i im. Por për shkak të mungesës së shënimeve e dokumenteve, të cilat i ka penguar ndokush deri me tani për t’u shkruar historia e shqiptarëve në tërësi. Unë preka dhe u përqendrova vetëm në periudhat më të famshme dhe e ndërpreva në kohën kur historia e tyre filloi të bëhej më interesante.
Nuk ishte qëllimi i im të shkruaj një histori të plotë. Unë u përpoça vetëm të ndriqoj origjinën e shqiptarëve për të treguar nga një numër i fakteve të paraqitura në mënyrë kronologjike, për të hequr sado pak errësirën, konfuzionin dhe spekulimet e guximshme të cilat kanë mbizotëruar, për ta bërë më të njohur këtë komb përgjatë historisë së tij, një komb që i përket banorëve më të lashtë të Evropës dhe të cilët, përkundër invazioneve të grekëve, romakëve, gotëve, sllavëve, francezëve, italianëve dhe turqëve, megjithatë ata arritën të mbijetojnë”. “ Unë në historinë e shqiptarëve nuk e gjeta as një gjurmë të një emigrimi të vonshëm: gjuha e tyre na ka dhënë aso të dhënash e dëshmi për bastin e popullit, që unë nuk mund të mohoj se janë fqinjët e grekëve dhe shtetas të Romës antike. E në të dy rastet janë në përputhje me ilirët”, thotë në punimin e tij shkencor Tunman.
Historia e të mundurëve shpesh mbetët faqe e pashkruar
Hamit Gërguri e vërejti rëndësinë e madhe të veprës së Tunmanit që ajo të jetë tashmë e njohur edhe në atdheun e tij. Ai bëri përkthimin në gjuën shqipe dhe suedeze, por Ullmar Cvick bëri një punë të çmueshme të redakturës të versionit suedisht, që teksti të jetë sa më i kuptueshëm edhe për lexuesit suedezë.
Rreth këtij libri me rëndësi për kohën në të cilën është shkruar, redaktori i librit Ullmar Cvick Shkruan: “Tunmani nuk shkruajti për njerëzit e rëndomtë, por për të dituritë, për ata që duhej të kishin dituri paraprake.Tutje, ai thotë, se lexuesi do të has në disa fjalë të panjohura, parasegjithash për fiset dhe popujt që jetuan në Ballkan gjatë lashtësisë. Dhe, mu kjo të jep të kuptosh se sa e komplikuar është historia e Ballkanit. Jo vetëm të gjith ato luftëra, zaptime, dëbime popujsh, por po ashtu gënjështrat e zaptuesve për të zmadhuar historinë e tyre, të cilat na habisin ne hulumtuesve të mëvonshëm për këtë pjesë të botës me historinë e tyre. J. Tunmani bëri përpjekje të mëdha të shpjegonte ngjarjet, por ne kurrë nuk mund t’i kuptojmë ato në tërësi.
Historia e të mundurëve shpesh mbetët faqe e pashkruar. Por është me rëndësi që ai sqaron për Ilirët e pasardhësitë e tyre, shqiptarët, po ashtu edhe për vllahët dhe atdheun e tyre të vërtetë në Ballkan. Historianët sllavë mohojnë të vërtetën dhe shtirën konse serbët dhe kroatët janë popujt e lashtë të Ballkanit. Një gënjështër politike me prostuticion shkencor! Të kuptojmë se ishin vuajtjet e papërshkruara nëpër të cilat kaluan këta popuj. – Diç që nuk dukët janë vrushkuj gjaku nga fiset, sunduesit, luftërat dhe kryengritjet, aleancat dhe tradhëtitë, fitoret dhe disfatat, vëren në këtë libër alabanologu Ullmar Cvick”.
Shkenca moderne albanologjike e pranon se tezat e Tunmanit kryesisht qendrojnë mirë krahas me hulumtimet bashkëhore.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch