Suedia dërgon automjete luftarake në Ukrainë që shpëtojnë jetë
Nga XHAVIT ÇITAKU
Kryeministri Ulf Kristersson i dorëzoi presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyj marrëveshjen më të madhe të bashkëpunimit dypalësh që Suedia ka pasur ndonjëherë, kur të dy këta burrshtetas u takuan në Harpsund të këtij shteti skandinav. Kristersson e filloi konferencën për shtyp në Harpsund duke dënuar sulmin e Rusisë në Chernihiv, 15 milje në veri të Kievit, i cili ndodhi disa orë më parë. – ”Është një sulm brutal që ne e dënojmë”, thotë Kristersson.
“Është një nder i madh për mua që jam në Suedi dhe dua të falënderoj popullin suedez, vendin tuaj dhe liderët tuaj për mbështetjen tuaj për Ukrainën, tha Zelenskyy gjatë konferencës për shtyp.
Kryeministri suedez Ulf Kristersson dorëzoi gjithashtu marrëveshjen më të madhe të bashkëpunimit dypalësh që Suedia ka pasur ndonjëherë, e cila përfshin dërgesat e automjetit luftarak CV-90. – CV90 që shpëtojnë jetë, për të cilat preidenti ukrainas thotë se ky shtet ka nevojë për më shumë nga këto automjete. Për këtë ndihmë të rëndësishme ai u shpreh se ndihet shumë mirënjohës dhe se kjo maarëveshje është një hap i madh përpara, thotë Volodymyr Zelenskyy. Ukraina gjithashtu bëri thirrje për të marrë avionë suedez “Gripen” dhe iu drejtua Kristerssonit me këto fjalë. – “Gripen është krenaria e Suedisë. Një krenari e tillë mund të ndahet me Ukrainën. Ne jemi duke punuar për të”. – ”Nesër do të kem negociata me vende të tjera që na mbështesin për të dorëzuar pajisjet e nevojshme për të fituar këtë luftë”, përfundoi ai.
Më shumë storie
Duket sikur më shpejt do “zgjidhet” kriza në Lindjen e Mesme se sa do të zgjidhet kriza e Presidentit të Kosovës
Nga Skënder Sadri KAPITI. Ka kohë që Kosova vazhdimisht është në krizë politike për zgjedhjen e Presidentit.Janë bërë shumë propozime e...
Kur duart e mjeshtrit i japin zë traditës
Nga XHAVIT ÇITAKU Mjeshtri Cenë Bajraktari – duart që i japin jetë traditës Në këtë fotografi nuk shohim vetëm instrumente...
Ndahet nga jeta Dr. Daut Dauti
Të dashur familjarë të Dr. Daut Dautit, Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Daut...
PASIVIZIMI I ADRESAVE NË KRAHINËN E PRESHEVËS, MEDVEGJËS DHE BUJANOCIT
Hulumtim mbi efektet administrative, demografike, politike dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve etnikë dhe autoktonë në Serbi Shkruan: Refik HASANI Pasivizimi, fshirja...
Adem Jashari simbol i shqiptarizmit dhe unitetit kombëtar
Nga Skënder Sadri KAPITI Ajo se cfarë më nxiti për t’a shkruar këtë shkrim është fakti se sot si në Shqipëri...
Hasan Prishtina dhe Adem Jashari dy personalitetet më të mëdha, simbole të sakrificës, unitetit dhe bashkimit kombëtar
Nga Skënder Sadri KAPITI Triumfi i Kombit realizohet nga forca dhe uniteti i antarëve të tij PERSONALITETET MË TË LARTA TË NJË...

Average Rating