Home » Lajme » Sylë Hoxha: jo të gjithë personat e dyshuar janë arrestuar në aksionin e sotëm të Policisë

Sylë Hoxha: jo të gjithë personat e dyshuar janë arrestuar në aksionin e sotëm të Policisë

Prokurori Sylë Hoxha ka thënë se jo të gjithë personat e dyshuar janë arrestuar në aksionin e sotëm të Policisë, por ai ka thënë se pret që të arrestohen edhe ata.

Hoxha ka folur të martën në “Imazh” te RTK.  

“Për fat të keq jo të gjithë janë arrestuar, por ne e vlerësojmë si sukses, duke pasur parasysh numrin e madhj të dyshuarve dhe pjesën ku është dashur të veprojnë Polica sot. Por presim, nuk heqim dorë, edhe për personat që sot Policia nuk i ka hasur”, ka thënë ai.

“Operacioni i Policisë ka përfunduar, përndryshe hetimet vazhdojnë. Hetuesit e këtij rasti vazhdojnë me grumbullimin e provave. Hetimet janë në vlugun më të madh. Tash e kemi më të lehtë, sepse jemi në një fazë më përfundimtare, më afër realitetit”.

Ndërkaq Miradije Kelmendi, kryeshefe e Inspektoriatit Policor, ka thënë se veprimi I sotëm nuk është I drejtuar vetëm ndaj një komuniteti etnik.

“Bastisjet janë kryer në disa lokacione dhe jo vetëm në katër komuna të Kosovës. Kemi të arrestuar njëmbëdhjetë zyrtarë policore të nacionalitetit serbë, katër boshnjakë dhe katër shqiptarë”, ka theksuar ajo.

IMAZH – 28.05.2019

IMAZH – AKSIONI I POLICISË NË VERI TË MITROVICËS

Posted by RTK on Tuesday, May 28, 2019

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch