Tahir Z.BERISHA, Mësuesi që hapi shkollën Shqipe në Zarbicë, në vitin 1946

Read Time:2 Minute, 22 Second

-Në vitin 1946,në fshatin Zarbicë të Bujanocit, Tahir Z.BERISHA,caktohet Mësues i parë për hapjen e shkollës Shqipe në Zarbicë.

***

-Me të djegur objekti i shkollës fillore ,,Skënderbeu’’, në Zarbicë, Tahir Z.BERISHA, me të kuptuar Veterani i arsim Shqip, më datën 2 korrik 1993, viziton Nxënësit dhe gjithë përsonelin e kësaj shkolle, duke i inkurajuar. 

Në këtë vizitë edhe promovoi veprën ,,Trojet që nuk shuhen”, dhe kështu dëshmoi në formën më simbolike se këto troje të hapësirës etnike shqiptare të skajshme nuk do të shuhen. 

Po ashtu, në shtypin e kohës bëri apel për grumbullimin e ndihmave për ndërtimin ë objektit të ri shkollor, ku me propozimin dhe autorizimin e këshillit shkollorë të Zarbicës dhe në Prishtinë e formoi një këshill për grumbullimin e ndihmave.

***

-Me rastin e mbajtjes së Takimeve të Vendlindjes ,,MALËSIA E BUJANOCIT 2009″,Pishtari i arsimit Shqip Tahir Z.BERISHA, merrë pjesë në këto takime në moshën 81 vjeçare. 

Kontributi, jo vetëm duke arsimuar fëmijët e kësaj ane, por edhe ka shkruar e publikuar në shypin e kohës për mikëpritjen e këtyre banorëve. 

Tahir Z.BERISHA, Mësues i parë që hapi shkollën e parë në gjuhën Shqipe në Zarbicë,veçmas në tubimin e 26 korrikut 2009, ishte tepër e shënuar dhe do të mbetët në kujtesën tonë si një ngjarje me rëndësi për Malësinë tonë.

Kjo vizitë e veteranit të arsimit Tahir Z.BERISHA, u shenua në media të shkruara dhe elektronike në gjithë hapsirën ton,masa e tubuar me rastin e këtyre takimeve. 

Malësorët vërtetë i organizuan një pritje madhështore, sepse e ka merituar me plotë kuptimin e fjalës. 

Në këtë rast shprehën konsideratën më të lartë për mësuesin, drejtorin e shkollës, inspektorin dhe kryeinspektor i arsimit të Kosovës, veteranin e arsimit Shqip, publicistin dhe krijuesin e shumë veprave  Tahir Z.BERISHA, që hapi shkollën për mësim në Gjuhën Shqipe në Zarbicë në vitin 1946.

Lavdi jetës dhe veprës së tij.

Zarbica dhe Malësia e Bujanocit, shprehi falenderimin dhe ju është tepër mirënjohës për jetë e mot!

Shkrime lidhur me hapjen e shkollës Shqipe në Zarbicë, kontributin për grumbullimin e ndihmave për ri-ndërtimin e objektit të shkollës fillore ,,Skënderbeu’’, në Zarbicë, promovimin e veprës ,,Trojet që nuk shuhen”, si dhe pamje e shkrime nga punime në publicistik e vepra  për arsimin Shqip, më gjërsisht i gjeni në vegzën si në vazhdim:

http://tahirzberisha.blogspot.com/2009/07/ne-zarbice-pas-63-vjetesh.html

Mirënjohjen e ndarë veteranit të arsimit Tahir Z.Berisha, më datën 26.07.2009,në emër të Këshillit Organizativ të Takimeve të Vendlindjes ,,Malësia e Bujanocit 2009″, dhe në emër të Lëvizjes për Kthim dhe Integrim ,,Guri i Zi”, ballina e revistës ,,PERSPEKTIVA’’ , nga Lugina e Preshevës , viti IV, me nr.145, të datës 03.08.2009, ia dorëzon Refik Hasani, nga Zarbica.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post “Vatra” në Amerikë: Kryetari Elmi Berisha dhe dr. Pashko Camaj, dhuruan 1.000 USD për “Kuvendin e Madh të Ulqinit”
Next post KDI: Albin Kurti të raportojë në Kuvend për dialogun