Home » Lajme, Vendore » TAKIM HISTORIK MES REPUBLIKANËVE TË KOSOVËS DHE TË SERBISË

TAKIM HISTORIK MES REPUBLIKANËVE TË KOSOVËS DHE TË SERBISË

PR vizita ne BgTë enjten e 10 dhjetorit, pikërisht, në ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, në Beograd, u zhvilluar një takim në mes të republikanëve të dy shteteve fqinje, atë të Kosovës dhe të Serbisë.

 

Partia Republikane e Serbisë ishte nikoqire e këtij takimi të përbashkët, i cili sipas liderit të saj Nikolla Sandulloviq, u vlerësua lart si një ngjarje e shënuar historike për republikanët e këtyre dy vendeve dhe më gjerë në Ballkan.

 

Kryetari i republikaneve të Serbisë, Nikolla Sandulloviq, falënderoi republikanët e Kosovës, të cilët pozitivisht iu përgjigjën ftesës për një bashkëpunim të përbashkët, i cili kishte karakter njoftimi për platformat politike të këtyre subjekteve dhe vizionet, që kanë ato për të ardhmet politike të këtyre dy shteteve fqinje.

 

Gjatë diskutimit të tij, z. Sandulloviq, i njohur për disa atentate të kryera ndaj tij nga rrymat ultranacionaliste serbe dhe ish bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit të vrarë Zoran Gjinxhiq, theksoi se me ardhjen në pushtet të republikanëve do të ngrisin ura bashkëpunimi politik dhe ekonomik mes dy shteteve fqinje, duke respektuar sovranitetin ndërshtetëror dhe duke ngritur në nivele të larta statusin e pakicave kombëtare edhe atë sipas standardeve ndërkombëtare.

 

“Ne, republikanët do t’i japim të drejta të barabarta shqiptarëve, që jetojnë në Serbi, ashtu siç i kanë serbët në Kosovë”, u shpreh z. Sandulloviq.

 

Drejtuesit e Partisë Republikane të Kosovës, me në krye udhëheqësin e saj Faton Kurti dhe Selver Xhelili, gjatë këtij takimi shprehën gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit me republikanët e Serbisë, duke përshëndetur kyçjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në këtë subjekt krahas komunitetit hungarez, boshnjak, kroat, malazes etj.

 

Udhëheqësi i Partisë Republikane të Kosovës, z. Faton Kurti, në fjalimin e tij u fokusua në bashkëpunimin e  subjektit që drejton me Partinë Republikane të Serbisë, pa përjashtuar republikanët e Shqipërisë, si shtete fqinje, dhe të gjitha partitë si motra të vendeve tjera në rajon e më gjerë, duke i harmonizuar planet e përbashkëta, në interes të shteteve tona të pavarura, sovrane e demokratike dhe qytetarëve tanë.

Ndërkaq, nënkryetari i PRK, z. Selver Xhelili, në paraqitjen e tij, ka thënë: “Më vjen mirë që më në fund Serbia, po e kupton realitetin e ri në Ballkan dhe një parti si Partia Republikane e Serbisë, respekton sovranitetin e Kosovës. Tani Kosova është një shtet i ri në Ballkan dhe Evropë, prandaj, duke e njohur ketë fakt të ri, Serbia dhe populli i saj, duhet të kërkojnë falje popullit të Kosovë për gjenocidin që ushtroi regjimi serb në krye me Millosheviqin, mbi popullin e pafajshëm të Kosovës”.

Ndërkaq, kryetari i republikaneve të Serbisë Nikolla Sandulloviq dhe nënkryetari i saj Avdil Ramadani, u dakorduan që në të ardhmen të thellohet bashkëpunimi mes republikanëve të këtyre dy shteteve, duke zgjeruar bashkëpunimin edhe me republikanët e Shqipërisë dhe republikanët e tjerë të rajonit, njofton Shërbimi për Informim i Këshillit të Partisë Republikane për Luginë të Preshevës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress