Home » Lajme, Vendore » Takim i Kryetares me UNDP-Valë e re investimesh në Preshevë

Takim i Kryetares me UNDP-Valë e re investimesh në Preshevë

Gjatë ditës së djeshme kryetarja e komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani në kabinetin e saj priti përfaqësuesit e UNDP, në të cilin u diskutua për projektet e reja të cilat UNDP planifikon t’i fillojë në vazhdën e bashkëpunimit me komunën e Preshevës.
Tema kryesore e këtij takimi të rëndësishëm ishte problematika e furnizimit me ujë të pijshëm për komunën e Preshevës. Meqë pjesa më e madhe e temave të takimit ishte çështja e ujit të pijshëm, pjesë e takimit ishte edhe U.D. i Ndërmarrjes Publike “Moravica.
Ashtu siç edhe ju kemi informuar para disa ditëve, që është duke u punuar në rekonstruimin e një rezervoari dhe ndërtimit të një rezervoari të ri në lokacionin “Kroi i keq”, në këtë takim konsultativ me përfaqësuesit e UNDP kryetarja Sinani insistoi në rekonstruimin e rezervoarit në pjesën e epërme të Kroit të keq.
Temë tjetër shumë e rëndësishme ishte edhe kërkimi për burime të reja të ujit të pijshëm në Toplik dhe në Bajka të Miratocës, projekt të cilin do ta mbështesë UNDP në bashkëpunim me komunën e Preshevës.
Ndrrimi i gyve të ujësjellësit në qytetin e Preshevës, të cilin do ta mbështesë edhe Ambasada e Norvegjisë, ishte gjithashtu temë e rëndësishme në këtë takim.
Përfaqësuesit e UNDP gjithashtu u njoftuan me problematikën e mbeturinave, sidomos me atë të deponisë së egër në pjesën e epërme të Preshevës.
Përveç temave sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm dhe problematikës së mbeturinave, në këtë takim gjithashtu UNDP ishte e interesuar që të mbështesë Shtëpinë e Shëndetit me donacione.
Kulmi në pediatri, pajisja e laboratorit me aparaturë të re, si dhe rregullimi i nyjeve sanitare në Shtëpinë e Shëndetit ishin kërkesat që u pranuan nga përfaqësuesit e UNDP që të financohen.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch