Home » Kulturë, Lajme, Ndërkombëtare » TAKIM VËLLAZROR ME KRYETARIN E BASHKISË SË LEZHËS Z. FRAN FRROKAJ

TAKIM VËLLAZROR ME KRYETARIN E BASHKISË SË LEZHËS Z. FRAN FRROKAJ

Lezhë, 07.09.2017

 

Të rrallë janë kryetarët e Bashkisë të komunave të të gjitha trojeve etnike shqiptare të dinë rëndësinë e kulturës dhe trashigimisë kulturore shqiptare, sidomostë krijuesve shqiptarë në botën perendimore që është një vlerë e veçantë.

Por ia që ka dhe si të tillë ata janë të gatshëm në çdo kohë të japin dhe të ndihmojnë me kontributin e tyre personal dhe në emër të Bashkisë. Ky ishte pa asnjë dyshim kryetari i Bashkisë së Lezhës z. Fran Frrokaj, i cili duke e ditur e pasur parasysh rëndësinë e vlerave krijuese e letrare, që sjellin dhe pasqyrojnë kulturën tonë para botës së qytetëruar perendimore, shprehi gadishmërinë për ti përmbushur të gjitha kërkesat e z. Ibrahimi që në fillim pa asnjë mëdyshje.

Kjo u dëshmua kur Kryetari i Bashkisë së Lezhës, z. Fran Frrokaj, priti në takim vëllazror kryetarin e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, në Suedi, (SHSHASHS) z. Hysen Ibrahimi, nën aranzhimin e sekretarës së Bashkisë së Lezhës, znj. Miklovana Ndoj. Në këtë takim përveç z. Ibrahimi muar pjesë edhe Paulin Zefi, përgjegjës i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë eLezhës.

Pasi kryetari i SHSHASHS, z. Ibrahimi e njohtoj kretarin e Bashkisë z. Frrokaj për veprimtarinë e SHSHASHS-së, shfaqi kërkesën që në vitin e ardhshëm 2018  me rastin 550-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar Skenderbeut, në Lezhë, 574 vjetorit të Kuvendit të Lezhës dhe 140 vjetorin e themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të përuron librin e titulluar ”THESAR KOMBËTAR I MËRGATËS SHQIPTARE NË SUEDI”, vëllimin numër 9 nën patronatin e kryetarit të Bashkisë së Lezhës z.Fran Frrokaj. Kështu që, kontributi i SHSHASHS të futet në kalendarin e aktiviteteve të vitit 2018 si:  ”VITI MBARËKOMBËTAR I SKËNDERBEUT”.

Kryetari Z. Fran Frrokaj, pasi e falënderoj z. Ibrahimi për praninë e tij dhe për kontributin që po e jep Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, në Suedi, dhe ai personalisht (gjë për të cilin kontribut jemi të njoftuar që moti dhe kemi ndjekur veprimtarinë tuaj), tha se jeni shumë të mirëseardhur dhe do të ndjehemi të nderuar me praninë tuaj dhe çdo kërkesë e juaj do të plotësohet. Për këtë (vazhdoj kryetari z. Frrokaj) e autorizoj z. Paulin Zefi, përgjegjës i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë e Lezhës që të mirret me kërkesat e juaja. Ndaj, ju jeni shumë të mirëseardhur dhe Lezha ju mirëpret me shumë knaqësi, në vitin e ardhshëm 2018, ku edhe unë do jem së bashku me Ju.

 

Në fund fare, z. Hysen Ibrahimi, i dorëzoj krtyetari z. Fran Frrokaj, disa libra të Shoqatës sëShkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, në Suedi, me përshtypjet më të larta si krijues që ndjeu mbështetjen e nevojshme për të përuruar vepra shqiptare në datat më të rëndësishme të kombit tonë.

Pas takimit me kryetarin e Bashkisë z. Frrokaj, z. Ibrahimi, u mirëprit poashtu në zyrën e Paulin Zefi, përgjegjës  Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë e Lezhës, ku dorëzoj disa libra dhe vizitoj deponë e eksponatave shumë të rëndësishme të etnologjisë shqiptare.

Vendosën bashkërisht, që përurimi i veprave nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, në Suedi, të mabhet më 29 korrik 2018, me fillim në ora 12:00, në Bibliotekën Publike – Lezhë, Salla ”Gjergj Fishta”.

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch