Talat Xhaferi mandatohet për formimin e Qeverisë teknike

Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski i dorëzoi sot pasdite mandatin për formimin e Qeverisë teknike, kryetarit të deritanishëm të Kuvendit, Talat Xhaferi.

Ai tha se me kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë pranon mandatin për formimin e qeverisë teknike.

“Me kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë, nga presidenti i shtetit pranoj mandatin për themelim të përbërjes së re teknike të Qeverisë, me premtim se i gjithë procesi do të zhvillohet mbi bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së RMV-së, me shpresë që përbërja e re e Qeverisë, do të jetë komfort përcaktimeve ligjore, me përgjegjësi dhe detyra që dalin nga themelimi i saj”, deklaroi Xhaferi.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut gjatë ditës konstatoi dorëheqjet e kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe të Kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi.

Më pas deputetët me 64 vota për dhe asnjë kundër zgjodhën Jovan Mitrevskin,për Kryetar të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Mitrevski deri më tani ishte shef i grupit parlamentar të partisë së kryeministrit të dorëhequr Dimitar Kovaçevski.

Lini një Përgjigje

Previous post PD e Shqipërisë  nuk ka ide dhe platformë për bashkim të saj  dhe as për të marrë pushtetin
Next post Rikthimi i Marie Shllakut