Home » Lajme, Opinione » Tani radhën e ka Partia Socialiste e Shqipërisë

Tani radhën e ka Partia Socialiste e Shqipërisë

Nga Skënder  Sadri KAPITI

A do të ketë  një Lulzim Basha edhe në Partinë Socialiste që ta përjashtojë Edi Ramën dhe Bandën  e Rilindjes?Tani me protestën vandaliste  që ishte kulmi i një reagimi anti-Demokratik, anti-PD , anti-SHBA dhe për rrjedhojë edhe kundër interesave kombëtare organizuar nga një grupim dështakësh dhe të një bande   mbrojtësish  të korrupsionit dhe kundër SHBA-ve,deshtimi i se cilës shënon fundin e tranzicionit në Shqipëri. Tani e ka radhën për ta bërë një gjë të tillë edhe Partia Socialiste , për ta larguar e përjashtuar Edi Ramën dhe organizatën kriminalo-korruptive të rilindasve të tij, të cilët kanë 8 vite që kanë bërë batërdinë, zullumin, hajdutërinë dhe korrupsionin e paparë ndonjëherë jo vetëm në Shqipëri por edhe në rang global, ku si pasojë e kësaj organizate të armatosur me pushtet dhe me miliona e miliarda lekë të vjedhura nga paraja publike , kjo organizatë ka shënuar tashmë në kurriz të Partisë Socialiste autorësinë edhe te dëbimit të rreth gjysën milioni shqiptarë nga Shqipëria gjatë këtyre 8 viteve të zullumqeversisjes së saj.

Në të vërtetë dikur para ca vitesh në Partinë Socialiste doli guximshëm kundër rilindjes dhe kundër Edi Ramës Ishdeputeti  Ben Blushi i cili me të drejtë dhe me fakte e akuzonte Ramen dhe Rilindjen si nje bandë kriminale dhe hajdutesh. Koha vertetoi dhe i dha të drejtë Blushit, por Lëvizja e tij “LIBRA” nuk mundi që ta ralizojë dëbimin e Edi Ramës sepse Rama dhe rilindasit e tij kishin kapur jo vetëm Partinë Socialiste por edhe shtetin e të gjitha pushtetet.

Skanimin e saktë të qeverisë Rama dhe të rilindjes së socialistëve e ka bërë pak kohë me parë edhe ishdeputeti tjetër i Partisës Socialiste z. Koco Kokëdhima ku   sipas tij, Rilindja është një organizatë kriminale në pushtet“Ajo që ka ndodhur në Dibër ka ngjarë në të gjithë Shqipërinë. Këtu qeveria ka bashkëpunuar me bandat dhe kriminelët. Kjo ka ndodhur jo vetëm në Dibër, por në mbarë Shqipërinë.

Qeveria ka me vete edhe Prokurorinë, edhe gjykatat. Ky është një shtet kriminel. Prokurorët nuk hetojnë, sepse është një pushtet i zotëruar politikisht”, deklaronte Kokëdhima i cili ashtu si më parë që veproi Ben Blushi edhe ky i kërcënuar dhe trysnuar nga rilinasit apo gardistët e Ramës u largua nga PS dhe formoi Lëvizjen “Zgjidhja”.

Koha vertetoi sakt këtë akuzë të Kokëdhimës, pasi shteti ,qeveria e pushteti i Edi Ramës  i vodhi dhe i bleu votat edhe të  zgjedhjeve të 25 Prillit 2021, por kësaj radhe bandës kriminale të rilindasve u erdhi në ndihmë edhe organizata e patronazhistëve.

Pra,  kur nga vetë brënda Partisë Socialiste nga deputetë të saj akuzohet Rama se me kriminelë merr pushtetin atëhere këto rrëzojnë të gjitha alibirat e Berishës dhe të bandës së tij që iu turrën verbërisht dhe vandalisht Bashës dhe Selisë së Partisë Demokratike më keq se ato bandat kriminale të hajdutëve dhe të patronazhistëve të E.Ramës.

Kjo verteton atë që me të drejtë Basha e akuzon Berishën se ai është njëra brinjë e Trekëndëshit të Bermudës , bashkë me dy të tjerat , Rama e Meta.

Më në fund Partia Demokratike e drejtuar nga elita e re politike e saj u nda nga banda e politikës së vjetër dhe nga ata që e mbanin peng PD-në. Kjo ndarje erdhi edhe  falë ndihmës edhe të sanksioneve të non gratës amerikane për Berishën.

Tani radhën e ka që edhe Partia Socialiste të distancohet nga Rama dhe Rilindja , së pari socialistet duhet  ta pranojnë se mandatin e tretë Rama e ka me blerje të votave me paratë e vjedhura të shtetit dhe të qytetarëve , si dhe shpresoj që edhe Ramës mund t’i vijë një “non ngrata” amerikane për korrupsin,atij por edhe ministrave të tij ,ashtu sikurse edhe u arrestua një superhajdut,një ishministër i tij disa ditë më parë, dhe ku pothuajse të gjithë ministrat e tij dhe vetë Rama janë si ai që u arrestua për korrupsion,apo edhe më keq akoma.

Me këtë shkrim të shkurtër besoj se do sqarohen edhe disa intelektualë e profesorë nga Kosova të cilët anshmërisdht dhe verbërisht mbështesin Berishën kundër non gratës amerikane dhe që sulmojnë Bashën, të cilëve u bëj trhirrje që të mos bien pre e egoizmit dhe të korrupsionit intelektual  dhe as të mosdijes dhe as të ngushtesise e ngutisë intelektuale për të shprehur mendime dhe opinine që janë kundër realitetit dhe të te vertetava.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2022 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress