Home » Lajme » Tarifë do të ketë edhe për brendet e huaja që prodhohen në Serbi dhe Bosnjë

Tarifë do të ketë edhe për brendet e huaja që prodhohen në Serbi dhe Bosnjë

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që tarifë doganore 100 për qind të vendosë edhe për brendet ndërkombëtare që prodhohen në Serbi dhe Bosnjë dhe nga këto shtete hyjnë në Kosovë. Në vendimin e 21 nëntorit, kur qeveria vendosi tarifë 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, kishte lejuar që për nëntë brende ndërkombëtare të mos zbatohet tarifa, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë i Qeverisë së Kosovës, Endrit Shala, i tha Radios Evropa e Lirë se tashmë asnjë produkt që vjen nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina nuk përjashtohet nga tarifa prej 100 për qind.

“Nga 21 janari, secili produkt që ka origjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, e ka taksën prej 100 për qind”, ka thënë Shala.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ministri Shala ka theksuar që vendosja e tarifës edhe për brendet ndërkombëtare që prodhohen në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë nuk mund të ndikojë në marrëdhëniet me vendet prej nga janë këto brende.

Ai ka theksuar se ka biseduar me përfaqësuesit e këtyre kompanive dhe ato tashmë kanë filluar ta furnizojnë me brendet e veta tregun në Kosovë përmes vendeve të tjera, dhe jo nga Serbia.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch