Home » Lajme, Ndërkombëtare » Taskë Forca e BE’së: Prokurori Williamson as nuk e takoi e as nuk e intervistoi Kryeministrin Thaçi

Taskë Forca e BE’së: Prokurori Williamson as nuk e takoi e as nuk e intervistoi Kryeministrin Thaçi

WilliamsonTaskë Forca e BE’së ka mohuar pohimet se Kryeminstri Thaçi është intervistuar dje nga Prokurori Clint Williamson. Zyrtarët e saj thonë se hetimet janë duke vazhduar dhe nëse ka prova do të ndiqen të gjithë individët që kanë përgjegjësi personale.

Zyrtarë të Taskë Forcës së Bashkimit Europian, e cila po heton pohimet për trafikim organesh në Kosovë, kanë thënë për Gazetën Express se gjatë vizitës së djeshme në Kosovë, prokurori Clint Williamson nuk e ka intervistuar Kryeministrin Hashim Thaçi, i cili është pjesë e hetimeve.

Express gjatë ditës së djeshme ka shkruar se si Williamson nuk e ka pasur në agjendë takimin me Thaçin, pikërisht për faktin që Thaçi është pjesë e hetimeve.

“Kjo nuk është e vërtetë. Z.Williamson nuk e ka takuar e as nuk e ka intervistuar Kryeministrin HashimThaçi në asnjë kapacitet gjatë vizitës tonë. Për këtë mund t’ua referoj komunikatën për media për agjendën e vizitës tonë”, ka thënë Joao Sousa zëdhënës i Task Forcës, për Express.

Po ashtu, zëdhënësi, nuk ka mundur se kur pritet që kjo Taskë Forcë të prezantj të gjeturat nga procesi rreth 3 vjecar hetimor. Vetëm ka theksuar se hetimet ende janë duke vazhduar.

“Sa i përket afateve, ne e kemi thënë që nga fillimi se hetime të ngjashme kanë marrë rreth 3 vjet për tu kompletuar. Derisa hetimet janë duke vazhduar, unë nuk mund të jem më specifik rreth kësaj cështjeje”, ka theksuar Sousa.

Ndryshe gjatë takimeve të djeshme, sipas një njoftimi të Taskë Forcës, thuhet se Ëilliamson i ka falënderuar autoritetet kosovare për përkrahjen e vazhdueshme për hetimet kriminale.

“Ai (Williamson), ka përsëritur vendosmërinë e tij për hetime të pavarura dhe të paanshme që do të zbulojnë të vërtetën e plotë për pretendimet serioze që përmban raporti i Këshilit të Europës, si dhe ka theksuar se është në interes të përbashkët që të zgjidhet kjo cështje një herë e përgjithmonë” thuhet në njoftim.

“Z.Williamson ka theksuar se mandati i SITF( Taskë Forcës) është për të hetuar dhe nëse ka dëshmi për të ndjekur individët që kanë qenë personalisht përgjegjës për krimet që pretendohen në raportin e Martyt. ai ka potencuar se është në dijeni për spekulimet që kanë të bëjnë me të ardhmen e SITF dhe hetimet e saj. Sidoqoftë ai ka nënvizuar se hetimet janë duke vazhduar dhe se është shumë herët që të paragjykohet rezultati”, thuhet në njoftim.

/Express/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress