Home » Opinione » Të hapen Konzullata shqiptare dhe Zyra e Kosovës në Preshevë

Të hapen Konzullata shqiptare dhe Zyra e Kosovës në Preshevë

Shkruan: Nehat Hyseni



Hapja e Konzullatës së  Shqipërisë dhe  e Zyrës së Kosovës në Preshevë, janë të domosdoshme. Sepse, Ambasada shqiptare në Beograd është shumë larg nga Presheva, mbi 400 km, dhe kjo largësi pamundëson përcjelljen efikase të situatës në Luginë me stafin dhe buxhetin minimal që ka. Më lehtë mund të përcillet nga Tirana, e cila është më afër, reth 350 km, dmth. 50 km më pak se Beogradi.
Studentët tanë që studiojnë në Shqipëri, me hapjen eventuale të kësaj Konzullate nuk do të detyroheshin më të shkojnë në Ambasadën shqiptare në Beograd për rregullimin e dokumentacionit, por ato do t’i kryenin në Konzullatën në Preshevë.
Prandaj, fondi i premtuar pêr maternitetin do të ishte mirë të orientohej për hapjen e Konzullatës  meqë edhe ashtu Ministria e shëndetësisë e Serbisë i ka kryer investimet gjatë vitit të kaluar  në repartin e maternitetit në Preshevë.
Gjithashtu, nevoitet që edhe Kosova ta hapë Zyren në Preshevë, si pjesë e Zyrës ndërlidhëse në Beograd, ose si i themi ne shqiptarët, Ambasada e Kosovës. Natyrisht se Qeveria e Kosovës, paraprakisht duhet ta kryej obligimin për hapjen e zyrave të Luginës në Prishtinë dhe Gjilan, që është miratuar në Kuvendin e Kosovës të date 6.qershor 2013.

 

Sepse, do të ishte absurde që shqiptarët e Luginës të udhëtojnë deri në Beograd kur munden ta kenë zyren e Kosovës në vendlindje. Duke pasur parasysh faktin se Gjilani gjindet gjithsej 30 km, kurse Prishtina 75 km larg Preshevës, Zyra ndërlidhëse e Koosvës vërtetë është jofunksionale, e aq më pak ajo është në gjendje që t’I përcjellë nga afër nevojat dhe zhvillimet në Luginë. Andaj domosdoshmëria për hapjen e Zyrës së Kosovës në Preshevë, as që diskutohet.

 

Kështu do të vendosej infrastfuktura institucionale, minimale, por shumë e domosdoshme për koordinimin e punëve lidhur me situatën në arsim, kulturë, të drejtave të njeriut etj., që do t’i kontribuonte zvogëlimit dhe ndaljes së shpërnguljes së shqiptarve nga ajo pjesë e trungut tonë kombëtar.

 

Në mbledhjen e dy qeverive më 11 janar 2014 në Prizren do të duhej të merren parasysh nevojat reale  për hapjen e Konzullatës shqiptare dhe Zyres së Kosovës,që sa më mirë  të ndihmohen shqiptarët e Luginës dhe për t’ua lehtësuar jetën atyre.

Po të kishin qenë të hapura ato më parë, sigurisht se do të ishte zvogëluar ekzodi i shqiptarve atje, si dhe do të ishin evituar shumë problem e lëshime, si psh. rasti me Abetaren para dy vitesh., që u shkaktuan shumë mosmarrëveshje e huti. Pastaj, çështja e Lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së vitin e kaluar, mbyllja e gjykatës për kundërvajtje në Bujanoc dhe të asaj komunale në Preshevë; koordinimi I punëve reth furnizmit me tekste dhe mjete mësimorte pë rsimin në gjithën shqipe, problemet reth  përdorimit të flamurit kombëtar, problem ishlyerjes nga evidenca e shqiptarve të Luginës, etj. Pra, do të ndihmohej në masë të madhe për ta përballuar diskriminimin e egër të Serbisë ndaj shqiptarve.
Kjo pjesë e Shqiptarisë ka nevojë për gjithçka, prandaj edhe për ndihmë materiale nga shteti amë Shqipëria dhe Kosova. Por, mbi të gjitha ata kanë nevojë për liri dhe për mbrojtjen e të drejtave të tyre njerëzore e kombëtare, sepse kanë mbetur si komuniteti më i diskriminuar në Europë.
E drejtë morale dhe obligimi kombëtarë e shtetëror i Shqipërisë dhe Kosovës është që t’u dalin zot kësaj pjese të Shqiptarisë, ashtu si shtetet tjera pakicave të tyre kombëtare.

 

Serbia kohë më parë organizoi një delegacion për vizitë dhe ndihma komunitetit sllavishtfolës të Fierit në Shqipëri dhe u dhuroi libra dhe tekste mësimore në gjuhën serbe, edhepse ai komunitet nuk e flet më gjuhën serbe. Madje, ata sa e dijmë ne, nuk janë serbë por boshnjakë, të shpërngulur para një shekulli, me qëllim të shpërnguljes së tyre më të lehtë për Turqi, që rethanat e atëherëshme i kishin penguar.
Në një mbledhje të Parlamentit të Serbisë u raportua për atë vizitë me shumë pompozitet, duke u lavdëruar se kishin vendosur flamurin serb atje dhe se kishin krijuar kurse për mësimin e serbishtes dhe kishin lënë ndihma të konsiderueshme material për komunitetin që Serbia sllavishtfolës atje.
Në pyetjen e deputetit të vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, z. Halimi se a do të lejonte edhe Serbia një gjë të tillë, ai kishte marrë përgjigjen se një kërkesë të tillë nga Shqipëria nuk e kanë pasur kurrë!

 

Duhet që më në fund, dy shtetet shqiptare në Ballkan, Kosova dhe Shqipëria, ta marrin përgjegjësinë për mirëqenien e shqiptarve kudo që janë, duke e flakur inferioritetin tonë shekullorë ndaj shteteve fqinje, që kulmoi me nënshkrimin e Marrëveshjes Kosovë-Serbi më 19 prill 2013, duke i lënë krejtësisht jashtë shqiptarët e Luginës.

 

Kujdesi i madh i  Republikës së Kosovës ndaj serbëve dhe minoriteteve tjera, duke i ngritur në nivel të paparë në botën demokratike, si dhe mospërfillja tragjike e bashkëkombasve shqiptarë në këtë pjesë të Shqiptarisë, padyshim se janë realitet i dhimbshëm, por edhe absurd i pakuptimtë.

 

Andaj,shqiptarët e Luginës presin që nga mbledhja e 11 janarit, që Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë të marrin vendimet e domosdoshme për hapjen e Konzullatës shqiptare dhe të Zyrës së Kosovës në Preshevë, si formë konkrete e mbështetjes institucionale dhe vëllazërore të shqiptarve të Luginës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch