Home » Lajme, Opinione » Të rrezojmë Sulltanin që të ikë Ayatollahu

Të rrezojmë Sulltanin që të ikë Ayatollahu

Nga Azgan Haklaj

Është koha të nxjerrim në pension politik Ramën dhe Berishën
Shqipëria si asnjë vend tjetër ish komunist ka mbetur peng i politikës së vjetër komunisto- bizantine e për më tepër tash së fundi  i është shtuar edhe dimensioni neootomanist Erdoganist dhe shpikja e dyshes sundimtare Rama – Berisha e rajonizimit të politikës përmes puçit kushtetues të vitit 2008, i cili në aspektin politiko- juridik është defakto një puç kushtetues dhe një ndarje e shëmtuar e Shqipërisë në tre pashalleqe, të jugut, veriut dhe Shqipërisë së mesme, një krijesë kjo që e ka zanafillën qysh në vitet 20- të, të shekullit të XX-të, kur Tirana u caktua si kryeqytet i përkohshem i Shqipërisë.Me ndryshimet kushtetuese, ndryshimin e sistemit të zgjedhjeve e ndarjen e re administrative dyshja Rama- Berisha synuan dhe ata po bëjnë noterizimin e sundimit të tyre politik dhe ekonomik, e pas kësaj me rajonalizimin e politikës e zhvendosjen e gravitetit të saj në atë që mendjet e mbrapshta e separatiste e quajnë “Shqipëri e mesme” synohet të zhduken dalëngadalë dy polet më të rendësishme të cilat janë krahët e shqipes së Atdheut, të historisë, kulturës, patriotizmit e shtetformimit të tij, ai i veriut dhe jugut.Del kështu qartazi e në dritë të diellit se Ayatollah Berisha e Sulltan Rama janë të gatshëm të sundojnë në “Shqipërinë e mesme”, një territor i përcaktuar  nga Konferenca e Traktati i fshehtë i Londrës i vitit 1915-të.A nuk shihte ky traktat ndarjen e Shqipërisë mes grekëve në jug e serbëve në veri dhe ekzistencën e një principate të vogël në “Shqipërinë e mesme”?!.Dalja e Serbisë në Adriatik sot është prapë në marrveshjen e Esat Pashës me kryeministrin serb Nikolla Pashiq, e qëllimi i saj ka qenë pikërisht ndertimi i një kordoni të hekurt për të ndarë gegët nga toskët, simbolet e racës shqiptare dhe shpirtin e lirisë dhe qëndresës kombëtare për liri e pavarësi ndaj armiqëve tanë shekullor të jugut dhe veriut.Kush ka lexuar librin “Perlindje” të akademikut e patriarkut të letrave shqipe Gjergj Fishta, libër që është bibla e patriotizmit dhe e mendimit politik shqiptar, botuar nga Frano Kulli do të shohë se ideja e Mehdi Frashërit dhe e kalemxhinjëve të tjerë për të përcaktuar “Shqipërinë e mesme” si qendër e patriotizmit dhe për të përcaktuar veriun dhe jugun shqiptar si seperatistë e nën ndikimin e “ideologjive” të huaja ka marrë pergjigjen e merituar nga Kolosi i Kombit Shqiptar.Veriu dhe jugu shqiptar kanë përcaktuar në të gjitha kohërat fatin e Kombit Shqiptar e kështu edhe sot e në të ardhmen.Këtë na mëson historia e Pirro i Epirit, Teuta e Shkodrës, Dhimitri i Arbërit e Despotati i Arbërit, Gjergj Kastrioti i Krujës e Gjergj Arianiti i Kaninës, Bushatllinjtë e Shkodrës e Ali Pasha i Janinës, e më në fund Ismail Qemali i Vlorës e Isa Boletini i Kosovës.Mbreti Zog u shpall përmes një beteje diplomatike të ashpër me grekët dhe serbët e armiqtë e Shqipërisë mbret i të gjithë shqiptarëve sepse devizë e jetës së tij ishte:”Atdheu mbi të gjitha” dhe kauza e tij politike e patriotike bashkimi i Kombit Shqiptar rreth Flamurit të Gjergj Kastriotit.Ayatollahu e Sulltani janë vëllezër siamezë të politikës.Bajraktarizmi, provincializmi dhe etja e shfrenuar për pushtet e pasuri janë lejtmotivi i jetës së tyre.Ata janë si dy enë komunikuese që nuk bëjnë dot pa njëra tjetrën.Kur ju intereson loja e prapaskenave politike bashkohen si vëllezërit mitologjikë Dioskurë, e kur ashtu e don puna për ti hedhur hi syve opinionit publik e atij ndërkombëtar shkëmbejnë “akuza” të ashpra ashtu si Erdogani me Gylenin.PS dhe PD janë peng i tyre e ky është një fakt i trishtueshëm, sepse këto parti kanë qenë për 30- të vjet protagoniste të politikës, të pluralizmit shqiptar, ideatore e realizuese të reformave politike, ekonomike e sociale për të integruar Shqipërinë në familjen Euroatlantike.Edi Rama ja arriti të shkatërrojë PS- në dhe e zevendësoj me krijesën e shëmtuar e kriminale me emrin “Rilindje”.Ayatollah Berisha në anën tjetër po bën në kordinim me Sulltan Ramën të gjitha përpjekjet për të mbajtur peng PD- në dhe lidershipin e saj politik e për të vënë nën kontroll e në sherbim të klanit familjar e të grupeve me të kaluar komuniste e ish bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit dhe të agjenturave armike të Shqipërisë.Politika e jashtme e Shtetit Shqiptar në kohën e Ayatollahut e sot në kohën e Sulltan Ramës është vite drite larg parimeve të hapsirës së BE -së dhe të vendeve të Atlantikut të Veriut.Këto organizma politike e ushtarake më të fuqishmet që kombet e lira kanë njohur në histori janë ngritur e fumksionojnë në bazë të parimeve krejt të tjera nga ato të cilat i zbatojnë binomi Berisha- Rama.Europa dhe SHBA- ja e delegojnë pushtetin e sovranit tek përfaqësuesit e tyre të cilët mandatohen në pushtet përmes votës së lirë të drejtëpërdrejtë e të pamanipulueshme.Kështu garantohet më së miri pushteti e autoriteti i sovranit dhe qeveritarët e konsiderojnë veten sherbëtor të popullit, e nga kjo devizë rrjedh detyrimi moral e ligjor për një qeverisje transparente në sherbim të qytetarëve. Sundimtarët tanë përkundrazi e konsiderojnë shtetin si çiflig të tyre me të cilin mund të bëjnë çfarë të duan, ta privatizojnë e pastaj ta shesin në treg për 200 aspra.Shqipëria 1 euro e Berishës dhe PPP- të e Ramës kanë gllabëruar çdo pasuri të rendësishme strategjike për të sotmen dhe për të ardhmen e Shqipërisë, tokën dhe detin, malet dhe fushat sektorët jetikë të naftës, minierave, energjetikës, portet, aeroportet, e tani ju ka mbetur vetëm ajri për ta shitur tek ndonjë kompani vendase apo e huaj.Sundimi me Maliq e ligj kërkon patjetër një parlament të mbushur me trafikantë e horra të politikës, me njerëz të cilët në emër të posteve e privilegjeve që ju siguron një qeveri e korruptuar janë gati të shesin në tregun e skllavërisë politike e morale veten dhe familjet e tyre.Kjo është arsyeja madhore që sundimtarët tanë dhe klani i tyre peshkojnë në të katër anët e vendit deputetë me mizë nën kësulë, të cilët janë peng i të kaluarës së tyre e  familjes politike,  japin garanci të rrinë sus e të përmbushin të gjitha deshirat e padronëve të tyre.Marrveshja Rama -Berisha për tu dhënë fund të gjitha alternativave të tjera politike ishte një pakt kriminal qëllimi i vetëm i të cilit të përjetesojë sundimin e tyre duke qenë të gatshëm që këtë çmim ta paguajnë shqiptarët dhe e ardhmja e tyre.Qytetarët e këtij vendi duhet të rrezojnë me votë plebishitare Sulltanin që është timonieri i pushtetit e pastaj të bjerë ëdhe Ayatollahu plak që derigjon në prapaskenë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch