Home » Lajme » Të shtëna me armë drejt autobusit në Gllogjan, tre të vdekur dhe një të plagosur

Të shtëna me armë drejt autobusit në Gllogjan, tre të vdekur dhe një të plagosur

Drejtuesi i autobusit dhe dy nxënës kanë ndërruar jetë gjersa një ka mbetur i lënduar pas të shtënave me armë zjarri në drejtim të një autobusi në fshatin Gllogjan të komunës së Deçanit.

Këtë, për media e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Mund të ju konfirmoj se ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të autobusit, për momentin drejtuesi i autobusit dhe dy nxënës kanë ndërruar jetë gjersa një ka mbetur i lënduar i cili është duke u trajtuar në spitalin rajonal të Pejës”, është shprehur z.Gashi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2022 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress