Home » Politikë » TELEGRAM NGUSHËLLIMI ME RASTIN E VDEKJES SË RAMADAN AHMETIT – RAMË DACI

TELEGRAM NGUSHËLLIMI ME RASTIN E VDEKJES SË RAMADAN AHMETIT – RAMË DACI

PR-LogoPARTIA REPUBLIKANE

 

TELEGRAM NGUSHËLLIMI ME RASTIN E VDEKJES SË RAMADAN AHMETIT – RAMË DACI

 

 

E nderuara familje Daci,
Lajmi për vdekjen e Ramadan Ahmetit, i njohur në popull si Ramë Daci, na tronditi e na mbushi plot pikëllim.

Ramadan Ahmeti, ishte një figurë e shquar arsimore e politike. Gjatë jetës së tij la vepra të mira në fushën e arsimimit, të udhëheqjes së institucioneve shkollore, si një nga themeluesit e Partisë për Veprim Demokratik, ish deputet në Parlamentin Republikan të Serbisë dhe mbi të gjitha ishte një veprimtar i paepur i çështjes sonë kombëtare.

Ramë Daci, në veprimtaritë me interes shoqëror e kombëtar, jo rrallë u pengua nga ish regjimet militare, duke u diferencuar ideopolitikisht e duke u maltretuar psikikisht. 

Me këtë rast, duam t’i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Daci dhe Partisë për Veprim Demokratik, duke ndarë pikëllimin me ta, të bindur se kjo familje e nderuar, si gjithherë do të qëndroj stoike në rrugën e zhvillimit dhe afirmimit të çështjes shqiptare në Luginë dhe rrethinë.

Ju lutem pranoni ngushëllimet tona të sinqerta!

I përjetshëm qoftë kujtimi për Ty!

 

Me pikëllim,
Avdil Ramadani

Nënkryetar i Partisë Republikane

 

Bujanoc, 04.06.2014

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress