Home » Lajme, Ndërkombëtare » Tërmeti i fuqishëm shkakton cunami në Turqi

Tërmeti i fuqishëm shkakton cunami në Turqi

Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7 që goditi ishullin grek të Samos pranë brigjeve turke, ka shkaktuar dëme të mëdha në qytetin e Izmirit në Turqi. Shumë pallate janë rrëzuar dhe shkatërruar tërësisht.

Mediat turke raportojnë se për shkak të forcës së madhe goditëse të tërmetit, lëkundjet sizmike kanë shkaktuar edhe një cumani.

Në një lagje të Izmirit, uji ka hyrë në rrugët e qytetit, sikurse duket në videon e mëposhtme. Këto janë edhe momentet kur uji ka hyrë brenda në qytet, por në një zonë të kufizuar.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka reaguar për herë të parë për tërmetin me magnitudë 7 Rihter që ka goditur rëndë Izmirin.

Erdogan u bën thirrje të gjithëve që të shkojnë afër qytetarëve të prekur nga tërmeti dhe të ndihmojnë.

Ai lajmëron se shteti turk ka marrë të gjitha masat dhe me të gjitha mjetet është afër qytetarëve të dëmtuar.

Statusi:

Shkoni te të gjithë qytetarët tanë të prekur nga tërmeti në Izmir. Me të gjitha mjetet e shtetit tonë, ne u qëndrojmë pranë qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti. Ne morëm masa për të filluar punën e nevojshme në rajon me të gjitha institucionet dhe ministrat tanë përkatës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch