Home » Lajme, Vendore » Thaçi: ​Shteti i Kosovës cenohet vetëm atëherë kur lëndohet raporti me SHBA-në

Thaçi: ​Shteti i Kosovës cenohet vetëm atëherë kur lëndohet raporti me SHBA-në

Kështu ka deklaruar presidenti Hashim Thaçi në një konferencë për media takimit me kryesuesit e ekipit negociator, të cilëve ia ka dorëzuar dokumentacionin për dialogun me Serbinë.

Sipas tij, raportet me ShBA-në janë më të rëndësishme se çdo interes tjetër, dhe çdo devijim i mundshëm nga ky parim është devijim nga angazhimet strategjike Kosovë – ShBA.

Këtë qëndrim i pari i vendit e pati edhe për taksën 100 përqind ndaj produkteve të Serbisë, me ç’rast u shpreh se nuk i takon asnjë lideri që për interesa momentale të vë në pikëpyetje raportet me ShBA-në.

Ai u shpreh se Serbia meriton ndëshkim edhe përtej takës për ato që i ka bërë në Kosovë, porse ka shtuar se Kosova duhet të shikojë më larg sesa politikat momentale, duke mos vendosur pengesa për dialog.

Njëherësh, duke folur për rëndësinë që ka arritja e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, obliguese për të dyja palët, Thaçi tha se duhet ndalur thashethemet për ndarje territoriale.

Ai mohoi se veriu apo ndonjë pjesë tjetër mund të shkëputet nga Kosova, teksa përsëriti se Lugina e Preshevës do t’i bashkohet vendit.

Po ashtu, presidenti ka njoftuar se i ka ofruar ekipit negociator dokumentin informues, dokument ky që përfshinë sfondin e dialogut Kosovë-Serbi. Teksa tha se në këtë dokument përfshihen edhe vërejtjet dhe sugjerimet e po ashtu rekomandimet e zyrës së presidencës.

Në fund, ai ka komentuar edhe grevën e SBASHK-ut.

Ndërsa, ka shtuar se nëse do të ketë ftesë nga Gjykata Speciale do t’i përgjigjet me korrektësi.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch