Home » Lajme, Politikë » Thaçi: Është koha për marrëveshjen e madhe historike

Thaçi: Është koha për marrëveshjen e madhe historike

Presidenti Hashim Thaçi ka takuar larg medieve ambasadorët e akredituar në Kosovë me të cilët ka folur për rëndësinë e dialogut. Presidenti Thaçi u ka thënë atyre se është koha për marrëveshjen e madhe historike në mes Kosovës dhe Serbisë.

Zyra e presidentit ka publikuar vetëm fjalimin e Thaçit duke mos publikuar as fotot nga ky takim.  “Nuk mund të qëndrojmë në vend apo të vendnumërojmë dhe as nuk kemi se çfarë të presim, sepse ngecja dhe pritja në zgjidhjen e raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë është pikërisht thirrje për tensione, për destabilizim, për probleme të mëdha, jo vetëm në mes nesh, por edhe në mbarë rajonin.  Nuk kemi kohë për të humbur, as ne, as Serbia. Duhet ta bëjmë marrëveshjen për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në muajt e ardhshëm”, citohet të ketë thënë presidenti.

Ai ka thënë se Kosova është lodhur nga ngecja në procesin e konsolidimit të brendshëm dhe atë ndërkombëtar.

Presidenti u ka thënë ambasadorëve se  me këtë marrëveshje synohet anëtarësimi në OKB, e NATO dhe se “njohja reciproke në mes të dy shteteve, do të mund të përcillet edhe me një proces të dakorduar në mes të dy palëve për korrigjimin e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë”.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch