I njohur si një nacionalist i madh, Lorik Cana sapo është transferuar në një klub, tifozët e së cilës janë të njohur për qëndrime radikale dhe shpesh-herë të turpshme.
Irriducibli – janë grupi i tifozëve huliganë që kontrollojnë pjesën veriore të stadiumit ku ka koncentrim më të madh. Të njëjtit para disa vjetësh, kishin përkrahur kriminelin serb të luftës, Arkan, duke bartuar një parullë me mbishkrimin “Në nderim të Tigrit Arkan”.
Tifozët e Lazios njihen për fashistë dhe adhurues të ish-liderit fashit të Italisë, Musolini. Ata janë edhe racist, aryse pse Lazio shumë rrallë ka pasur lojtarë të zinj në klub.
Tifozët e Lazios kanë marrëdhënie të mira me ata të Interit, por kanë armiqësi të madhe me tifozët e Romës, Milanit, Juventusit, Napolit dhe Fiorentinës. Në video një incident i rëndë pas një ndeshjeje me Milanin.