Ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Maqedonisë e zhvilluar në stadiumin ‘Goce Dellcev’ në Prilep u pasua me thirrje raciste, fyerje për shqiptarët nga tifozët maqedonas.
Disa prej thirrjeve ofenduese të fansave maqedonas të vetëquajtur “Majmun” ishin, “Shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë. Dhoma gazi për shqiptarët” dhe “Maqedonia e pastër”. Ndërkohë që loja përfundoi pa gola edhe pse kombëtarja shqiptare dominoi ndaj asaj maqedonase.
Ky është barazimi i tretë i këtyre dy kombëtarëve. Takimi është zhvilluar në një terren jo të përshatshëm për lojë, ndërsa është përcjellur nga rreth 4 mijë shikues. Rreth 100 tifoz ishin shqiptar nga Shkupi e Tetova.
Trajneri i Përkohëshëm i Shqipërisë Mustendanagiç u shpreh I kënaqur me lojën e kuqezinjve.
“Unë jam i kënaqur nga kjo ndeshje. Në këto 4 ditët e fundit kemi luajtur dy ndeshje të mira, por për fat të keq nuk kemi pasur aspak fat. Sot merituam të fitojmë, krijuam disa raste shumë të mira. Ndeshjet e fundit dëshmojnë se futbolli shqiptarë ka të ardhme të ndritur,” tha Mustendanagiç. (INA)