Tradhtia “patriotike”

Read Time:3 Minute, 57 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Tradhtarët vetë nuk e pranojnë se janë tradhtarë, madje ata flasin shumë për patriotizëm dhe rrahin gjoksin si patriotë për të mbuluar dhe fshehur tradhtinë.

Tradhtarët e përdorin patriotizmën si strehë të tradhtisë dhe zullumit të tyre.

Tradhtarët janë mjeshtra që trillojnë,shpifin,intrigojnë dhe akuzojnë  për tradhti patriotët e vërtetë.Tradhtarët “patriotë”janë si puna e hajdutit që akuzon të tjerët për hajni dhe  bërtet kapeni hajdutin.Tradhtarët ”patriotë” janë  si puna e kriminelit që thotë se ka të drejtë që ka bërë krimin.

Këtë titull të këtij shkrimi të shkurtët e emërtova “Tradhtia patriotike” duke parë zhvillimet, sidomos ato politike si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Vertetimin e këtij shkrimi nuk është e nevojshme që ta bëj  unë në këtë shkrim pasi vazhdimisht dhe për ditë e më shumë po ekspozohet dhe demaskohet  si dhe po u cirret maska  politikës, politikanëve dhe shtetarëve shqiptarë  për atë se ata: patriotizmin, ndërshmërinë dhe moralin i blejnë dhe i përdorin si maska për të justifikuar, fshehur e maskuar tradhtinë, korrupsionin, amoralitetin  dhe hajdutërinë e tyre.

Tradhtia patriotike: E kam fjalën për pseudo e fallcopatriotizmin e atyre që spekulojnë me fjalën patriotizëm;ata të cilët manipulojnë opinionin dhe që  spekulojnë, mashtrojnë e gënjejnë me retorika patriotike.

Tradhtia patriotike: është fjala për ata individë vecanërisht  për politikanët, pushtetarët dhe shtetarët shqiptarë që premtojnë rrejshëm dhe mashtrueshëm nëpër media e foltore para opinionit vetëm sa për të gënjyer e tradhtuar.  

Dhe po këta janë ata  të cilët janë shëmbull e model zullumqari, hajduti, korrupsioni dhe tradhtari publik; janë ata  të cilët edhe kur kanë ndonjë meritë ata spekulojnë dhe duan t’a mbrojnë dhe ta justifikojnë pushtetin, korrupsionin, vjedhjen dhe zullumet e tyre në emër të partriotizmit.

Historia shqiptare është e mbushur plot me raste dhe me shumë ndividë të tillë, dhe është  shënuar shumë  rrallë ndonjë individë politikan e shtetar shqiptar që të jetë i pastër dhe  shpirtërisht si patriot i vërtetë, të cilin edhe atë e përbaltin, e izolojnë dhe e injorojnë shumica e politikës dhe e politikanëve, shtetarëve dhe e inteklektualëve  injorantë, servilë, të pabesë, të korruptuar dhe antikombëtarë si dhe opinioni i qorrollepsur prej tyre.

Sado që të duket ,dhe sidomos sado se cfarë flet si patriot politikani, shtetari e pushtetari  dhe ministrat e qeveria, ata kurrë nuk mund të jenë patriotë nëse mashtrojnë, gënjejnë, korruptohen dhe sidomos nëse vjedhin.

Pseudopatriotët dhe bartësit e  tradhtisë “patriotike” shpifin, përbaltin, akuzojnë dhe intrigojnë kundër patriotëve dhe patriotizmit të vërtetë.

Dhe tradhtia patriotike në këtë mision të saj ka me vete edhe injorantët që mashtrohen lehtë,servilët që shiten po lehtë. 

Tradhtia patriotike kundër patriotizmit real mbështetet  edhe nga  egoistët dështakë; mbështetet nga mediat mercernare e të shitura te paraja e korrupsionit dhe te paraja e huaj; mbështetet  nga inferiorët dhe nga ata që  nuk janë të aftë për të berë asgjë të mirë  kombëtare dhe që xhelozojnë për meritorët e patriotët e vërtetë.

Ja se cfarë e kërcënon edhe patriotin.

Mjerisht vihet re se edhe patriotët dhe meritoret e vërtete kur marrin pushtet, edhe ata fillojnë e  vuajnë rëndë nga egoizmi, smira dhe nga frika e kompleksi i inferioritetit karshi individëve meritorë, të aftë, të ndershëm dhe të talentuar.

Egoizmi  dhe egoistët e sëmurë nga deliri  dhe nga vetëm vëtëpëlqimi i vetes, kur marrin pushtetin ata gabojnë rëndë nëse  afrojnë rreth vetes servilë e sahanlëpirës dhe nuk  afrojnë rreth vetes  meritoret sepse tremben nga talenti dhe suksesi i tyre. Për faje të patriotit, ai vetë pastaj pashmangshmërisht edhe ai shkon në humbje kur pushteti atë e ngre lart, dhe kur ai nga lartësia nuk shikon më në tokë dhe nuk i intereson më patriotizmi,interesi kombëtar dhe i përgjithshëm por vetëm pushteti dhe mbajtja me cdo kusht e tij.

Patrioti duhet të jetë i kujdeshëm sepse ai dështon dhe bëhet i neveritshëm më pastaj nëse dehet nga pushteti dhe nëse e përdor pushtetin  për  të imponouar vullnetin dhe interesin e tij; dështon kur ai dhe shpura servile rreth tij duan të personalizojnë e privatizojnë gjithcka e madje edhe historinë, dhe kur euforia e con atë  në mëndjermadhësi, mosmirënjohje dhe në arrogancë. Patrioti duhet të jetë gjithmonë i guximshëm dhe vazhdimisht vepërmirë dhe të jetë si thotë populli ”trimi i mirë me shokë shumë” por ama edhe shokët t’i zgjedhë trima të mirë, të aftë  dhe patriotë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post I paudhë që duhet të ndëshkojë drejtësia dhe Zoti!
Next post <strong>Serbia, nuk po e zbaton  Marrëveshjen e Konçulit</strong>