Home » Opinione » Tragjikomedia e skenës politike aktuale të Kosovës

Tragjikomedia e skenës politike aktuale të Kosovës

Nehat Hyseni1Shkruan: Nehat Hyseni

Edhepse zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 8 qershorit 2014, kaluan shkëlqyeshëm dhe u cilësuan si korrekte dhe pa probleme, megjithatë gjërat u komplikuan më vonë, duke e tensionuar skajshmërisht skenën politike kosovare.

Kush është realisht  fituesi i zgjedhjeve të 8 qershorit?

Meqë zgjedhjet nuk dhanë fitues të qartë me mbi 50%, që do t’i jepte mundësinë partisë fituese që ta formoj vetë qeverinë, por partia që doli me më së tepërmi vota, PDK në koalicion me pesë parti të vogla, arriti t’i merr pak mbi 30% të votave, ose gjithsej 37 deputet, që i bie as  1/3 e ulëseve në Parlament dhe për të formuar mazhorancë qeveritare, i duhet mbështetje e më së paku edhe e 24 deputetëve.
Kështu, kjo parti dhe kryetari i saj Hashim Thaçi u gëzuan fortë dhe e shpallën veten “fitues” të zgjedhjeve, që do të thotë se i bënë llogaritë “pa hanxhiun”.
Sepse, nuk e llogaritën faktin e thjeshtë se “fituese” i zgjedhjeve është ajo parti apo grupim politik që arrinë t’i ket minimalisht 61 deputet, nga gjithsej 120 që i ka Kuvendi i Kosovës, ose hiç më pak se 50% të votave.
Këta nuk e llogaritën fare situatën aktuale politike të vendit se çfarë disponimi politik mbretëron tek partitë tjera politike, të cilat fushatën parazgjedhore e kishin zhvilluar në frymën e premtimit për “ndryshimin e qeverisjes”, që i bie se të gjitha partitë kishin premtuar gjatë fushatës heqjen e PDK-së nga pushteti.
Si duket, ky fakt i kishte shpëtuar nga vëmendja ekspertëve dhe politikanëve të koalicionit të PDK-së dhe shefit të tyre, Hashim Thaçit.

 

 

“Vetëvendosja” e pavendosur

Prandaj, dy ditë pas zgjedhjeve, më 10.06.2014, doli në medie kryetari i VV, Albin Kurti dhe propozoi që të formohet një koalicion paszgjedhor që do ta krijonte shumicën dge ta pamundësonte formimin e Qeverisë “Thaçi 3”.
Ky lajm ishte befasues për opinionin, duke e njohur karakterin jokooperativ dhe kokëfortë të tij. Albin Kurti deklaroi decidivisht se “VV, pa marrë parasysh se a do të ishte pjesë e koalicionit, apo jo, do ta votojmë kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë e re”.
Të nesërmen, dmth. më 11 qershor 2014 në medie doli lajmi se LDK-AAK dhe Nisma kanë formuar koalicionin paszgjedhor dhe se presin që edhe VV të baxhkëngjitet.
Ditët në vazhdim ishin të mbushura me aktivitete kryesisht të këtij grupimi politik në negociata që edhe VV të kyçet  në te.
Mirëpo, edhepse mediet lajmëronin se ishin përafruar qëndrimet dhe se kushte mbetur shumë pak për t’u harmonizuar qëndrimet, megjithatë kjo nuk ndodhi deri në ditën e 17 qershorit kur ishte caktuar nga Presidentja Jahjaga, data e mbajtjes së Mbledhjes konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Madje, për habinë e të gjithëve, VV nuk votoi as për Isa Mustafën për kryetar të Kuvendit të Kosovës, që e kishte premtuar botërisht kryetari i saj,  Albin Kurti para mediave.
Ky veprim i papritur i z. Kurti i befasoi dhe zhgënjeu thellë opinionin kosovarë dhe anëtarësinë e koalicionit paszgjedhor, meqë ishte thyer një premtim i dhënë botërisht, edhepse Isa Mustafa u zgjodh në këtë post me një numër të mjaftueshëm prej 65 deputefëve të Kuvendit të Kosovës.

Shmangia e konfliktit fizik

Por, të ndalemi pak më tepër tek 17 qershori, dita e mbajtjes së Mbledhjes  konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila pritej me padurim, por edhe me ankth, meqë ishin paralajmëruar tendione dhe  përplasje midis koicionit të PDK-së dhe Koalicionit LDK-AAK- Nisma, duke filluar nga ulëset në Kuvend, e deri tek e drejta e mandatarit për formimin e qeverisë së re, meqë nga Hashim Thaçi dhe partia e tij pretendohej se mandatarit  se si grup më i madh parlamentar, që i jep mundësinë për formimin e qeverisë është koucioni i PDK-së me 37 deputetë, krahasuar me Koalicionin paszgjedhor që ka 47 deputetë, që dmth dhjetë deputetë më tepër!
Pra, PDK dhe Hashim Thaçi insistojnë me çdo kusht  ta formojnë Qeverinë “Thaçi 3”, paçka se nuk i kanë votat e domosdoshme për ta realizuar këtë.

 

Mbledhja duhej filluar në orën dhjetë dhe pritej që PDK do të krijoj ekscese dhe skandale, duke i uzurpuar ulëset e koalicionit fitues në sallën e Kuvendit të Kosovës, që druhej se mund të eskalonin në dhunë dhe konflikt fizik.
Mjerisht, dyshimet reth sjelljes arrogante të PDK-së dolën të vërteta, meqë ata ishin ngutur qysh heret, ose siç tha me ironi z. Beqiri, qysh nga syfyri i kishin zënë ulëset në mesin e sallës, që nga Kryesia e Kuvendit ishin caktuar për “Koalicionin fitues”. Duke I falemnderuar tolerances ekstreme të Koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe deklaratës një ditë më pare të Isa Mustafës dhe z. Haradinaj se do të rrijnë në këmbë poqese nevoja dhe nuk do të krijojnë problem dhe se “koha e trimërisë ka kaluar” e kur është dashur kanë qenë ku duhet, etj.Pra, u shmangë më e keqja, që fare lehtë mund të ndodhëte nga sjellja provokuese dhe e pahijshme e deputetëve të PDK-së

Befasia zhgënjyese  nga  sjellja e z.Brovina

Meqë Regullorja e punës së Kuvendit parasheh që mbledhjen konstituive, para se të verifikohen mandatet dhe të jepet betimi e të zgjidhet Kryetarii Kuvendit, atë ta udhëheq deputeti më i vjetër, i shoqëruar nga deputeti më i ri në moshë, atëherë, udhëheqja e mbledhjes u bë nga deputetja e PDK-së Flora Brovina, e ndihmuar nga deputetja e LDK-së, Teuta Rugova.

Deputetja Brovina  ishte e përgatitur e këshilluar mirë nga partia dhe koleget e saj partiakë se si ta udhëheq mbledhjen, duke mos e përfillur fare skenarin e Kryesisë së Kuvendit.

Mirëpo, sikur kjo nuk i mjaftoi dhe gjatë kohës së mbajtjes së mbledhjes “dirigjohej” nga bankat nga Enver Hoxhaj, Shaip Grabovci, etj. Madje, disa herë z. Grabovci me disa kolegë, si psh Ganimete Musliu, etj. iu afruan dhe e “këshillonin”, kështu që ajo here e shpallte të mbyllur mbledhjen, e here shpallte pauzë, duke krijuar një situate tragjikomike dhe duke e sjellur dhe ulur  veten në një situate të mjerë dhe njëkohësisht qesharake.

Kjo skenë ishte e paimagjinueshme. Tmerrësisht jam befasuar me sjelljen e saj , si zonjë që kam admirim dhe e kam respektuar pamasë. Por, se mund ta ulë veten në shërbim partiak deri në atë masë, duke bllokuar punën e Kuvendit dhe duke i mbajtur peng deputetët e grupimit më të madh politik me orë të tëra, për të mos proçeduar me mbledhjen dhe zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarve të Kuvendit, kjo vërtetë ishte e tepërtë dhe e pabesueshme.

Kjo shumicë paraqet shumicë të kualifikuar  prej 83 deputetëve, dmth mbi 2/3  numrit të përgjithshëm të deputetëve dhe sjellja e z.Brovina ishte antikushtetuese dhe antiligjore, meqë nuk e përfilli fare as skenarin e Kryesisë së Kuvendit!  Ka gjasa reale që mund të ket bërë edhe shkelje penale.

 

Obstruksioni i RTK-së

Mirëpo, befasia dhe mossinqeriteti nuk përfundon këtu. Jo, jo, kurrësesi. Për mua befasia edhe më e madhe ndodhi në emisionin debativ të RTK-së, ku ishte thirrur edhe z. Brovina. Aty ajo deklaroi se “nuk ka anuar nga asnjëri grup”?! Sic! Madje, pohonte me një aktrim naiviteti sikur nuk e kishte idenë se ekzistonte skenari i Kryesisë së Kuvendit dhe se ajo nuk ishte në shërbim të asnjë grupimi poltik, e as të PDK-së! Vallë, a kaq shumë na ka verbuar sytë politika?

Kurse, drejtori M. Limani, si punëtor I TV publik, tërë kohën bënte avokatin e PDK-së , duke vazhduar kështu obstrukcionin  që e bëri RTK, me bojkotimin e  përcjelljes së Mbledhjes së Kuvendit  me rastin e zgejdhjes së kryetarit Isa Mustafa, etj.

Kjo situate e tmerrëshme flet për instrumentalizimin e skajshëm të institucioneve kosovare, që janë bërë peng e poltikës dhe e kanë humbur fare torruan, duke harruar se paguhen për t’i shërbyer publikut, e jo për t’u vënë në shërbim të verbër partiak. Gjendja e këtillë nuk i sjellë asgjë të mirë Kosovës dhe ardhmërisë së saj.

Pranimi i humbjes, parim themelorë i demokracisë!

Mbi të gjithat, aktualisht situatën poltike është duke e tensionuar PDK  dhe Hashim Thaçi, meqë nuk po mund të npajtohen të mbesin në opozitë, edhepse I kanë më pak se 1/3 e votave, dmth gjithsej 37 deputetë, karshi Koalicionit LDK-AAK-Nisma, që patën 83 deputetë në mbledhjen konstituive të 17 korrikut.

Prandaj, përpjekjet dëshpruese, sizifiane dhe të pashpresë të PDK-së me paraqitjen e lëndës pranë Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, vetëm sa do ta zhagisnin situatën, por kurrësesi nuk mund ta shpëtojnë nga rënia në opozitë. Natyrisht, poqese nuk llogarisin në ndonjë mrekulli, ose që kjo Gjykatë të shndërrohet në filialë të kësaj partie.  Sepse, tani edhe fëmijëve në djep u është e qartë “matematika zgjedhore” dhe numrat e deputetëve në Kuvend dhe aty nuk mund të bëhet më asgjë.

Sindromi i mospranimit të humbjes zgjedhore duhet shëruar sa më parë, sepse e dëmton rëndë parimin themelorë të demokracisë, meqë nuk ka politikë demokratike pa i pranuar rezultatet e zgjedhjeve dhe numrave me të cillët funksionon demokracia. Tek e fundit, as në sport, psh në futboll apo boks, nuk mund të merrë pjesë në garë asnjë sportist, poqese nuk e pranon rezultatin e lojës, qoftë ai edhe  humbje.

Pra, pa pranimin e humbjes në mënyrë dinjitoze dhe fer, nuk ka as demokraci dhe nuk mund të funksionoj sistemi politik dhe  shoqëria  bashkëkohore në të cilën jetojmë.

Çdo zhagitje dhe çdo tentativë për mospranim të rezultateve të zgjedhjeve dhe të grupimit politik fitues të dalur prej atyre zgjedhjeve, e dëmton rëndë imazhin edhe  ashtu të dëmtuar të Kosovës, e cila është katandisur në pozitë të getoizimit, si vendi më i izoluar në Europë.

Vetëm duke pranuar pa hezitim dhe me sinqeritet rezultatet e zgjedhjeve të 8 qershorit 2014 dhe duke i respektuar organet e dalura nga ato zgjedhje, mund t’i shërbejmë me devotshmëri ardhmërisë së ndritëshme të Kosovës dhe mirëqenies për të gjithë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch