Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel: Do të luajmë për fitore
Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel në konferencën për medie, ka thënë se skuadra e tij në duel me Shqipërinë do të kërkojë fitore.

‘Tre Luanët’ dhe Kuqezinjtë do të përballen nesër mbrëma në ‘Wembley’ në ndeshjen e parë të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.
Strategu gjerman thotë se Anglia në duel me Shqipërinë do të hyjë në lojë më synim fitoren.
“Dua të luajmë me emocion, uri dhe dëshirë për të fituar. Pranimi i dështimit është pjesë e futbollit. Duhet të implementosh bashkimin dhe faktin që të gjithë të ndihen të sigurtë për të treguar veten dhe për të dhënë më të mirën. Luaj me dëshirë për të fituar dhe jo frikë për të humbur”, ka thënë Tuchel.
Ai ka kërkuar respekt për Shqipërinë.
“Duhet të kemi respekt për Shqipërinë, për kualitetin dhe futbollin që tregon ky kundërshtar. Nuk jemi injorantë të themi që do diktojmë lojë dhe të tjerët do na ndjekin, çdokush do mundohet të gjejë zgjidhje kundër nesh”, theksoi Tuchel.
Ndeshja Angli-Shqipëri nis nesër në orën 20:45.
Më shumë storie
Christopher Hill për Thaçin: Kisha përshtypje se ishte i besueshëm, por jo vendimmarrës
Ka përfunduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale ish-diplomati amerikan, Christopher Hill. Hill tha për Hashim Thaçin se kishte përshtypjen...
Valerias Store – OFERTA QË S’DUHET HUMBUR!
-80% MË LIRË Valerias Store është një kompani e parfumeve premium VLEN VETËM 48 ORË!OFERTA QË S’DUHET HUMBUR! BLEJ TANI...
Universiteti Europian i Tiranёs paraqet vёllimin e parё tё Mustafa Merlika- Kruja
Libra te rinj Eugjen Merlika Nё shtator 2025 Universiteti Europian i Tiranёs, organizoi paraqitjen e vёllimit tё parё tё njё...
Futboll: Publikohet lista e Kosovës për ndeshjet me Slloveninë e Zvicrën
Përzgjedhësi i kombëtarës së Kosovës në futboll, Franco Foda, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e fundit...
Siria njeh pavarësinë e Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Republika Arabe e Sirisë ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës....
OKB, Jeff Bartos: Koha që UNMIK-u të tërhiqet nga Kosova
Përfaqësuesi dhe ambasadori amerikan në OKB, Jeff Bartos, tha sot në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara...

Average Rating