Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho: Ndeshja me Çekinë si më e rëndësishme
Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho e ka përshkruar ndeshjen me Çekinë si të rëndësishme, sidomos për të si trajner, por ka thënë se nuk është vendimtare për kualifikimin.
Shqipëria pret të enjten Çekinë në Tiranë në përballjen e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.
“Të gjithë ndeshjet janë të vështirë, por kjo është më e rëndësishmja për mua si trajner nëse flasim për kohën e tashme. Por nuk është vendimtare. E kam thënë edhe më parë, në nëntor vendoset kualifikimi dhe atëherë do të bëjmë llogaritë. Na duhen pikë, duhet të marrim pikë dhe do të bëjmë maksimumin për t’ia arritur objektivit. Për mua si trajner, sigurisht që kjo është ndeshja më e rëndësishme”, ka thënë braziliani.
Ai është shprehur se skuadra e drejtuar nga ai është gati.
“Ashtu siç tha edhe Gjimshiti, është një ndeshje e rëndësishme, por jo vendimtare. Është një ndeshje e vështirë, përballë kemi një skuadër fizike, që ka pësuar vetëm dy gola dhe nuk ka humbur akoma. Na mungojnë akoma dhe tri finale, e para është nesër, nuk do të jetë aspak e lehtë, por ne jemi gati”, ka theksuar Sylvinho.
Në ndeshjen e parë në Çeki ndjesha qe mbyllur me barazim. Shqipëria po kryeson Grupin E me dhjetë pikë nga pesë ndeshje, përpara çekëve që kanë tetë pikë nga katër ndeshje. Më poshtë gjenden Polonia, Moldavia dhe Ishujt Faroe.
Më shumë storie
Kupa e Botës 2026: Kosova bën historinë, i afrohet kualifikimit
Kosova ka bërë histori në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, duke siguruar për herë të parë vendin e barazhit...
Grand Prix 2025: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025 në kategorinë deri 52 kilogramë. Xhudistja kosovare ka dominuar të...
Botërorin 2026: Shqipëria bën histori, për herë të parë në`play off`
Shqipëria ka arritur një sukses historik, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në “play off” të kualifikimeve për Botërorin...
Universiteti Europian i Tiranёs paraqet vёllimin e parё tё Mustafa Merlika- Kruja
Libra te rinj Eugjen Merlika Nё shtator 2025 Universiteti Europian i Tiranёs, organizoi paraqitjen e vёllimit tё parё tё njё...
Futboll: Publikohet lista e Kosovës për ndeshjet me Slloveninë e Zvicrën
Përzgjedhësi i kombëtarës së Kosovës në futboll, Franco Foda, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e fundit...
Edi Rama: “Zemra mal”, mbështes protestën për UÇK-në
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk ka marrë pjesë në protestën e thirrur nga organizatat e dala nga lufta e...

Average Rating