Home » Lajme, Sport » Trajneri serb pranon realitetin: E kemi humbur Kosovën

Trajneri serb pranon realitetin: E kemi humbur Kosovën

Trajneri serb, Veselin Vujoviq, nuk e sheh më problem që të ballafaqohet me Kosovën, të cilën e njeh si shtet të pavarur.

Qeveria serbe nuk ka lejuar që të zhvillohet ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës U-20 në hendboll, për shkaqe sigurie.

Tifozët serbë janë revoltuar një natë para lojës në Kovilovo dhe takimi është vlerësuar i rrezikshmërisë së lartë të sigurisë dhe kjo ka bërë që të anulohet takimi i planifikuar të zhvillohet në ora 16:00.

Trajneri serb, Veselin Vujoviq, nuk e sheh më problem që të ballafaqohet me Kosovën, të cilën e njeh si shtet të pavarur.

“Është e njëjta gjë edhe tani. Le të merremi me sport. Unë nuk e di nëse do ta ketë rrahje dhe gjak. Duhet të dalim, të fitojmë, të tregojmë se jemi më të mirë dhe jeta të vazhdoj. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve, ne e kemi humbur Kosovën”, ka thënë trajneri serb.

“Nuk mbrohet Kosova nga një kafene e Çaçakut me këngët ‘Oh, Kosova’. Nuk mbrohet nga Serbia, por duke shkuar atje poshtë. Nuk do të ketë kurrë një referendum të ri dhe ju duhet të pranoni gjërat ashtu siç janë”, tha Vujoviq, i cili aktualisht udhëheq kombëtaren sllovene.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch