Home » Lajme, Opinione » Tre ditët magjike që e shnderrojnë çdo vit Deçanin në kryeqytet të kulturës kombëtare

Tre ditët magjike që e shnderrojnë çdo vit Deçanin në kryeqytet të kulturës kombëtare

Shenjtorët e lirisë.
Patriarkët e Rapsodisë Shqiptare.
Eshkë e ndezur mbi Shkelzen.
Tre ditët magjike që e shnderrojnë çdo vit Deçanin në kryeqytet të kulturës kombëtare.
Dita e Shën Gjergjit është dallëndyshja lajmëtare e ardhjes së verës, rigjallërimit të jetës e shtimit të pjellorisë.Gjurmët e saj të çojnë në lashtësi kur njerëzimi besonte në shumë zota.Ajo është festë me shumë rite, si gjelbërim, ndezje zjarresh, mbledhje lulesh nga fëmijët, rite në ara dhe bagëti për mbarësi.Kjo ditë pason festën e luleve të një dite më parë, që për shqiptarët është Dita e deshmorëve.Ajo ishte një festë pagane por eshtë pagëzuar e kujtohet si dita e Shenjtorit Gjergj, deshmorit të Krishtërimit, sepse çdo 6 maj njerëzimi, pa dallim besimesh fetare kujton Shën Gjergjin, i cili u ekzekutua me 6 maj të vitit 303 sipas Kalendarit Julianian.Ai njihet si shenjtori mbrojtës i shumë vendeve si Anglia, Gjorgjia, Katalonia etj.Figura e tij është simbol i triumfit të jetës mbi vdekjen, kasneci i pranverës, personofikimi i fitores së kristianizmit mbi dhunën çnjerëzore, i cili gjatë shpërthimit të luftës për masakrimin e krishterëve u burgos e u martirizua.Ai i përballoj me një heroizëm të pashoq torturat dhe  ngadhënjeu mbi vdekjen në emër të Zotit dhe Krishtërimit.Shqiptarët sëbashku me përkujtimin e Shenjtorit Gjergj, festojnë ditëlindjen e Prijësit të lirisë, Heroit Kombëtar, strategut legjendar të shqiptarisë, Moisiut tonë, arkitektit të nëntorit të parë të shqiptarëve, konstruktorit të Shtetit të Përqëndruar Arbëror Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), i cili lindi me 6 maj 1405.Në këtë ditë ata përkujtojnë figurën e shquar të UÇK-së, njërin prej simboleve të thyerjes së kufirit ndërshqiptarë, të vendosur padrejtësisht mes tyre, i cili ra heroikisht në betejë me kuçedrën serbe, me dt 6 maj 1997-të, Gjeneral Luan Haradinajn.Gjergji ynë është mbuluar me lavdi të përbotshme që në të gjallë të tij dhe në shekujt që pasuan.Ai shtë brohoritur si kampion i lirisë së tokës së shqiponjave dhe Europës për një çerek shekulli.Kalorësi ynë i pavdekshëm lindi pikërisht në ditën e Shën Gjergjit, Shenjtorit, i cili edhe sot e kësaj dite përkujtohet e adhurohet në të gjithë Botën dhe nga shqiptarët pa dallim besimi, sepse vrau kuçedrën dhe mbrojti jetën e qytetarëve.Miti i Shën Gjergjit është mit mijëra vjeçarë që ekziston në shumë mitologji dhe shumë fe në të gjithë Botën.Siç janë Miti i lashtë grek, çlirimi i Andromedës nga Perseu, Apolloni që vret Gjarpërin.Miti i Zigrifit në Mitologjinë Gjermane, apo Uicilopocli tek aztekët që vret gjarpërin që nxirrte flakë nga goja.Shën Gjergji ishte komandant i legjioneve romake, i cili u martirizue për shkak së nuk pranoi zbatimin e urdhërave të Perandorit Dioklecian për masakrimin e krishterëve.U ekzekutue dhe ia bënë trupin copa- copa me dt 23 prill të vitit 303 sipas kalendarëve kanonikë ortodoks, por  sipas Kalendarin Julianian është dt 6 maj.Në ikonat dhe tabllotë kishtare dhe ato të Rilindjes paraqitet hipur mbi kalë, teksa me heshtën e tij ka vrarë e shtrirë për tokë kuçedrën.Kjo pamje e fiksuar në memorien e Botës i shkon për shtat më së miri Gjergjit tonë të madh dhe Epopesë së tij të lavdishme 25 vjeçare.Në radhë të parë sepse ai burrë vigan e shpartalloj për një çerek shekulli kuçedrën e Azisë, Perandorinë Turke në fushat dhe malet e Arbërisë, në portat e kalave e në kampet e tyre të dislokimit të ushtrive pushtuese.Me plotë të drejtë mund ta pagëzojmë Ati i Kombit, strategun gjenial e vizionarë të formatit profetik,nacionalistin europianist, të paarritshëm dhe të pakrahasueshëm.Heroi ynë Kombëtar është interpreti i genit Pellazgo-Iliro-Arbërorë, Emblema më e shendritshme e historisë dhe burimi i perjetshëm i krenarisë kombëtare.Në një shkrim tjetër për të e kam quajtur Moisiu ynë.Një epitet plotësisht i merituar për heroin që e nxori popullin e tij nga skllavëria turke dhe e orientoi në kohërat më të errta të historisë drejt Europës Përendimore e civilizimit të saj të shendritshëm e human.Në planin kombëtar ai është ideatori e konstruktori i bashkimit shpirtëror të Kombit tonë, projekt të cilin e realizoi në Bësëlidhjen e famshme të princërve shqiptarë në Lezhë me 2 Mars 1444.Në aspektin shtetëformues krijoi në zjarrin e betejave Shtetin e Përqendruar Arbëresh, Shtetin e parë Kombëtar, i cili me administratën, diplomacinë, ushtrinë e tij ia doli me sukses të triumfonte ndaj Perandorisë më të madhe të mesjetës, të asaj OtomaneBabai i Kombit tonë për 25 vite ka zhvilluar 30 beteja dhe ka fituar 29 prej tyre.Gjergj Kastrioti kishte fituar admirimin e Europës Kristiane, por shpresat se do ta përkrahnin u shuan shpejt.Platforma për Aleancën e Europës Kristiane nuk u jetësua kurrë.I vetmuar përballë perandorisë më të egër të kohës e gjeti forcën tek populli i tij.Figura shumë dimensionale e Heroit Shqiptar, megjithëse e studiuar prej gati 600 vitesh nga historianë, kronikanë, studiues të artit ushtarak e kalorës fisnikë është minierë xhevahirësh që nuk shterron kurrë.Për figurën e Gjergj Kastriotit janë shkruar 600 libra në Botë, romane, libra historikë, legjenda duke e ngritur në piedestal.Po veçoj disa prej tyre:Poeti francez i shekullit të16-të Ronsard i kushtoi një poemëAi është personazh i operës së Antonio Vivaldit.Rembrandi ka bërë pikturë portretin e tij.Në Gjuhën Shqipe kanë shkruar për të, Jorenim De Rada, Fan Noli Sabri Godo, Kristo Frashëri.Biografët e tij Marlin Barleti dhe Frang Bardhi e paraqesin Prelatin e tyre madhështorë, vigan si herojtë e antikitetit, me trup atleti, një Perendi lufte në betejë, por njëherësh një njeri fisnik, xhentelmenë e i mëshirshëm me armiqtë e mundur.Frang Bardhi në Apollogjinë për Skënderbeun citon shkrimtarin dalmat të shekulli të 15-të Gjon Jakovi Recini të veprës së tij “Betejë e Skenderbeut me Herkulin.”Heroi ynë kur mundi në duele dhe kapi robër komandantët turq e shtabet e tyre i trajtoi  me fisnikëri duke merituar si asnjë gjeneral tjetër në histori mirënjohjen e respektin e armikut.Kodi i tij fisnik i sjelljes, njësoj si i Aleksandrit Madh, apo Pirros së Epirit eshtë testamenti më i shenjtë që ai u la prijësve e kapedanëve të lirisë shqiptare dhe ata e zbatuan me besnikëri në të gjitha betejat e mëdha për liri, që nga koha e Lekë Dukagjinit, Lidhja Shqiptare e Prizrenit e deri tek prijësit e lirisë Adem Jashari e Ramush Haradinaj. Europës së qytetëruar e humane ju deshën 500 vjet për të arritur standartin që vendosi Gjergj Kastrioti:Heqjen e denimit me vdekje.Bashkohësi e biografi i tij Dhimitër Frangu në librin e tij “Veprat e lavdishme të Skënderbeut” shkruan se në shtetin e tij nuk ekzistonte denimi me vdekje.Falja që i  bëri gjeneralit Moisi Golemi, i cili u arratis dhe erdhi në Dibër në krye të ushtrisë së Sulltan Mehmetit tregoi se prapa staturës madhështore të luftëtarit të pamposhtur Gjergj Kastriotit fshihet një shpirt i mëshirshëm e filantrop, ai i shenjtorit nga i cili mori emrin, nga Shën Gjergji.Fama e përbotshme nuk arriti kurrë ti bënte hije modestisë së tij, përkushtimit, dashurisë sublime ndaj ushtarëve.Shenjtori ynë, Gjergji i madh u hoqi taksat të varfërve.Strehoi e ushqeu me dashuri femijët, pleqtë, prindërit e të renëve në luftë.Mbajti me fondet e shtetit kishat e manastiret dhe pagoi nga arka e shtetit martesat e vajzave jetime.Refugjatët e ikur nga tmerri i luftës, serbë, bullgarë, maqedonas e grekë i priti, i strehoi e i ushqeu duke frymëzuar kështu kosankrimin e sentencës hyjnore të Kanunit të Lekës “Shtepia e shqiptarit është e mikut dhe e Zotit.”Për nder të veprës së tij i kanë ngritur buste e shtatore në Krujë, Tiranë, Prishtinë, Shkup, Dibër e Madhe, Peshkopi, Londër, Spanjë, Kanada, Buones Aires.Emrin e tij e mbajnë sheshe të shumta në kryeqytet e Botës, Tirana, Prishtina, Shkupi, Zyrihu, Parisi, Roma, Çikago. Kuvendet e mëdha të lirisë të shekullit të 16-të, i Dukagjinit dhe Kuçit.Kuvendi i Arbërit i shekullit të 17-të.Kuvendi i Podgoricës në pranverën e vitit 1786-të, i organizuar nga Kara Mahmut Pasha me prijësit shqiptarë e ku kishte pjesëmarrës edhe prijës ballkanikë themeluan Konfederatën Ilirike.Lidhja Shqiptare e Prizrenit.Lidhja e  Pejës “Me besa besë”.Kuvendi i Junikut që hartoi platformën e luftës çlirimtare të Kryengritjes së Përgjithshme Kombëtare të vitit 1912, që u finalizua me shpalljen e pavarësisë në Vlorën e Ismail Qemalit.UÇK- ja e lavdishme që çliroi Kosovën dhe realalizoj ëndrrën shekullore të popullit të saj.Të gjitha keto kuvende, kryengritje, luftëra të shqiptarëve janë frymëzuar nga trashëgimia, Epopeja, jeta dhe Vepra e Gjergj Kastriotit ( Skenderbeut).Çdo ditëlindje e tij kujtohet me krenari e festohet me madhështi nga Kombi Shqiptar.Vepra dhe projekti i tij gjenial për të ardhmen e shqiptarëve shkëlqejnë me dritën e Diellit dhe të Hënës.Unioni Artistik i Kombit Shqiptar ndihet shumë  i privilegjuar që është nderuar me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” nga Presidenti Meta dhe me Medalien Gjergj Kastriotit nga Kryeministri Haradinaj, në vitin Jubilar të 550- vjetorit, të kalimit të tij në amshim.Në të gjitha aktivitetet, në mbarë hapsirën etnike shqiptare ai mban Emblemën e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit, të viganit që na la si testament qëndresën e paepur, Flamurin Kuqezi dhe Kastriotizmin si filozofi e ideologji.Çdo vit me dt 4-5-6 maj ai merr pjesë me grupet e tij në Festivalin Kombëtar “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, organizuar nga Komuna e Deçanit, në qytetin legjendar të Haradinajve, kushtuar patriarkëve të Rapsodisë Shqiptare Dervish Shaqja dhe Demush Neziri, të cilët i kënduan një gjysëm shekulli Kombit Shqiptar.Rapsodia e tyre është eshkë e ndezur mbi Shkëlzenin madhështor ku e kanë folenë shqiponjat, ku pushojnë përjetësisht vëllezërit dardanë, flenë dragojtë, orët e zanat e malit, pranë të cilit u ndeshën në mejdane Muji dhe Halili me krajlitë serbe, Gjergj Elez Alia me bajlozët e detit, e përballë të cilit, në rrasat e bjeshkëve të Koshares, pranë varrit të Omerit, dragojtë e lirisë së UÇK-së së lavdishme ripërtërinë “Eposin e Kreshnikëve”.Kënga e Dervish Shaqes:” Moj Shqipni mos thuj’ mbarova Se djemt tu hala janë gjallëN’kambë është çue rreptë KosovaE ban luftën ballë për ballë”,ka ushtuar deri në kupë të qiellit në fushëbetejat e luftëtarëve të UÇK-së me kuçedrën serbe, makinerinë ushtarako – policore të Çengis Khanit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviçit.Ata dilnin në fushë betejë me betimin solemn:” Për Kosovën jap dy jetë Vdekjen time e vras vetëShqip kur flet gur e lisE çan qiellin përmjedis”.Nata e dytë, dt 5 përkon me ditën e deshmorëve të kombit, me përvjetorin e veprimtarit të shquar,  mesuesit, ish të burgosurit politik Smajl Haradinajt, nderuar me Urdhrin “Heroi i Kosovën”, emrin e të cilit e mbante në luftë Ramush Haradinaj.Me dt 6-të maj, nata e tretë e festivalit përkon me Shën Gjergjin, ditëlindjen e Gjergj Kastriotit ( Skënderbeut), me përvjetorin e renies heroike të Luan Haradinajt në kufirin mes shqiptarëve në Vlahën të Hasit.Luan Haradinaj ishte njëri prej figurave më të shquara të UÇK, shefi i logjistikës së saj, i cili zhvillonte që nga viti 1993 aktivitetet illegal për pregatitjen e rezistencës së armatosur.Ai mbante pseudonimin “Ardiani. Me dt 6-të maj të vitit 1997-të Gjeneral Luan Haradinaj së bashku me Ramushin, Fehmi e Xhevë Lledrovcin, Iliaz Kodrën,  Ramiz Lladrovcin, Abedin Rexhën, Selim Krasniqin, Emrush Xhemalin, Refat Ramën, Gani Ramën etj ishin nisur në rrugë për të kaluar kufirin, në fshatin Vlahën të Hasit në drejtim të Kuzhinit.Atë ditë forcat policoro- ushtarake serbe kishin zenë pusi.I pari bie në pritë Luani që u printe luftëtarëve të lirisë.Plagoset Ramushi, Refat Rama dhe Fehmi Lladrovci.Për disa orë zhvillohen luftime të përgjakshme.Forcat okupatore godasin me armë të rënda të artilerisë me qëllim asgjesimin e të gjithë luftëtarëve shqiptarë.Pas përpjekjeve të shumta dhe kundërsulmit të luftëtarëve të lirisë Ramush Haradinaj i afrohet trupit të vëllait dhe kur e sheh të shtrirë e me plagë në ballë konstaton se Luani kishte renë në Fushën e Nderit.Nën breshërinë e pandalshme të plumbave dhe granatave Ramushi e tërheq trupin e Luanit dhe e transportojnë në një rrugëtim të vështirë e të gjatë, duke e mbajtur mbi supe për 4-5 orë derisa mbërrijnë në Vlahën të Hasit ku e varrosin dhe do të qëndronte aty deri me 24 gusht të vitit 1999-të kur do ta marrin për ta rivarrosur në Gllogjan, për tu prehur përgjithmonë në vendlindjen e tij.Luani ra tek guri i kufirit.Trupi i tij pushoj në kufirin e vendosur padrejtësisht mes shqiptarëve, por vepra e tij mbeti e pavdekshme.Gjithmonë do të kujtohet si simbol i thyrjes së kufirit ndërshqiptarë.Vepra e tij është përjetësuar në këngë.Shaqiri Carvadiku na sjell vargjet lapidare me zërin e tij brilant:”Me u’a shtue shokëve barutin si shqiponjë malet kalonte.Ballë për ballë me hordhitë serbe, pushka e tij sa mirë këndonte”.”Tek ai gur i mallkuar që na vuni hasmi n’mes.Pushoi trupi i Luanit porse vepra e tij nuk vdes.Pyesin zanat per Luanin kush e rriti kët shtat lis.Që shendrit si rrezja e diellit plaga në ball sa hije i kish.Në Gllogjan pat lind Luani, për liri e rriti nana.Amanet t’ia ruani pushkën po ua la ju moj zana”.Shumë bukur e ka gdhendur veprimtarinë e Luanit rapsodi Bexhet Korpuzi:Kur i shpove pritat kush të bani za.A të çoi Mic Sokoli për Kosovë me ra.A të çoj Mic Sokoli Zmajl Hyseni vet’.Që në brigje t’Shtimjes ranë tash 100 vjet.A folen me malet nga kjo fushë KosoveMa ta ruejt ty vorrin me një gur Tropoje.”Ilir Shaqiri e ka memorizuar në vargjet e këngës së tij veprën e e pavdekshme të Gjeneral Luan Haradinajt si simbol i thyrjes së kufirit, çlirimit të Kosovës e realizimit të endrrës shekullore për liri.”Gurin e kufirit e shkul si dhemballën.Mbi krater t’vullkanit trimi e hedh vallen.Gjoksi i Luanit një qiell me furtuna Bahen bashkë e rrjedhin dy drinat dhe Buna”.Deçani legjendar për tre ditë kthehet në kryeqytet të historisë e kulturës kombëtare.Në këtë pikëpjekje të shpirtit të Kombit Shqiptar marrin pjesë artistët me të shquar të trojeve Shqiptare.Sigurisht për shkak të pandemisë së covidit-19 ky festival është shtyrë për një moment tjetër.Çdo vit me dt 4-5-6 maj kujtojmë me respekt e mirënjohje patriarkët e Rapsodisë Shqiptare, që me këngët e tyre u bënë frymëzim e forcë për luftëtarët e lirisë të UÇK-së së lavdishme në mejdanet e lirisë me ushtrinë gjakatare të Millosheviçit e mercenarët sllavë.Kujtojmë me pietet shenjtorët e lirisë.Kujtojmë e festojmë Ditën e Shën Gjergjit.Festojmë ditëlindjen e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) e kujtojmë veprën e tij.Kujtojmë e nderojmë deshmorët e Kombit.Lavdi Veprës së Gjergj Kastriotit.Lavdi deshmorëve të Kombit.Lavdi Veprës se Gjeneral Luan Haradinajt.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch