Home » Opinione » “Triumvirati” bllokues i formimit të institucioneve të Kosovës

“Triumvirati” bllokues i formimit të institucioneve të Kosovës

Nehat Hyseni-1Shkruan: Nehat Hyseni

 

Aktualisht kemi ngërç të plotë institucional të Kosovës, meqë është bllokuar

tërësisht konstituimi i institucioneve të Kosovës të dalura nga zgjedhjet e

parakohëshme parlamentare të 8 qershorit 2014. Edhepse deputetët e legjislaturës së re, të pestës në historinë e paskuftës të Kosovës, u ftuan në Mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës, më 17 korrik 2014, megjithatë kjo mbledhje u bllokua tërësisht nga Partia Demokratike e Kosovës dhe kryetari i saj, Kryeministri në ikje, Hashim Thaçi. Duke e shfrytëzuar përcaktimin formal në një dispozitë të Regullores së punës të Kuvendit të Kosovës, me të cilin përcaktohej udhëheqja e seancës nga deputeti më i vjetër në moshë, që ishte deputetja Flora Brovina nga radhët e PDK-së, e ndihmuar nga deputetja më e re Teuta Rugova e LDK-së.

Kjo rastësi ia mundësoi PDK-së dhe Hashim Thaçit që të bëjnë puç klasik mbi Kuvendin e Kosovës, si organ më lartë i pushtetit në Kosovë.

Zonja Brovina, militantja partiake e PDK-së, e mbështetur dhe dirigjuar nga

deputetët e tjerë të PDK-së, nuk e përfilli fare skenarin e Kryesisë së Kuvendit.

Kurse, Hashim Thaçi deputet, i cili njëkohësisht është edhe kryeministër dhe paraqet rast unik në botë, që një person të jetë anëtar i ekzekutivit (Qeverisë), madje edhe ta udhëheq atë dhe njëkohësisht të jetë pjesë e Legjislativit, dmth i Kuvendit të Kosovës, si deputet i tij!

Dhe për çudi, në këtë vend të izoluar, getoizuar e harruar fare nga bota demokratike europiane, askush nuk ngritë zërin për këtë veprim të paparë në botën demokratike?!

Madje as “baballarët e drejtësisë”, siç po i quajnë gjykatësit e Kushtetueses, e as Presidentja e Kosovës, z. Atifete Jahjaga?

Përkundrazi, në vend që ta ngrisin zërin, si rojtarë të rendit kushtetues të

Kosovës, këta e luajnë rolin e strucit, duke e mbuluar kokën me rërë, paçka se shkilet e përdhoset egërsisht Kushtetuta e Kosovës.

 

Ndërkaq, kur ishte rasti për LDK-në dhe AKR-në treguan interesim dhe vullnet

krejtësisht tjetër, sidomos kryetari i Gjykatës, Enver Hasani.

Në vend që t’i kontribuonin, siç thamë, ruajtjes dhe avancimit të mushtetutshmëfisë dhe lighshmërisë,  Presidentja Jahjaga, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani dhe Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, kanë krijuar një tresh institucional, ose si në Perandorinë Romake, “Triumviratin” e qeverisjes dhe të bllokimit të formimit të institucioneve demokratike të dalura nga zgjedhjet e 8 qershorit, dmth. të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, nënkryetarëve, forumeve ( trupave) punues të Kuvendit dhe Qeverisë së re.

Kjo treshe, apo ky “Triumvirat” bllokues: Jahjaga – Hasani – Thaçi, ose

Presidentja-Kushtetuesja-Qeveria në ikje po e shfrytëzojnë adresimin e pafund të çështjeve më të qarta,madje banale, kinse “për sqarim” nga Kushtetuesja, kredibiteti i të cilës është shkelur pikërisht nga vet gjykatësit e saj, të cilët janë identifikuar si militantë të PDK-së, madje të zënë në flagrancë, si psh z. Kryeziu.

Kurse, Gjykata Kushtetuese, jo vetëm që nuk ka ndërmarrë kurrëfarë mase ligjore, por heshtë “si peshku” në det, paçka se ai ka shkelur parimet themelore të Kushtetutës,

Ligjit dhe demokracisë!

Njësoj është duke e vepruar edhe Presidentha e vendit, zonja Jahjaga, duke bërë diverzion ndaj demokracisë me zhagitjet e pafund me kërkesat e çuditëshme ndaj Gjykatës Kushtetuese, kinse për “sqarime” më banale. Kjo mbase, e bënë Presidenten më të çuditëshme në botën demokratike, ku Presidenti udhëheq vendin, e kurrësesi nuk shndërrohet në bllokues të formimit të institucioneve demokratike të shtetit të vet.

Nga ana tjetër, z.Enver Hasani në një takim të këtyre ditëve me disa funksionarë të PDK-së në Mitrovicë, tregon qartë se sa “i pavarur” është dhe sa ka fuqi t’I shmanget diktatit të PDK-së, si duket militant i të cilës  dyshohet se është.

Cila është arsyeja e bllokimit institucional të Kosovës nga treshi apo “Triumvirati” i përmendur?

 

Së Pari, Presidentja Jahjaga nuk e ka të qartë se kush është “fituesi” i zgjedhjeve të 8 qershorit: Koalicioni LDK-AAK-Nisma, që ka 47 depuretë, kurse në mbledhjen konstituive të Kuvendit, më 17 korrik 2014, gjatë votimit për kryetarin Isa Mustafa dhe për dy nënkryetarë, pati gjithsej 83 deputetë, dmth mbi 2/3 .

Apo ndoshta “fituesi” i zgjedhjeve është koalicioni i PDK me pesë parti të vogla politike, që ka 37 deputetë, ose reth 30%, dmth më pak se 1/3 e deputetëve?!

Pra, kjo i bie se as Presideca, Presidentja Hahjaga dhe stafi i saj profesional, nuk na e ditkan se a është më i madh numri 37, ali 83, ose 1/3 krahasuar me 2/3? Sic!!!

Dhe për këtë matematikë iu dashka”sqarimi” i Kushtetueses!

Vallë, a mund ta ket harruar Presidentja, Kushtetuesja dhe Qeveria në ikje se cili është parimi themelorë i demokracisë: qeverisja e shumicës prej 83 deputetëve, dmth 2/3, që aktualisht i ka Koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-Nisma, apo Koalicioni I PDK-së me 37 deputetë, që pretendojnë se janë “fitues” me më pak se 1/3 e deputetëve.

Mos të harrojmë se qeverisja e pakicës mbi shumicën është antipod i demokracisë dhe i karakterizon sistemet diktatoriale e autokratike, për dallim nga sistemet me demokraci të mirëfilltë, që udhëhiqen nga shumica e përfaqësuesve të popullit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch