Home » Lajme, Rajonale » Tuzi vishet kuq e zi, shqiptarët presin fitore absolute në Tuz

Tuzi vishet kuq e zi, shqiptarët presin fitore absolute në Tuz

Nga e diela, Komuna e Tuzit në Mal të Zi do të qeveriset nga shqiptarët.

Kështu ka thënë Nikollë Camaj, udhëheqës i koalicionit “Forumi Shqiptar” që garon në zgjedhje dhe pret ta dalë fitues.

“Të dielën, më 3 mars, pritet të fillojë pranvera në Tuz. Sot, mbas konventës qendrore që mbajti koalicioni, u pa se shqiptarët vetëm kanë filluar festën duke pasur parasysh edhe përkrahjen e marrë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora që kanë ardhur këtu për të votuar”, ka thënë Camaj për Klan Kosova.

“Shqiptarët do të jenë Zot në shtëpinë e vet dhe ne do të jemi ata që do të qeverisim me Tuzin”.

“Votuesit e kanë shumë të lehtë të zgjedhin në mes të dritës dhe territ. Kur bashkohet kokat, bashkohen dhe tokat. Shqiptarët janë bashkë”, është shprehur ai në Info Magazine.

Camaj ka theksuar se të gjitha masat janë marrë që procesi zgjedhor të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Fushata kanë qenë derë më derë dhe banorët e kanë marrë vesh kush jemi ne dhe të tjerët”.

“Presim fitore absolute”.

“Nuk presim probleme që i përcjellin zgjedhjet lokale. Të gjithë e kanë kuptuar se shqiptarët janë bërë bashkë dhe ne këtu përbëjmë shumicën. Kundërshtarët janë pajtuar që të ulen në bankat e opozitës”.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch