Manipulohen regjistruesit e rinjë – ftohen për trajnim edhe pse Lugina bojkoton regjistrimin e popullësisë
Më 3 shtator këshilltarët e tre kuvendeve shqiptare unanimisht vendosën për bojkotimin e regjistrimit të popullsisë, çka dhe dorëheqjen e konfirmuan menjëher komisoni komunal në krye me kryetarin Ragmi Mustafa , pastaj 22 instruktorët shqiptarë dhe regjistruesit që do të dilnin në teren.
Mirëpo gjatë ditës së sotme regjistruesit e rinjë shqiptarë janë kontaktuar në telefon se duhet të ndjekin trajnimet tri ditore për procedurën e regjistrimit.Trajnimi kishte filluar në shtëpin e kulturës ku afro 20 regjistrues shqiptarë kishin ardhë për tu trajnuar.Por kur disa prejt tyre kuptuan se janë të manipuluar menjëher kanë lëshuar trajnimet dhe iu kanë drejtuar kryetarit të komunës së Preshevës Ragmi Mustafa. Gjatë takimit me regjistruesit kryetari Mustafa ka mësuar se ata janë manipuluar, por fatmirësisht këta qytetarë menjëher kanë filluar largimin e tyre duke konfirmuar bojkotin.
Kryetari Mustafa në intervistën tonë ka thënë se më 12 shtator shqiptarët edhe zyrtarisht kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e regjistrimit, çka më pas enti republikan në Beograd I ka emëruar anëtarët e rinjë që besohet te jenë të gjithë serb.
Kreu I komunës ka bërë thirrje tek regjistruesit shqiptarë që të mos ndjekin trajnimet për regjistrim , pasi asnjë qyetarë shqiptarë nuk do ti përgjigjet atyre aplikacioneve.Spektri politik shqiptarë i Luginës kishte dhënë arsyet e bojkotit , pasi qeveria Serbe të gjithë formularët i kishte hartuar në gjuhën serbe , por një diskrimin i tillë u vërejt edhe sot pasi regjisturesit shqiptarë trajnimet i ndjeknin në gjuhën serbe e disa prej tyre as që kuptonin gjë. Regjistrimi i popullsisë do të mbahet nga 1 deri më 15 tetor cka do të thotë që banorët shqiptarë të Luginëns së Preshevës nuk di ti përgjigjen ,duke i qëndruar vendimit të këshilltarëve shqiptarë për bojkot.
———————————————-
U vendosën lodrat për fëmijë në parkun e Zhunicës
Fëmijët e fshatit Zhunicë nga dita e sotme do te kenë vend dhe hapsirë për të luajtur gjatë kohës së tyre të lirë.Kjo iu mundësua falë Bashkësië lokale të fshatit Zhunicë ne bashkpunim me mërgimtarët e këtij vendi.Sa I përket zhvillimit të punimeve rreth parkut kyretari I Bashësisë lokale të fshatit Zhunice dha më shumë detaje rreth këtij projekti. Nga ana tjetër në hapjen e parkut të lodrave mori pjes edhe zotri Emin Musliu përfaqësues I mërgimtarëve të fshatit zhunicë,me kete rast ai shprehet I kënaqur rreth punës që kanë bërë bashkmërgimtarët e tij.Fëmijët mbeten të befasuar që dita e sotme filloi më ndryshe nga ditët tjera.Por fshati Zhunicë nuk do të mbete me kaq,punimet do te vazhdojnë edhe më tutjë,fale mërgimtarëve dhe Bashkësisë lokale me premtimet e tyre ne këtë vend do te plotësohet gjithcka e zbrazët.
————————————————-
Vukmiroviq fton shqiptarët të marrin pjseë në regjistrimin e popullsisë
Drejtori i Institutit Republikan për statistika Dragan Vukmiroviq ka ftuar të gjithë qytetarët e Serbisë, duke përfshirë edhe të gjithë pakicat nacionale në Serbi që të marrin pjesë në regjistrimin e popullatës.Ai në një deklaratë ka thënë se edhe pse shqiptarët kanë paralajmëruar bojktotin, regjistrimi në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë do të mbahet, mirëpo edhe instruktorët shqiptarë dhe regjistruesit nuk iu janë përgjigjë ftesës, kështu që regjistrimi mbetet të bëhet me nacionalitet tjera që jetojnë.Sipas tij, qytetarët nuk janë të obliguar ti përgjigjen vetëm 3 pyejteve – nacionalitetin, gjuhën dhe konfesionin.Regjistrimi i popullatës në serbi do të mbahet nga 1 tetori deri më 15 tetor..
—————————————————-
Serbia vazhdon të ndërrmarë hapa tjerë për ta penguar eksportin e Kosovës. Me ndryshimin e ligjit për TVSH-në, qeveria serbe pengon hyrjen e kaminonëve të Kosovës në Serbi pa certifikatën e TVSH-së të lëshuar nga strukturat paralele
Doganierët serbë kanë marrë urdhër të mos e lëshojnë asnjë kamion nëse eksportuesit nga Kosova nuk dëshmojnë se kanë certifikata të Tatimit Mbi Vlerën e Shtuar, të lëshuar nga organet e siç i quajtnë ata të Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë, gjegjësisht strukturave paralele serbe në Kosovë.Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka vënë në pah se kjo është shkelje e parimit të marrëveshjes që është arritur me 2 shtator duke pritur përgjigje nga Brukseli për ndërmarjen e hapave të mëtutjeshme.
——————————————————-
Nesër mbahet manifestimi poetik ndërkombëtar “100.000 poetët për ndryshim
Manifestim I madh Poetik Ndërkombëtarë “100.00 Poetë për Ndryshim “ që organizohet njëkohësisht në 450 qytete e 95 shtete të botës, do të mbahet nesër edhe në Preshevë në sallën e kuvendit komunal duke iu bashakngjitur edhe përurimin e libirit të poetit Nehat Ramizi “Ëndërr shpresë” .Manifestimi në fjalë e organizon Pegasi Albania,Pegasi Kosova, dhe Pegasi Lugina në bashkëpunim me shoqatën e shkrimtarëve Feniks Preshevë.Ky manifestim duke ngritur zërin lart për një botë më të mirë ,më paqësorë,më tolerantë,më të lirë dhe më të denjë për mbarë njerëzimin. Nesër në orën 13 ftohen të marrin pjesë në këtë manifestim krijues,artistë ,poetë intelektual,politikanë ,mjekë dhe dashamirë të artit.
—————————————————–
Rajoni
Ka përfunduar e qetë dhe pa asnjë incident protesta për shaminë në qendër të Prishtinës, përderisa ajo nuk ka zgjatur më shumë se 15 minuta.Ramiqi në fjalimin e tij më shumë ka përmendur një manifest të Lëvizjes Bashkohu sesa ka folur për shaminë dhe të drejtat vajzave që ta mbartin atë në shkolla fillore dhe të mesme, raporton Express.“Nuk jemi këtu për të tjerët qe na quajtën talebanë, jemi këtu për të drejtën që po ju privohet motrave tona. Ata po i ofendojnë nënat e heronjve tonë”, citohet të ketë thënë ai.Ai citoi edhe një fjalë të urtë: “Luftën e bëjnë luanët e paqen e udhëheqin hienat”.Ramiqi tha para të gjithëve se ai ka qenë një luftëtar, kurse personat që po e udhëheqin shtetin e kërcënojnë demokracinë në Kosovë.Ai para protestuesve ka shpërnda manifestin e Lëvizjes Bashkohu ku edhe tregohen pikat për të cilat lufton kjo Lëvizje.Ramiqi ka thënë se kjo është hera e fundit që protesta mbahet në Prishtinë pasi ajo do të mbahet edhe në qytetet e tjera të Kosovë. Për Ramiqit shamia është një çështje që i preokupon të gjithë qytetarët e Kosovës.
——————————————————–
Kryetari serb Boris Tadiç dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Mon janë pajtuar se dialogu do të shpie drejt një zgjidhjeje për Kosovën. Sekretari i OKB-së shprehu shqetësim rreth përkeqësimit të gjendjes në veri të Kosovës, duke theksuar nevojën e ruajtjes së paqes. Ai theksoi gjithashtu nevojën e institucioneve ndërkombëtare në Kosovë që të mbajnë status neutral.
———————————————————
Sot nuk pritet ndonjë vendim konkret për rivendosjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë. Sipas ministres të Tregtisë Mimoza Kusari-Lila, hapa konkretë pritet të ndërmerren javën e ardhshme... Ndërkohë, përderisa drejt Kosovës vërshojnë mallrat serbe, Serbia vazhdon të mos lejojë qarkullimin e mallrave të Kosovës brenda territorit të saj.Me ndryshimin e ligjit për TVSH-në qeveria serbe pengon hyrjen e kamionëve të Kosovës në Serbi pa certifikatën e TVSH-së të lëshuar nga strukturat paralele.Doganierët serbë kanë marrë urdhër të mos e lëshojnë asnjë kamion nëse eksportuesit nga Kosova nuk dëshmojnë se kanë certifikata të Tatimit Mbi Vlerën e Shtuar, të lëshuar nga organet e, siç i quajnë ata, Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë, gjegjësisht strukturave paralele serbe në Kosovë.
—————————————————————–
Nuk është i vogël numri i të rinjve në Serbisë që shpreh qëndrime shoviniste, nacionaliste dhe homofobike. Sipas një hulumtimi të Këshillit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, nxënësit e shkollave të mesme të shumtën shprehin qëndrime konservatore, janë shovinistë dhe shumë homofobikë.Autorja e hulumtimit Maria Radoman ka thënë për DW, në gjuhën serbe, se rezultatet e tilla nuk duhet askënd ta habisin, bën të ditur QIK-u.Po ashtu thuhet se nxënësit e shkollave të mesme në Serbi shprehin qëndrime goxha stereotipe. Ato kryesisht janë tradicionale dhe konservatore…Qëndrime shoviniste ndaj romëve kanë shprehur rreth 70 për qind e nxënësve të anketuar. Në krye të listës së “armiqve të serbëve” janë shqiptarët.Janë anketuar nxënës në Beograd, Novi Sad, Nish, Zrenjanin, Novi Pazar dhe Krushevevc.
RTV Presheva