Home » Lajme, Vendore » Udhëheqësit politik të Luginës së Preshevës, urojnë zgjedhjet në Kosovë

Udhëheqësit politik të Luginës së Preshevës, urojnë zgjedhjet në Kosovë

Krerët institucional dhe politik nga Lugina e Preshevës kanë uruar mbarëvajtjen dhe fituesin e zgjedhjeve në Kosovë:

Ragmi Mustafa, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar
Urime Kosovë!
Republika Kosovës me zgjedhjet parlamentare po dëshmon në vazhdimësi pjekuri të lartë qytetare e kapacitet demokratik elektoral. Shembull për nga gara e lirë, procedura e votimit, administrimi i votës. Mbarëvajtja shpreh maturinë e jashtëzakonshme të një procesi zgjedhor e emancipimi demokratik.
Me këtë rast uroj fituesit e zgjedhjeve, Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e saj Albin Kurti, por dhe te gjitha forcat politike dhe kandidatët që morën pjesë në këto zgjedhje që i bënë nder Kosovës.
Urojë që kjo frymë demokratike të përcjellë edhe konstituimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.
Lugina e Preshevës është e kthyer kah Prishtina. Pret që Qeveria e re e Republikës së Kosovës seriozisht ta trajtojë me prioritet jo vetëm dialogun Kosovë-Serbi, por edhe në zgjidhjen e problemeve jetike të qytetarëve të Luginës.
Urime, iu prift e mbara!

Shqiprim Arifi, Kryatar i Komunës së Preshevës
Me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Kosovës, qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës treguan një nivel të lartë të demokracisë dhe qytetërimit, duke i realizuar këto zgjedhje në nivel të lartë të disiplinës dhe duke mundësuar shprehjen e lirë të vullnetit politik të çdo qytetari.
Lëvizjes Vetëvendosje i urojmë për fitoren e arritur, duke i uruar suksese në qeverisjen e vendit në mandatin e ardhshëm, përmes vendosjes së rendit dhe drejtësisë, zhvillimit dhe integrimit të Republikës së Kosovës në institucionet e rëndësishme ndërkombëtare.
Nga Qeveria Kurti II, shqiptarët e Luginës së Preshevës presin një qasje edhe më proaktive, prezencë me më të madhe përmes projekteve konkrete investive për zgjidhjen e problemeve konkrete me të cilat përballet kjo popullatë, ndihmë konkrete sikurse me rastin e përkrahjes përmes Pakos financiare gjatë pandemisë gjatë vitit 2020, poashtu edhe vazhdimi i Pakos së dytë të përkrahjes për vitin 2021, jetësimin e Fondit Kombëtar të Solidaritetit si garancë për mbijetesën dhe zhvillimin e shqiptarëve në Luginë, si dhe përfshirjen e përfaqësuesve politik të Luginës në bisedimet politike mes Prishtinës dhe Beogradit.
Fitorja bindëse e Vetëvendosjes dëshmon dhe një herë nivelin e lartë të vetëdijësimit të popullatës dhe nevojën e ndryshimit rrënjësor të konceptit politik e institucional, luftën kundër korrupsionit dhe qeverisjen e mirë të vendit, fenomen që viteve të fundit ka filluar të zhvillohet tek shqiptarët, si sihariq i mirë dhe imponues për reformimin e klasës politike mbarëshqiptare.
Urime dhe suksese!

Nagip Arifi, Kryetar i Komunës së Bujanocit
Urime Kosovë, zgjedhjet demokratike !
Urime populli i Kosovës që demonstrove fuqishëm votimin demokratikë e sjelljen e dinjitetshme qytetare !
Urime Albin Kurti e Vjosa Osmani!
Ju priftë e mbara!
Zoti e bekoftë Kosovën!

Sami Salihu, Kryetar i Lëvizjes për Reforma

Urime fitoren në këto zgjedhje z. Albin Kurti. Dje qytetarët votuan në mënyrë masive për listën e Vetvendosjes dhe dua që të shprehë urimet e mia më të përzemërta dhe suksese në punët që e presin qeverin e re, që shpresoj të ketë suksesin ashtu si rezulatatin zgjedhor. Vlerësime partive tjera për një maturi për të cilën besoj Kosova është shembulli më i mirë në rajon

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress