Home » Kulturë, Lajme » Udhëheqësit politikë dhe institucional urojnë Festën e Fitër Bajramit

Udhëheqësit politikë dhe institucional urojnë Festën e Fitër Bajramit

Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit Nacional Shqiptar
Të dashur miq,
Bashkëkombës të Luginës.
Me Iftarin e 30-të dhe dorëzimin e fitrave përfundoi muaji i Ramazanit. Ky muaj simbolizon sakrificën dhe besimin në Zotin, mirëkuptimin dhe dashurinë për të gjithë njerëzit, e veçmas për ata që janë në gjendje më të vështirë sociale dhe kanë nevojë për dorën e ndihmës nga shoqëria e aq më tepër në një kohë si kjo e pandemisë.
Meqenëse, sonte përfundon muaji i Ramazanit, lus Zotin e Lartësuar që të gjithë besimtarëve t’ua ketë pranuar agjërimin dhe të gjitha lutjet e veprat e mira gjatë këtij muaji të bekuar.
Nesër është Fitër Bajram. Fitra është gjendja e pastërtisë dhe pafajësisë me të cilën të gjithë njerëzit kanë lindur, origjinaliteti natyrorë i njeriut si “natyrë e lindur”. Kjo nënkupton kthimin, sepse gjerat kthehen në gjendjen e mëhershme. Duke shmangur urinë, etjen, kufizimin dhe ndalimin – kthehemi në normalen.
Duke dëshiruar të gjitha të mirat, shëndet dhe mbarësi në familjet Tuaja, urime dhe me fat për nesër festa e Fitër Bajramit!
Më të drejtë, më të barabartë, më të përbashkuar e më solidar. Paqit rikthim të bukur në fitren e njerëzishmërisë se normalja në Luginë është e pa përcaktuar dhe shformuar.

Ardita Sinani, kryetare e Komunës së Preshevës
Të dashur qytetarë të Luginës së Preshevës,
Ju uroj nga zemra festën e madhe të Fitër Bajramit.
Duke pasur parasysh rëndësinë dhe vlerën e kësaj feste për të gjithë myslimanët, dua t’Ju uroj shëndet, begati e mbarësi në familjet tuaja.
Meqenëse sot përfundon muaji i Ramazanit,
Lusim Zotin që të gjitha lutjet tuaja të jenë të pranuara dhe sakrificat tuaja të shpërblyera nga Zoti i Madhërishëm.
Le të jetë kjo festë e madhe një shembull i përhershëm për të gjithë se si duhet vepruar njeriu i devotshëm duke ftuar në paqe, mirësi, tolerancë e dashuri, siç na mëson edhe feja Islame.
Ne sapo përfunduam një muaj me plotë sakrificë, përkushtim, disiplinim shpirtëror dhe fizik.
Tani po rikthehemi në natyrshmërinë e rëndomtë.
Shpresojmë të kemi dalur të rilindur në kërkim të një jete me më shumë përpjekje për liri, barazi, unitet, solidarizim politik, social dhe qytetar.
Gëzuar për shumë mote Festēn e Fitër Bajramit.
Paqe, gëzim e mirëqenie në familjet tona.
Bashkërisht në këtë ditë të bekuar feste po lutemi për paqe, mirësi e harmoni në mbarë botën.
Zoti i bekoftë gjithë shqiptarët.

Sami Salihu, kryetar i Kuvendit t
ë Preshevës
Të nderuar vëllezër dhe motra, qytetarë të Komunës së Preshevës, besimtarë e besimtare
Me shpresën që ky muaj i Ramazanit që kaloi, ishte muaj i faljes së mëkateve, agjërimit dhe lutjeve të pranuara, urojmë që kjo festë e Fitër Bajramit të sjell harmoni, solidaritet, begati për ne dhe familjet tona dhe le të na shërbejë kjo si moment i vetëdijësimit, që ta respektojmë njëri-tjetrin.
Gjithashtu, mbes me shpresë që edhe pas këtij muaji të Shenjtë dhe festës së Fitër Bajramit, solidariteti, mirëkuptimi dhe paqja të jenë pjesë e vazhdueshme e përditshmërisë tonë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch