Urim per kryetaren e ShShASh ”Papa Klementi XI Albani”, znj. Saranda Iseni
Nga Hysen Ibrahimi
Suedi, Förslöv, 27.11.2023
Lënda: Urim
E nderuara kryetare Znj. Saranda Iseni,
Jam i bindur në zgjuarësinë tuaj, intelektin dhe dashurinë ndaj krijimtarisë dhe çështjes kombëtare që ju keni. Duke u nisur nga kjo jam i bindur thellë se sukseset nuk do të mungojnë në drejtimin e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.
Ndaj, pranoni urimet më të përzemërta për detyrën tuaj të re të kryetares së Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi. Ky post është tejet me rëndësi për krijimtarinë në mërgatë, sepse do ti duhet historiografisë shqiptare në të ardhmën.
Ju garantoj se së bashku do të punojmë për pasqyrimin e veprimtarisë dhe jetës kulturore e kombëtare të mërgimtarëve shqiptarë në Suedi dhe më gjerë si dhe t’i sjellim përvojat tona edhe në trojet etnike shqiptare gjatë përurimit të librave tonë.
Me respekt, Hysen Ibrahimi, ish-Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.
Më shumë storie
Libra të rinj
Agim Sulejmani Nuhi Berisha Shoqata e të burgosurve politikë të Kosovës 2026 Miku dhe kolegu im, mësues në Gjermani, Salih...
SHASH “PAPA KLEMENTI XI ALBANI”-URIM ME RASTIN E ZGJEDHJES PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
SHOQATA E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE SHQIPTARË“PAPA KLEMENTI XI ALBANI” – SUEDI Suedi / Förslöv, 8 tetor 2026 Për: E nderuara...
Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?
Pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në Kosovë u rikthye...
E shkuar e pakryer
Nga Ermal Hasimja Kohë më parë, ambasadori i Kosovës në Tiranë, zoti Skënder Dyrmishi, më përmendi këtë libër që unë...
Në librin ”Përjtësia” të autorit Bedri Tahiri…
Në librin ”Përjtësia” të autorit Bedri Tahiri historia dhe arti bashkohen për të ruajtur të gjallë kujtesën dhe shpirtin shqiptar...
Shqiptarët e Teksasit protestuan në Austin në mbështetje të UÇK-së
SHqiptarët e Teksasit zhvilluan një protestë para Kapitolit të shtetit në Austin, kundër verdiktit të Dhomave të Specializuara në Hagë...

Average Rating